Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-06, 00:22   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pas pėrshėndetjeve qė bėnė edhe ambasadori i Shqipėrisė nė OKB, pastaj nėnkryetari i parė i LDK-sė, dhe kryetari i Federatės Panshqiptare “Vatra”, mysafirėve nga Kosova iu shtruan shumė pyetje nga tė pranishmit nė tubim. Interesimet e pjesėtarėve tė komunitetit shqiptar nė Amerikė kishin tė bėnin me atė se deri ku ėshtė arritur me procesin e negociatave pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės, se ēfarė do tė ndodhė mė Mitrovicėn, se ēka nėnkupton procesi i decentralizimit nė Kosovė, por nuk u lanė anash as lėvizjet e kohėve tė fundit nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Pjesėmarrėsit e tubimit pyetėn edhe pse u ndėrrua akademik Nexhat Daci, pse nuk po mbahen zgjedhjet nė LDK, e tė tjera.



Kryeparlamentari Berisha, i pyetur drejtpėrdrejt pėr akademik Nexhat Dacin dhe ndėrrimin e tij nga kreu i Parlamentit tė Kosovės, tha: “Kurrė nuk kam menduar (e as qė kam kontribuuar) qė emri im tė lakohet nė kontekst tė aferave qė lidhen me poste politike, e aq mė pak me njė akademik siē ėshtė Nexhat Daci, tė cilin e kam respektuar dhe do ta respektoj pėr titullin shkencor qė ka. Ka dy muaj qė kjo aferė ėshtė prezent nėpėr mediat kosovare.



Prandaj, u jam mirėnjohės qė ma dhatė mundėsinė tė pėrgjigjem nė kėtė pyetje. Mund tė mos jetė pėrgjigje estetikisht nė nivel, por ju garantoj se do ta merrni pėrgjigjen shumė tė sinqertė. Ėshtė njė histori paksa mė e gjatė qė i ka paraprirė kėsaj afere dhe unė, pėr shkak tė respektit qė kam ndaj akademik Dacit, mė duhet durimi juaj qė ta sqaroj kėtė deri nė fund.



Nė vitin 1998, kur u zgjodha nėnkryetar i LDK-sė, akademik Dacin e kam njohur vetėm si emėr. Mė vonė, nga ai kam kuptuar se edhe ai ka dėgjuar pėr emrin tim. Me t’u vendosur nė Prishtinė, akademik Daci mė ka ofruar strehim nė shtėpinė e tij, ose pagesėn e qirasė nė ndonjė vendstrehim tjetėr nė Prishtinė, gjė qė pėr mua ishte e papritur dhe nuk do ta harroj kurrė kėtė tė mirė tė tij. Si nėnkryetar i LDK-sė fillova tė kem kontakte me tė dhe tė njihemi mė mirė mes veti. Nė momentin kur dėshironim ta formonim Qeverinė nė Kosovė, akademik Dacin e propozova pėr ministėr tė Arsimit, ndėrkaq ai duke mė falėnderuar mė tha: Kolė, mendoj se posti i ministrit tė Arsimit ėshtė mė tepėr ėshtė post administrativ dhe mendoj se kontributi im do tė ishte mė i madh nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės dhe nė Universitet, ndėrkaq nė zgjedhjet e para lokale profesor Dacin e lutėm t’i prijė listės sė kandidatėve pėr komunėn e Prishtinės, jo pse dikush tjetėr nuk ishte i gatshėm ta pranojė ose qė frikėsohej, por pėr shkakun se listės dėshironim t’i printe njė akademik siē ishte Nexhat Daci.



Asokohe, profesor Daci pranoi kėtė ofertė, por tha: Nga unė mos kėrkoni tė bėj prostitucion politik, qė do tė thoshte tė mos dalė nė terren, ose nė media. Kjo ishte njė marrėveshje mes nesh. Megjithatė, pas luftės kur nė zgjedhjet e para nacionale profesor Daci pėrmes njė ish-studenti tė tij qė aktualisht ishte kryetar i Forumit Rinor tė LDK-sė, Lulzim Zeneli, shfaqi dėshirėn qė tė jetė nė disponim pėr ndonjė post. Pėr kėtė, disa herė mė ėshtė afruar edhe mua dhe mė ka thėnė: Kolė, nėse keni nevojė pėr mua pėr cilindo vend, unė jam nė disponim dhe mendoj se mund ta kryej detyrėn.



Kam aftėsi dhe kualitete qė ta kryej me sukses cilėndo prej detyrave qė ma ofroni. Nė atė kohė profesor Daci kontaktonte me zyrat e ndėrlidhjeve tė pėrfaqėsuesve tė Kuintit, tė vendosura nė Kosovė gjatė tėrė kohės sė pėrpjekjeve pėr ndėrtimin e institucioneve tė para tė qeverisjes nė Kosovė.



T’ju them se derisa nga zyrat e Kuintit bėheshin kombinatorika pėr kandidatėt pėr poste tė ndryshme nė kėto institucione, presidenti Rugova dhe unė bisedonim pikėrisht pėr kandidatin qė do tė duhej ta merrte udhėheqjen e Parlamentit tė Kosovės. Nė njė moment, presidentit Rugova i propozova: Kryetar, ja ku i keni tre kandidatėt e parė qė i prinė listės, siē ishin akademik Daci, prof. dr. Fatmir Sejdiu dhe akademik Sabri Hamiti.



Kryetari mė tha: Pse ti jo? Natyrisht se siē kam refuzuar edhe shumė herė poste tė tjera, refuzova edhe kėtė post, duke menduar se tė tjerėt do ta kryejnė mė mirė se unė kėtė punė. Njė element tjetėr qė i ėshtė i njohur edhe profesor Dacit, e qė e preka pak mė parė, ėshtė njė bisedė qė u zhvillua nė rezidencėn e presidentit Rugova, e ku ishim prezentė: kryetari Rugova, profesor Daci, Skėnder Hyseni dhe, me sa mė kujtohet, edhe Nekibe Kelmendi. Profesor Daci e paraqiti listėn e kombinimeve pėr vendet udhėheqėse nė nivelin mė tė lartė kosovar, tė propozuar nga miqtė tanė, pėrkatėsisht zyrat e ndėrlidhjeve nė Kosovė.



Nė njėrėn nga ato lista, nė kombinimet e mundshme gjendej edhe emri im, tė cilit i rashė vijė. Profesor Dacit i kujtohet mirė ky rast. Bile, edhe mė qortoi se nuk do tė duhej tė veproja kėshtu. E them kėtė pėr tė dėshmuar se vėrtet nuk kisha, sikundėr nuk kam as tash, pretendime karrieriste.



Dhe, mė nė fund, krejt kjo pėrfundoi me zgjedhjen e akademik Dacit pėr kryetar tė Parlamentit tė Kosovės, me zgjedhjen e profesor Fatmir Sejdiut pėr nėnkryetar tė Kuvendit, kurse akademik Sabri Hamiti pėr shef tė grupit parlamentar. Natyrisht, kėto emėrime i ka bėrė kryetari Rugova pas refuzimit tim pėr ndonjėrin nga funksionet e mundshme, pra edhe pėr atė tė kryeparlamentarit.



Duhet theksuar se kryeparlamentari Daci gjatė pėrfundimit tė mandatit tė tij tė parė dhe sidomos tė fillimit tė mandatit tė tij tė dytė, filloi tė ngulfat proceset demokratike nė Kuvend, duke shkyēur mikrofonin pėr deputetėt, duke mos lejuar shfaqje tė lirė tė mendimit, duke rėnė nė konflikt tė drejtpėrdrejtė dhe shpeshherė tė panevojshėm me opozitėn, si dhe po ashtu duke rėnė nė konflikt tė drejtpėrdrejtė me pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė.



Kėtė e dėshmojnė mė sė miri sidomos dy raportet e fundit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuar, Kofi Anan. Kryeparlamentari Daci, pėr tė cilin vazhdoj tė kem konsideratė, filloi tė paraqitej, siē tha njė mik imi, si Zeus i cili di ēdo gjė.



Kulmi i veprimeve tė tij si anėtar i Grupit Negociator u arrit me konfrontimet e kohėpaskohshme me kryetarin Rugova, me kryeadministratorin Petersen dhe me disa nga pėrfaqėsuesit e shteteve mike tė vendosur nė Kosovė, duke e quajtur madje pėrfaqėsuesin e SHBA-ve vetėm si qytetar i thjeshtė i shtetit tė tij dhe vazhdoi tė mos pėrfillė kėrkesat e partive politike, madje edhe tė vetė partisė sė tij, LDK-sė, pėr thirrjen e seancės plenare tė Kuvendit tė Kosovės nė tė cilėn do tė duhej tė zgjidhej kryetari i Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu, pėrkundėr faktit se duke pritur njė vendim tė tillė Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara e kishte shtyrė mbledhjen e vet pėr njė javė mė vonė.



Ishte skandaloze deklarata e tij se informatėn pėr zgjedhjen e kryetarit tė Kosovės do t’ia dėrgojmė KS tė KB-sė pėrmes faksit ndonjė ditė tjetėr, qė nėnkupton injorimin e bashkėsisė ndėrkombėtare. Nė kėtė kontekst, qėndrimi i mėtejmė i zotit Daci nė pozitėn e kryeparlamentarit tė Kosovės ishte i pamundur dhe ndodhi ajo qė ndodhi.



Pra zoti Daci nuk u shkarkua pėr shkak tė etjeve karrieriste tė Kolė Berishės, por pėr shkak se filloi tė paraqitet pengesė e madhe e proceseve demokratike dhe e bashkėpunimit me bashkėsinė ndėrkombėtare. Unė jam vetėm njė lloj viktime nė tėrė kėtė proces. Viktimė e presionit tė Kryesisė sime pėr ta pranuar kėtė post, tė cilin pesė vjet mė parė e kisha refuzuar dhe as qė ėndėrroja qė ta pranoja nė kėto momente. Kjo ėshtė e tėra qė mund tė thuhet rreth aferės sė krijuar nė ndryshimet qė ndodhėn pas vdekjes sė kryetarit Rugova”.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė