Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
The Washington Times:
Qė nga mbarimi i luftės nė vitin 1999, Lobi serb, pėrveē trajtimit tė qėllimtė tė shqiptarėve si forcė terroristėsh myslimanė nė zemėr tė Evropės, po shpenzon energji tė madhe edhe nė pėrpjekjet pėr prezantimin e shqiptarėve si liderė tė rrjeteve tė krimit tė organizuar, tė pėrfshirė nė trafikimin me qeniet njerėzore, me drogė dhe me armė nė Ballkan.
Mė 9 maj, The Washington Times botoi njė shkrim tė llojit opinion qė njihet me emrin Asi-Ace dhe qė kėsaj radhe kishte pėr autor njė ushtarak tė pensionuar amerikan dhe mbante titullin Tmerri i Kosovės, nė tė cilin admirali amerikan nė pension, Lions, luftėn kundėr trafikimit e shihte si pjesė integrale tė luftės kundėr terrorit dhe pėrmendtte Kosovėn si qendėr tė aktiviteteve tė paligjshme nė Evropėn Juglindore, qė sipas tij datonte qysh nga lufta e Kosovės e viteve 1998-1999.
Lyons, admiral i marinės amerikane nė pension e denonconte Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės si organizėm me prirje kriminale dhe terroriste qė mbante lidhje me mafien shqiptare nė Evropė.
Atė qė nuk e tha dot The Washington Times pėrkrah botimit tė artikullit tė Lionsit ėshtė se autori nuk ėshtė kurrfarė analisti ekspert, por anėtar i njė bordi kėshillimor tė Kėshillit Amerikan pėr Kosovėn, organizatė frontale pėr lobin serb tė krijuar nga kompania kontraktuese kėshilldhėnėse Venable dhe e grupit tė tyre tė bashkėpunimit Global Strategic Communications.
Kėshilli Amerikan pėr Kosovėn Kėshilli i Venable-it pėr politikėn e jashtme amerikane
Nė vebfaqen e tij (www.savekosovo.org), Kėshilli Amerikan pėr Kosovėn identifikohet si aktiviteti i Venable LLP dhe Global Strategic Communications, qė tė dy grupime kėto tė regjistruara nė pėrputhje me Aktin pėr regjistrim tė pėrfaqėsuesve tė huaj, si agjentė nė shėrbim tė Kėshillit Kombėtar serb pėr Kosovėn e Metohinė
Vebsajti i Kėshillit Amerikan pėr Kosovėn rendit nė radhė tė gjithė artikujt qė organizata ka arritur ti plasojė nė median perėndimore gjatė gjithė periudhės sė shkuar njėvjeēare, duke pėrfshirė edhe artikullin e datės 9 maj tė kėtij viti tė autorit Xheims Lions (James Lyons) nė gazetėn The Washington Times qė kundėrshton kėrkesėn dhe angazhimin e Kosovės pėr pavarėsi dhe e cilėson atė si shtet tė islamizuar. Ėshtė interesant fakti se nė listėn e Bordit konsultativ tė Kėshillit bėjnė pjesė jo vetėm Xheims Ace Lyons Jr., por edhe Doug Bandow, i cili mė 15 dhjetor tė vitit 2005 dha dorėheqjen si bashkėpunėtor i vjetėr pranė Institutit Cato, organizatė me seli nė Uashington qė merret me vlerėsimin e opinioneve dhe si kolumnist bashkėpunėtor qė shkruante nė Washington Times, pasi qė u detyrua tė pranonte se gjatė njė dekade me radhė kishte marrė para nga lobisti Xhek Abramof (Jack Abramoff) nė kėmbim tė botimit tė artikujve favorizues pėr klientėt e Abramofit.
Ky fakt ngre pikėpyetje pėr tė kaluarėn e Bandow-it si vėzhgues i paanshėm i konfliktit nė Ballkan. Nė mars tė vitit 1999, Brandovi, ishte njėri ndėr pesė dėshmitarėt, nė mesin e tė cilėve bėnin pjesė edhe ish-ambasadori amerikan pranė OKB-sė, Zhan Kirkpatrik (Jean Kikpatrick), ish-sekretari amerikan i shtetit, Henri Kisinxheri, ish-senatori Bob Dol dhe unė, Shirli nė rolin e kėshilltares politike pėr ēėshtje tė Ballkanit pranė Lidhjes Qytetare shqiptaro-amerikane. Ne tė gjithė dėshmuam nė seancėn dėgjimore tė Komitetit tė Kongresit pėr marrėdhėnie Ndėrkombėtare, tė drejtuar nga kongresistėt Tom Lantos e Ben Gillman. Me kėtė rast paraqitėm qėndrimet tona lidhur me dėrgimin apo jo tė trupave tokėsore amerikane nė Kosovė.
Kikpatriku dhe unė e mbėshtetėm fuqishėm dislokimin e trupave tokėsore amerikane pėr ti shpėtuar shqiptarėt e Kosovės, atėbotė tė sulmuar nga ushtria dhe forcat paraushtarake serbiane. Kisinxheri dhe Doli deklaruan se do ta mbėshtesnin ēdo vendim qė do tė merrte tė Kongresi, ndėrsa Doug Bandow ishte i vetmi qė kundėrshtoi me forcė dėrgimin e trupave tokėsore amerikane nė Kosovė me po tė njėjtat arsye qė po i paraqet sot Kėshilli Amerikan pėr Kosovėn pėr ta pamundėsuar tė drejtėn e Kosovės pėr vetėvendosje.
Pėrveē Xheims Lionsit dhe Doug Bandowit, nė radhėt e Bordit kėshillimor tė Kėshillit amerikan pėr Kosovėn bėjnė pjesė edhe Xheims Bisert, Andru G. Bostom, Thomas Gambill, Julia Gorin, William J. Murray, Keith Roderick, Wanda Schindley, Sir Alfred Sherman, dhe Robert Spencer. (Komuniteti i gazetarėve duhet tė hetojė nėse anėtarėt e bordit konsultativ nė fjalė paguhen nga ky lob pėr botimet e tyre nė emėr tė kėtij lobi).
William J. Murray, kryetar i Koalicionit Liria Fetare (Religious Freedom Coalition), meriton kėtu njė vėmendje tė posaēme, pėr arsye se me urdhrin e lobit serb ai udhėhoqi njė mision faktmbledhės nė Kosovė pas trazirave tė marsit 2004.
Megjithėse konflikti nė Kosovė nuk ėshtė fetar por politik dhe i natyrės ekonomike, Murray kishte ardhur nė pėrfundimin se pala shqiptare kishte njė hasmėri xhihadiste kundėr gjithė krishterimit. Raporti i tij, i pėrpiluar sė bashku me presidentin e Institutit pėr fe dhe politikė publike, Jozef Griboski, ka qarkulluar gjerėsisht nė Kapitol Hill me qėllim qė tė fitonte mbėshtetje nga grupe tė ndryshme konservative fundamentaliste, tė cilat fundja e fundit, ishin grupet qė bėnė ndryshimin e vogėl elektoral nė zgjedhjen e presidentit Xhorxh W. Bush nė vitin 2000.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|