19-05-06, 12:01
|
#1
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Canaj, mes 10 mė tė mirėve tė Francės
Canaj, mes 10 mė tė mirėve tė Francės
Olsi Avdiaj
Lorik Cana ėshtė shpallur dje nga specialistėt e futbollit francez njė prej 10 blerjeve mė tė mira tė sezonit nga njė skuadėr futbolli. Kosovari, i cili luan me Marsejėn, ka marrė vlerėsimet maksimale nga specialistėt e futbollit, tė cilėt kanė pėrzgjedhur lojtarėt mė tė mirė pėr faqen e internetit www.football.fr, duke u shprehur se pėr Marsejėn kjo ka qenė njė nga blerjet mė tė mira. Ja sesi shkruajnė faqet e shtypit francez: "PSG ja qan, ndėrsa Olimpiku i Marsejės qesh. Kjo ėshtė historia e Lorik Canės, futbollistit tė talentuar tė kombėtares shqiptare. I formuar si futbollist tė skuadra pariziane, Cana nuk mundi ta durojė stolin e rezervave, aty ku e la pėr shumė ndeshje nė fillim tė sezonit trajneri i tij Furnier, qė atėherė preferonte tė luante vetėm me njė futbollist mesfushor me tipare mbrojtėse. E si rezultat u bė i mundur kalimi i tij tė skuadra marsejeze pėr vetėm 3 milionė euro, siē ishte vepruar me Fabris Fioresen dhe me Frederik Dehunė. Nė ndryshim nga kėta dy tė fundit, Lorik Cana u ambientua shumė shpejt me klimėn e vendit jugor, madje publiku i Velodromit u kėnaq shumė me ardhjen e njė futbollisti tė ri tė talentuar si Cana. Ndėrsa Parisi do tė vuante mungesėn e efektivitetit nė mesfushė, pikėrisht nė atė "tė braktisur" nga Loriku. Me gjithė paraqitjet e tij tė shkėlqyera, sanksionet administrative nuk e lejojnė tė trajtohet si ndėr mė tė mirėt nė Francė," shkruan www.football.fr.
Sporti Shqiptar
19 Maj 2006
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|