Edhepse nuk e preferoj tė shkruaj nė kėto nėnforume, i shtyrė mė shumė nga buja qė ka shkaktuar romani i Dan Brown-it , i pasuar edhe nga filmi, e shoh tė udhės tė jap disa sqarime, tė cilat mund t'u shėrbejnė atyre qė nuk e kanė lexuar, apo shikuar filmin.
Ēėshtja e parė ėshtė; -A mund tė jetė e saktė qė Ungjilli nuk e sjell tė vėrtetėn e plotė pėr Jezu Krishtin? A ishin tė martuar Maria Magdalena dhe jezu Krishti? A ėshtė e vėrtetė qė Jezu Krishti prijėse tė Lėvizjes sė tij e kishte emėruar Maria Magdalenėn e jo Pjetrin?
Lexuesit (shikuesit) habiten me faktin qė nė romanin e Brown-it, jepen pėrgjigje pėr kėto ēėshtje.
Autori, nė burimet e tij thirret nė libra tė vėrtetė. Lexuesit me tė drejtė mund tė pyesin, pse mė parė nuk kanė degjuar-lexuar pėr ide tė tilla. Gjithashtu, pyeten ēka nėse hipotezat e Brown-it janė tė sakta? Ēfarė pastaj ndodh me Fenė (religjionin) e tyre? Pra, nėse Brown e thotė tė vėrtetėn, Krishtėrimi ēfarė e njohim a do tė thotė qė qenka vetėm njė "RRENĖ"?
Duhet thėnė qė ky nuk ėshtė libri i vetėm qė ka bėrė bujė, e ndėrlidhet me Jezu Krishtit. Me kėtė rast duhet pėrmendur edhe librin e H. Kerstenit, sipas tė cilit Jezu Krishti e kishte mbijetuar kryqėzimin, dhe e kishte vazhduar jetėn nė Indi, gjė qė puqet me "zbulimin epokal" tė nje sekte budiste Japoneze (Mahikari), e cila kundėrshton Kerstenin duke thėnė se Jezusi e kishte vazhduar jetėn nė Japoni. Pra, deri mė sot janė hedhur shumė hipoteza pėr "Jetėn e panjohur tė Jezusit", tė cilat shpesh e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Duke u nisur nga ajo se, Jezusi ishte njė lloj Mediumi spiritist i shkėlqyeshėm (teoria e spiritistėve), apo Jashtėtokėsor (teoria UFO),
homoseksual i cili "ēon dashuri me apostujt" teori kjo e parė nė shfaqjen "Corpus Cristi", deri te hipoteza mė e re, kjo e Dan Brown-it, e cila seriozisht kėrcėnon t'i tund themelet e kishės, sipas sė cilės Jezusi ishte i martuar me Maria Magdalenėn, dhe po bartte fėmijėn e tij, derisa ishte i kryqėzuar.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|