Njeriu Freud
(V.Q.)
Gėzuar ditėlindjen, Doktor Freud!

Sikur tė jetonit, sivjet ju do tė ishit 150 vjeē. Me ē'emėr do tė duhet t'ju flasim sot, si t'ju quajmė? Ka shumė qė ju thėrrasin "mjeshtėr". Te tjerė nuk ngurojnė t'ju flasin thjesht me mbiemrin tuaj Freud. Por ka edhe njė grup tė vogėl njerėzish qė s'hezitojnė t'ju quajnė "sharlatan". Por, megjithatė njė gjė ėshtė e saktė. Qė ju, edhe pse i vdekur, vazhdoni tė "turbulloni gjumin e njerėzve" kudo nė botė. Kjo ndodh, nė radhė tė parė, ngaqė ne nuk dimė kush e di se ēfarė pėr ju. Juve, qė gardianet e memories kolektive ju kanė kryqėzuar duke ju mbyllur nė arkive gjer nė vitin 2113! Asgjė s'na ndriēon rreth vlerave tuaja tė shumėfishta: neurologu qė ishte njėherėsh edhe njė shėrues i shquar, dekriptuesi i seksualitetit njerėzor qe s'preku grua me dorė gjer nė moshėn 40 vjeē. Rrebeli qė jetoi si njė mikroborgjez. Deshifruesi i simptomave qė s'lejoi kurrė tė interpretonin ato tė tijat. Gjithė ajo ēka na ka mbetur ėshtė praktika juaj terapeutike si edhe gjurma e pėrflakur e njė revolucionari shpirtrash. Fakti qė ne s'jemi gjė tjetėr veē kalorės qė endemi pa busullė, nga tė na shpien kuajt - tė udhėhequr e tė nėnshtruar ndaj disa forcave tė brendshme. Ju vazhdoni tė na pėrplasni, mėkatarė siē jemi, nė vuajtjet dhe emocionet tona. Ngushėllimi ynė i vetėm: fakti qė ju ishit i pari mes nesh qė vuajtėt dhe luftuat...