Reagim kundėr kėrkesės sė Tadiqit
Kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, kėrkoi nga shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen qė tė ndėrmerr masa tė rrepta kundėr Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėr shkak fushatės pėr bojkot tė produkteve tė Serbisė. Tadiq foli nga frika. Prej vitit 1999 Serbia ka eksportuar nė Kosovė mallra me vlerė prej 856 milionė eurosh, e kėto paraqesin vetėm 40% e importit tė pėrgjithshėm tė mallrave serbe nė Kosovė (meqenėse 60% nuk regjistrohen fare). Gjithsej importi prej kohės kur ėshtė instaluar UNMIK-u kėtu llogaritet tė jetė afėr 2 miliardė euro. Bojkoti i kėtyre produkteve ia shkurton kėto tė hyra Serbisė. Ky shkurtim natyrisht se e dėmton atė. Prandaj, Tadiqi ka filluar ta ndiejė frikėn. Frikėn se ekonomia e Serbisė do tė dėmtohet.
Pėr ta parandaluar kėtė mundėsi dėmtimi, Tadiqi e ka zgjedhur rrugėn e trasuar mirė tė ushtrimit tė presionit nė shoqėrinė kosovare pėrmes UNMIK-ut. Sa herė qė Serbia ka ndonjė plan, strategji, apo dėshirė qė dėshiron ta imponojė nė Kosovė, kėtė e bėn pėrmes UNMIK-ut, institucionit qė ėshtė i instaluar pėr ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial tė Serbisė mbi Kosovė. UNMIK-u pastaj e bartė kėtė presion nė IPVQ-tė qė i ka krijuar pėr ta zgjeruar mė lehtė dhe nė gjuhėn shqipe pushtetin e vet antidemokratik. E detyrė e IPVQ-ve ėshtė tua imponojnė politikat e UNMIK-ut, pra Beogradit, qytetarėve tė Kosovės. Kėshtu ka ndodhur me decentralizimin, zonat e veēanta pėr kishat dhe manastiret ortodokse, dhe planet serbe pėr rikolonozim tė Kosovės. Tash Tadiqi kėrkon qė e njėjta tė ndodh edhe me bojkotin e produkteve serbe. E, detyrė e UNMIK-ut dhe IPVQ-ve do tė jetė ta implementojnė kėtė dėshirė tė Tadiqit pra t'i detyrojnė qytetarėt e Kosovės qė me zor tė blejnė produkte tė Serbisė. Kjo nė emėr tė demokracisė. Nė emėr tė multietnicitetit. Nė emėr tė civilizimit.
Bojkotimi i produkteve tė Serbisė, pėrveē dėmeve qė i shkakton Serbisė, e qė nėnkuptohet tė jenė dobi pėr Kosovėn, e ka edhe efektin e drejtpėrdrejtė nė ekonominė kosovare. Bojkotimi i produkteve tė Serbisė thėrret pėr orientim tė konsumit kah prodhimet vendore. Blerja e kėtyre prodhimeve rrit ekonominė kosovare, duke i forcuar prodhuesit e vendit, dhe duke ua mundėsuar atyre investime tė mėtejshme nė ndėrmarrjet e tyre, qė do tė nėnkuptonte cilėsi mė tė mirė tė mallit, hapje tė vendeve tė reja tė punės, tatime mė tė mėdha pėr buxhetin e Kosovės. Tadiq kėrkon qė kėto tė ndalen. Pėr shkak se njė vend me ekonomi tė zhvilluar ėshtė i panėnshtrueshėm. E Tadiq e don Kosovėn tė nėnshtrueshme. Pėr shkak se shtetin qė ai e udhėheq ka plane pėr gllabėrimin e Kosovės. Ato mund t'i realizojė shumė mė lehtė nėse Kosova mbetet e dobėt ekonomikisht, dhe si rrjedhojė, e dobėt politikisht. Se kėshtu populli i Kosovės do tė mbetet i varfėr, dhe si i tillė i manipulueshėm.
Tadiq kėrkoi nga UNMIK-u qė fushata tė ndalet. Lėvizja VETĖVENDOSJE! thėrret popullin e Kosovės ta ndal Tadiqin dhe UNMIK-un. Se kėshtu ndihmohet Kosova.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|