Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-05-06, 12:06   #2
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Funerali nė Ankara kthehet nė protestė

Protestuesit hodhėn parrulla pėr mbrojtjen e shtetit laik turkMijėra protestues nė Ankara, i kthyen ceremonitė funerale pėr nder tė gjykatėsit tė vrarė nė shfaqje masive pėr tė mbėshtetur shtetin laik nė Turqi.
Shumė protestues u mblodhėn rreth arkivolit tė gjykatėsit Mustafa Yucel Ozbilgin, i vendosur nė ndėrtesėn e njė gjykate dhe i mbuluar me flamurin kombėtar.
Tė tjerėt, hodhėn parrulla pėr mbrojtjen e shtetit laik nė Turqi, teksa marshuan drejt mazoleumit tė Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit tė shtetit modern dhe shekullar turk.
Njė person qė e quante veten 'ushtari i Allahut' qėlloi me armė zjarri ditėn e mėrkurė gjykatėsin Ozbilgin, nė njė prej gjykatave kryesore tė shkallės sė parė nė Turqi.
Autori i vrasjes u arrestua menjėherė dhe dy persona tė tjerė janė ndaluar nga policia dhe po merren nė pyetje.
Korrespondentėt besojnė se sulmi mund tė jetė i lidhur me vendimin e gjykatės pėr tė mos hequr rregullin pėr ndalimin e mbajtjes sė shamisė myslimane nė shkolla dhe nė zyrat qeveritare.



BBC
19 Maj 2006
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė