Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-05-06, 18:13   #52
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sa i perket menyres se ushqyerit nuk ka ndonje kode etike te percaktimit te saj.Menyra e te ushqyerit eshte pjese e universalitetit te kultivimit te vlerave te nje grupi - konteksti shoqeror ... Menyra e te ushqyerit ka te beje me kulturen dhe si e tille kultura - si sitem vlerash te cilave u permbahen antaret e nje grupi shoqerore, zakonisht mbrohen (sanksionohen) me norma , cofshin ato te pashkruara apo te shkruara .
Kultura si nocion nenkupton gjithe menyren e jeteses se antareve te nje shoqerie , si: te veshurit , traditat , ceremonit ndryshme fetare , e nder shume te tjera edhe menyra e te ushqyerit .
Ate qe dua te them eshte : qeshtjet si menyra e t'ushqyerit , te "lindurit" grua , mashkull - nuk jane dukuri te cilat trashegohen , apo lindin - kjo ka te beje me kulturen , te mesuarit (socializimin) e menyres se ushqyerit , apo me te berit e femrave (gra) dhe te meshkujve (burra) ...
Keto nocione, konstruktohen, krijohen nga kultura e shoqerise ne te cilen jeton - sikurse identiteti gjinor i cili nuk eshte i trasheguar, por i krijuar (kultivuar), nje ashtu edhe menyra e te ushqyerit eshte pjese e kultivimit te vlerave te nje shoqerie .

Kur mendojm per kulturen duhet te perpiqemi t'i shmangemi Etnocentrizmit (qe i gjykon kulturat e tjera duke i krahasuar me te veten ).Zakonisht gjate historise se njerezimit cdo here jane kultuart e medha qe mbijetojne koherat, ndersa ato me te vogla jane shkri ne to...
Mirepo ne kete rast kemi te bejme me nje vlere e cila eshte konstruktuar dhe besohet qe eshte aplikuar ne mesjet ne oborret mbreterore - apo shtresat me status te larte socio-ekonomik-kulturor.

Keto fenomene jane konstrukcione te projektuara nga formacione te ndryshme shoqerore, neper periudhat e historise se njerezimit..si psh : ( konstrukcionet e industrise se filmit - Hollywood-it lidhur me identitetet gjinore dhe te paraqiturit e femrae si "barbika", bjonde, me trupa te mire, si sensitive, te varura materialisht per mashkullin dhe se tere ajo me cfare duhet te preokupohen femrat eshte pamja e tyer , pasi qe sipas ketyre konstrukcioneve eshte mundesia me e madhe per nje mobilitet (levizur) ne nje status social me te larte.... Ndersa mashkulli si pas ketyre konstrukcioneve prezentohet si i fuqishem, i vendosur ,i pavarur ekonomikisht .. si Tom Cruise ne "TOP GUN" , apo Stalone "RAMBO , Clint Eastwood etj.

Pra keto projekcione vine nga qarqe te caktuara - e ne kete problematik zakonisht nga KULTURAT e LARTA (qe ne praktike jane pjestaret e shtresave qe sundojne dhe udheheqin me pasurit dhe vendin - shtetin ) .Te cilet shpikin, krijojne kulturat qe ju imponojne shtresave te ulta , me q'raste kulturat e larta zevendesojne ato te uleta tek masa ...

Mirepo sa i perket formalitetit te tepruar te menyres se ushqyerit ne nje formacion qe mendohet te jet egalitar dhe liberal - (per dallim nga formacioni feudal i mesjetes) me shance te barabarta ne jete, ne nje presion te paperballuar konkurece besoj qe nuk eshte dobiprures per njeriun modular te shekullit ne te cilin jetojm .
Ky lloj problemi qe shkakton anomi(kauzalitet,pasiguri), depresion tek individi dhe masa mund te jet si pasoj e mungeses apo mos-konsolidimit te identitetit .
Kjo anomi eshte e shprehur shume koheve te fundit ne shoqerine shqiptare edhe ne Kosove.
Njerezit jane shume kompleksiv, te trishtuar, te friguar nga vete-vetja . Jane te kapluar nga snobizmi dhe ankthi i amerikanizmit... Jeta e tyre eshte e denuar nga skenaret e percjellura ne cdo levizje , cdo veprim eshte i kontrolluar nen cenzuren e skenarit... mungon natyraliteti - spontaniteti ...

Perpiqen te kopjojn dhe te bejne jeten si te "ELITAVE" te lartepermendura !!Pa u perballur dhe pa pas idene se cfare ne te vertete ngerthen ne vete nocioni elite . A ekzistojne kriteret , dhe cilat jane jane ato qe nje shoqeri -grup duhet t'i kete qe te quhet elite ?!
TRIADA (tri shytllat) kryesore qe konsiderohet qe karakterizojne elitat shoqerore jane : kur dikush ka - PUSHTETIN , AUTORITETIN, dhe RESPEKTIN .

PUSHTETI - si element, zakonisht manifestohet si njefare force e cila individeve apo grupeve mund t'iu imponojme vullnetin tone me apo pa pajtimin e tyer .
AUTORITETI - ka te beje me pushtetin moral faktik . Me sasine e respektit , apo nderit qe per individin apo grupin buron nga pozita e tyre shoqerore, kualiteti dhe vlerat si dhe menyra e jeteses.
PASURIA - ka te beje me pronen private , qe eshte e definuar si e vlefshme brenda nje shoqerie te caktuar .

Nese i shiqojme keto tri shtylla dhe pyetemi , a ekziston ELITA SHQIPTARE, i ploteson ndonjeri prej grupeve te shoqerise shqiptare keto kritere ??!! Veshtire qe do te mund te gjendet nje PO !
Ose do te gjenden persona te cilet jane pasuruar ne menyre kriminale - et paligjshme - e te cilet zakonisht vuajne per autoritet dhe pushtet , te cilet bejne perpjekje sa me pare me cdo kusht t'a BLEJNE ... Apo do te gjenden Fisnike- qe jane te varfer e per dallim nga te paret keta per nje kohe te gjate gezojne dhe ruajne autoritetin (PRESTIGJIN) .

__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė