Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-05-06, 10:51   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Xheims Xhatras - pėrfaqėsuesi i Venable pėr Kėshillin Kombėtar Serb

Xheims Xhatras (James Jatras), amerikan me origjinė greke me histori tė gjatė tė aktivitetit pro ortodoks dhe antimysliman nė Ballkan, ndėrsa mė parė analist i lartė i politikės sė jashtme pėr Komitetin e politikave republikane pranė Senatit amerikan (1998/2000) ka nėnshkruar marrėveshjen midis Venable dhe Kėshillit Kombėtar Serb mė 22 mars 2006.
Xhatras, jo vetėm qė nuk ėshtė vėzhgues neutral por ėshtė lobit i paguar pėr Kėshillin Kombėtar Serb dhe ėshtė njė ekstremist ortodoks qė mban lidhje tė thella me Kongresin e Unitetit Serb. Xhatras ka shkruar artikuj tė shumtė, nėpėrmjet tė cilėve ka synuar t’i paralajmėrojė amerikanėt pėr kėrcėnimin qė vjen nga islami militant nė Evropėn juglindore. Disa prej kėtyre shkrimeve janė botuar nė revistėn “Chronicles” qė mban lidhje me grupet e serbėve tė Bosnjės. (Srgja Trifkoviē, redaktor i ‘Chronicles’ pėr tema tė jashtme, mė parė ishte zėdhėnės zyrtar i tė akuzuarit pėr krime tė luftės, Radovan Karaxhiē).
Xhatrasi ishte njėri ndėr folėsit kyē tė Kongresit tė nėntė tė Unitetit Serb dhe drejtor filmi nė filmin propagandistik tė produkcionit amerikano-serb, “Yugoslavia: The Avoidable War - Njė luftė qė mund tė shmangej”, producent dhe regjisor i tė cilit ishte George Bogdaniē. Dhe gjatė luftės nė Kosovė, ishte Xhatras, nė cilėsinė e analistit tė lartė pėr politikė tė jashtme pranė komitetit pėr politikė republikane tė Senatit, njeriu qė e porositi dhe e vuri nė qarkullim raportin e pacipė dhe plotėsisht tė rremė tė Jozef Bodanskit nė Kongres dhe nė Senat, me titullin: “Kosova: Fronti i ri ballkanik i ShBA-ve dhe Iranit”. Kjo qe bėrė nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr ta bllokuar mbėshtetjen kongresionale pėr intervenim nė luftėn qė Serbia i kishte shpallur Kosovės dhe pėr ta diskredituar Ushtrinė Ēlirimtare.


“The Baltimore Sun”— paraqet rrejshėm gjendjen e serbėve tė Kosovės

Mė 10 maj, artikulli i shkruar nga Kristofer Deliso, me titullin “Intervenimi gjysmak nė Kosovė shuan shpresat pėr paqe”, u botua nė “The Baltimore Sun”. Tash pėr tash nuk dimė nėse Deliso, gazetar amerikan i tipit tė lirė qė drejton “Balkananalysis.com” nga Shkupi, mban lidhje me kontratėn Xhatras/Venable. Megjithatė, Deliso identifikohet qartas me tėrbimin e lobit serb pėr tė goditur zgjidhjen finale tė statusit tė Kosovės duke i pėrshkruar serbėt si komunitet qė po jeton kohė tė vėshtirė nėn rrethim dhe i cili do tė ikė “bashkė me rimobilizimin e militantėve pėr t’i spastruar serbėt dhe pėr t’i aneksuar tokat e banuara shqiptare tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, sapo Kosova tė jetė bėrė e pavarur”.
E vėrteta ėshtė se shumica e serbėve tė Kosovės, ashtu si edhe e shqiptarėve, duan thjesht tė jetojnė nė paqe. Ec sot nėpėr rrugėt e Gjilanit, fjala vjen dhe do tė shohėsh , sesi gruaja shqiptare do tė blejė gjėsende nga ajo serbe nė tregun e hapur. Siē e ka bėrė tė qartė Komuniteti Ndėrkombėtar qė kur filluan negociatat midis Prishtinės dhe Beogradit vjeshtėn qė lamė pas, ėshtė Serbia e jo shqiptarėt ata qė po e pengojnė integrimin e serbėve tė Kosovės nė shoqėrinė e Kosovės.
Trupat e NATO-s qė do tė vazhdojnė tė ngelin nė Kosovė edhe pas zgjidhjes sė statusit final, pėr tė vėzhguar mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave. Ato do ta shohin me sytė e tyre se pavarėsia ėshtė ēelėsi, e jo pengesa pėr bashkekzistencėn paqėsore midis grupeve tė ndryshme etnike.



Rreziku nga heshtja shqiptare

Shqiptarėt kanė vazhduar ta nėnvlerėsojnė nevojėn pėr marrėdhėnie publike dhe lobim kompetent nė ShBA dhe nuk kanė arritur dot tė reagojnė kundėr propagandės serbe nga besimi se ajo paraqet njė ekstremizėm anėsor ndėrsa rasti i Kosovės dhe pavarėsia e saj njė ēėshtje e drejtė qė do tė triumfojė mbi bazėn e meritave dhe realitetit qė nuk fshihet dot.
Ngjarjet e kohėve tė fundit (si dhe pabesia historike e Beogradit ndaj shqiptarėve) e kanė dėshmuar sa e sa herė se kjo s’ėshtė veēse njė gabim i madh.
Po u la i patrajtuar, ekstremi periferik mund tė bėhet shumė shpejt qendra vetė, aq mė shumė nė rastet kur mbėshtetet nga burime tė llojit qė Kėshilli Kombėtar Serb ka vėnė nė duart e kompanisė Venable dhe Global Strategic Communications.
Derisa shqiptarėt tė mos ofrojnė informacion tė bollshėm e valid pėr Kosovėn, askush nuk duhet tė zihet i befasuar nėse opinioni publik amerikan dhe pėrfaqėsuesit e tyre politikė, tė konsumuar nė masė nga lufta nė Irak dhe kriza energjetike, mund t’u besojė shkrimeve tė gėnjeshtėrta nė shtyp qė kanė zanafillėn dhe burojnė drejtpėrdrejt nga Beogradi.
Dhe askush nuk duhet ta nėnvlerėsojė ndikimin potencial tė kėtyre shkrimeve e artikujve me rastin e fillimit tė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar.
Ka ardhur koha qė ta ripėrqendrojmė vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar nė viktimat e angazhimit tė pamėshirė tė Slobodan Milosheviqit pėr Serbinė e Madhe, nė 300 mijė myslimanėt e Bosnjės dhe shqiptarėt e vrarė tė Kosovės dhe nė katėr milionė tė zhvendosurit qė la pas ky projekt i luftėrave brutale./


(Pėrktheu: Musli Bazhdaraj, Pėrg. pėr botim: Elida Buēpapaj)
----- Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė kėshilltare e posaēme e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane pėr ēėshtje tė Ballkanit
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė