Inrervistė ekskluzive: Flet Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė i LDK-sė e ministėr i MKRSĒJ-sė(1)
Partitė e krahut tė luftės nuk kanė anėtarė sa ka patur LDK-ja luftėtarė tė UĒK-sė
Moto: Nė Qeverinė e Kosovės ka qenė i vetmi ministėr me vathė nė vesh. Nė Kryesinė e LDK-sė ėshtė konsideruar si i pėrkėdheluri i dr.Ibrahim Rugovės. Nga PDK-ja dhe SHIK-u ėshtė akuzuar si pjestar i Sigurimit tė Atdheut. Nė disa media nė Kosovė, sė paku njėherė nė javė emri i tij del nė faqe tė parė, natyrisht pėr ndonjė skandal. Nė kabinetin e tij nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė e Sporteve edhe mė tutje mban dy posterė tė mėdhenj me portretin e dr.Ibrahim Rugovės.
Me njė fjalė Astrit Haraqija ėshtė ministėr kuller, rugovistė i favorizuar, pjestar i strukturave kriminale tė parapolitikės, halė nė sy tė disa mediumeve tė Kosovės, fanatik i dr.Ibrahim Rugovės.
Ky ėshtė Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė dhe ministėr i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė, Sporteve dhe Ēėshtjeve Jorezidente. Mė shumė se kaq, ai do ta thotė vetė nė kėtė intervistė ekskluzive pėr gazetėn kombėtare Bota sot.
Bota sot: Z.ministėr. Bisedėn po e fillojmė nė kohėn kur jeni emėruar ministėr. Duke patur parasysh kritikat dhe sulmet e disa mediave ndaj jush, a jeni pishman qė keni zgjedhė tė udhėheqni ministrinė e Kulturės? Nė fakt, sikur tė kishit mundėsi qė sot tė zgjidhni pėr postin tuaj, a do tė pėrcaktoheshi pėrsėri pėr Ministrinė e Kulturės?
A.Haraqija: Nė fillim ju falenderoj juve dhe gazetėn kombėtare Bota sot qė e keni parė tė arsyeshme tė zhvilloni kėtė intervistė me mua. Ndėrkaq sa i pėrket pyetjes tuaj, unė mund tė them se pavarėsisht prej kritikave tė njė pjese tė mediumeve ndaj meje, unė nuk jam fare pishman qė jam ministėr i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė e Sporteve. Ėshtė e vėrtetė se unė e kam marrė drejtimin e kėsaj ministrie nė kohėn me te keqe, nė kohėn kur buxheti i kėsaj Ministrie ėshtė zvogėluar nė mėnyrė drastike pėr rreth 3 milion Euro mė pak sesa nė kohėn e Qeverisė sė kaluar. Por unė pėr nga natyra jam njeri qė kėrkon sfida dhe qė i pėrballon kėto sfida. Prandaj, edhe tash po tė mė jepet rasti unė pėrsėri do tė zgjedhja qė tė jem ministėr i Ministrisė sė Kulturės...dhe jam krenar qė jam ministėr i kėsaj ministrie.
Bota sot: A do tė thotė kjo se keni qenė i parapėrgaditur mė herėt pėr tė drejtuar kėtė ministri?
A.Haraqija: Paj, shihni nė njėfarė mėnrye mund tė them se qė nė kohėn kur flitej pėr emėrimin e ministrave tė Qeverisė sė Kosovės dhe kur pėrmendej emri im si kandidat i mundshėm i njė posti ministror, unė kam patur njė simpati ndaj kėsaj ministrie. Bile duke e patur parasysh moshėn time relativisht tė re, si 33 vjeēar unė nė njėfarė mėnyre e kam adhuruar kėtė ministri... Unė edhe mė parė jam marrė me aktivitete tė ndryshme kulturore e sportive prandaj kam dashur qė edhe nga pozicioni i ministrit tė jap kontributin tim nė kulturė, nė sport dhe nė rini.
Jam i nderuar qė jam ministėr i propozuar nga presidenti i Kosovės dhe lideri kombėtar dr.Ibrahim Rugova.
Bota sot: Ju jeni ndėr politikanėt e rrallė gjakovar qė keni ardhė nė Prishtinė. Juve ju ka propozuar presidenti Rugova pėr ministėr, ndėrkaq jeni ndėr ministrat mė tė pėrfolur tė Qeverisė sė Kosovės. A mund tė merret kjo njė prej arsyeve qė njė pjesė e mediave iu sulmon pandėrprerė juve?
A.Haraqija: Shihni, unė kam deklaruar edhe mė parė dhe po e them kėtė edhe pėr lexuesit e nderuar tė gazetės tuaj. Unė jam i nderuar qė jam ministėr i propozuar nga presidenti i Kosovės dhe lideri kombėtar dr.Ibrahim Rugova. Unė besoj se pjesa mė e madhe e popullit shqiptar tė Kosovės dhe jashtė saj e dijnė se njė personalitet siē ka qenė presdenti Rugova lind njėherė nė 500 vjet. Me kėtė rast unė do ta citoj edhe ministrin shqiptar Bujar Leskajn i cili me rastin e promovimit tė kompletit tė veprave tė presidentit Rugova tha se kombi shqiptar i ka dy profet, Skenderbeun dhe dr.Ibrahim Rugovėn.
Ndėrkaq, ju pėrmendet edhe prejardhjen time gjakovare. Unė e di se shumėkush ka aversion ndaj Gjakovės dhe gjakovarėve, por unė jam krenar pse jam banor i qyteti tė Gjakovės.
Bota sot: A mendoni se njė nga arsyet pėr sulme ndaj jush ėshtė edhe fakti se keni qenė i pėrkėdheluri i presidentit Rugova. Madje me njė rast e veja e presidentit Rugova ka deklaruar se presidenti Rugova ju ka dashur si djemtė e vet? Prej nga kjo afėrsi e njė gjakovari te presidenti Rugova apo prej nga kjo simpati e presidentit Rugova pėr njė djalė me vath nė vesh qė vjen nga Gjakova?
A.Haraqija: Unė nuk jam ndėr themeluesit e LDK-sė, por nė kėtė parti jam tash e 13 vjet. Presidenti Ibrahim Rugova gjatė kėtyre viteve e ka kuptuar seriozitetin dhe sinqeritetin e angazhimit tim nė LDK. Pra, nuk ka asgjė tė veēantė nė relaicionin tim me presidentin Rugova, pos sinqeritetit dhe punės time pa hile dhe pa pretendime pėr tė fituar nė emėr tė LDK-sė, siē kanė vepruar dhe veprojnė edhe sot njė pjesė e tė ashtuquajturve bashkėpunėtorė tė Dr.Ibrahim Rugovės. Ai e ka vėrejtur kėtė sinqeritet te unė dhe kėshtu unė e kam fituar besimin te lideri ynė politik e shpirtėror.
|