Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-06, 16:21   #16
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pokeri
Reagim kundėr kėrkesės sė Tadiqit

Kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, kėrkoi nga shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen qė tė ndėrmerr masa tė rrepta kundėr Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėr shkak fushatės pėr bojkot tė produkteve tė Serbisė. Tadiq foli nga frika. Prej vitit 1999 Serbia ka eksportuar nė Kosovė mallra me vlerė prej 856 milionė eurosh, e kėto paraqesin vetėm 40% e importit tė pėrgjithshėm tė mallrave serbe nė Kosovė (meqenėse 60% nuk regjistrohen fare). Gjithsej importi prej kohės kur ėshtė instaluar UNMIK-u kėtu llogaritet tė jetė afėr 2 miliardė euro. Bojkoti i kėtyre produkteve ia shkurton kėto tė hyra Serbisė. Ky shkurtim natyrisht se e dėmton atė. Prandaj, Tadiqi ka filluar ta ndiejė frikėn. Frikėn se ekonomia e Serbisė do tė dėmtohet.

Pėr ta parandaluar kėtė mundėsi dėmtimi, Tadiqi e ka zgjedhur rrugėn e trasuar mirė tė ushtrimit tė presionit nė shoqėrinė kosovare – pėrmes UNMIK-ut. Sa herė qė Serbia ka ndonjė plan, strategji, apo dėshirė qė dėshiron ta imponojė nė Kosovė, kėtė e bėn pėrmes UNMIK-ut, institucionit qė ėshtė i instaluar pėr ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial tė Serbisė mbi Kosovė. UNMIK-u pastaj e bartė kėtė presion nė IPVQ-tė qė i ka krijuar pėr ta zgjeruar mė lehtė dhe nė gjuhėn shqipe pushtetin e vet antidemokratik. E detyrė e IPVQ-ve ėshtė tua imponojnė politikat e UNMIK-ut, pra Beogradit, qytetarėve tė Kosovės. Kėshtu ka ndodhur me decentralizimin, zonat e veēanta pėr kishat dhe manastiret ortodokse, dhe planet serbe pėr rikolonozim tė Kosovės. Tash Tadiqi kėrkon qė e njėjta tė ndodh edhe me bojkotin e produkteve serbe. E, detyrė e UNMIK-ut dhe IPVQ-ve do tė jetė ta implementojnė kėtė dėshirė tė Tadiqit – pra t'i detyrojnė qytetarėt e Kosovės qė me zor tė blejnė produkte tė Serbisė. Kjo nė emėr tė demokracisė. Nė emėr tė multietnicitetit. Nė emėr tė civilizimit.

Bojkotimi i produkteve tė Serbisė, pėrveē dėmeve qė i shkakton Serbisė, e qė nėnkuptohet tė jenė dobi pėr Kosovėn, e ka edhe efektin e drejtpėrdrejtė nė ekonominė kosovare. Bojkotimi i produkteve tė Serbisė thėrret pėr orientim tė konsumit kah prodhimet vendore. Blerja e kėtyre prodhimeve rrit ekonominė kosovare, duke i forcuar prodhuesit e vendit, dhe duke ua mundėsuar atyre investime tė mėtejshme nė ndėrmarrjet e tyre, qė do tė nėnkuptonte cilėsi mė tė mirė tė mallit, hapje tė vendeve tė reja tė punės, tatime mė tė mėdha pėr buxhetin e Kosovės. Tadiq kėrkon qė kėto tė ndalen. Pėr shkak se njė vend me ekonomi tė zhvilluar ėshtė i panėnshtrueshėm. E Tadiq e don Kosovėn tė nėnshtrueshme. Pėr shkak se shtetin qė ai e udhėheq ka plane pėr gllabėrimin e Kosovės. Ato mund t'i realizojė shumė mė lehtė nėse Kosova mbetet e dobėt ekonomikisht, dhe si rrjedhojė, e dobėt politikisht. Se kėshtu populli i Kosovės do tė mbetet i varfėr, dhe si i tillė i manipulueshėm.

Tadiq kėrkoi nga UNMIK-u qė fushata tė ndalet. Lėvizja VETĖVENDOSJE! thėrret popullin e Kosovės ta ndal Tadiqin dhe UNMIK-un. Se kėshtu ndihmohet Kosova.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Nje pergjigje qe per nga forma dhe permbajtja ngjan me udhezimet e Enver Hoxhes per ndertimin e Shqiperise duke u mbeshtetur teresisht ne forcat e veta.
Perfundimi ishte nje tragjedi!
Eshte qesharake dhe me te vertete ky qendrim krijon nje imazh arabo-palestinezi ne Ballkan.
Sa here duhet perseritur se Kosova nuk ka nevoje per gardhe e bojkote me, sepse atehere kur u desh te bojkotohej, kjo u be me sukses permes sistemit paralel ne vitet 1990-1999.
Tash ekonomia boterore ka hyre ne epoken e globalizmit e per me teper Kosova qe pretendon te integrohet ne Komunitetin Europian ka edhe me shume aresye qe te tregohet e hapur dhe fleksibel ne ekonomi.
Ekonomia e hapur eshte ajo shtyse zhvilluese dhe nxitese.
Biznesi kosovar te mos investoje para ne pompa benzine e shtepi banimi vend e pavend vetem e vetem per te konkuruar vellaun apo fqinjin se kush e ka ngritur banesen me lart, por te drejtohet nga biznesi prodhues.
Fshataret e Kosoves te mos rrijne duke pritur parate e derguara me lloj-lloj menyrash nga emigracioni e me to te behen salltanete, por te punoje qe te mos i leje tokat djerre, qe te investoje ne ekonomi te vogla agrare apo bashkesi agrare me familje te tjera me qellim krijimin e bizneseve moderne.
Fshatari kosovar te mos e zere token e bukes me ndertime vend e pavend por te mendoje se Kosova ka pak toke e si e tille ajo duhet te kontrollohet e administrohet me rreptesi.
Pushteti qendror dhe ai lokal te mos merren vetem me politike per politike por te hapin rruge e te krijojne mundesi per investime te brendshme dhe ato te huaja.
Ende mbizoteron ne Kosove mentaliteti se problemet zgjidhen vetem me ndertime dhe investime gjigante ne miniera, qymyr e ku di une e harrohet se sektore te tjere jane shume here me te rendesishem per zhvillim si: sherbimet, transporti, turizmi, fermat bujqesore dhe blegtorale.
Keshtu qe Levizja ne fjale nuk duhet te shfrytezoje dobesine ekonomike te momenti dhe nje renje psikologjike te shqiptareve nga sterzgjatja e periudhes kalimtare, per te bere thirrje te tilla qe te kujtojne nje kohe te shkuar, por te beje thirrje per nje shtet kosovar efektiv, per nje pushtet lokal dinamik dhe fleksibel, per rritje te numrit te studenteve neper universitete, per moszenjen e tokes bujqesore me ndertime, per ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, per rend dhe qetesi, per respektim te njeri-tjetrit e per rritje te frymes se mirebesimit me qytetaret e Kosoves, per rritjen dhe thellimin e bashkepunimit me te gjitha shtetet fqinje pa perjashtim etj.
Kosova eshte e pavarur qe nga qershori i vitit 1999.
Ndaj energjite e qytetareve kosovare duhet te drejtohen ne drejtim pozitiv.
Ka ikur koha e parrullave dhe deklaratave te tipit te 215-ve, marsheve me portretet e "shokut" Tito ne mbrojtje te ketij e atij, grevave te urise nentoke qe manipuloheshin lehtesisht nga burokracia kosovare dhe ajo jugosllave etj.
Ato i perkasin tashme historise dhe si te tilla duhen mbajtur ne arkiva dhe te studjohen nga historianet e se ardhmes.
Kosova kerkon njerez te veprimit qe jane ne gjendje ta zhvillojne dhe ta bejne ate nje shtet ligjor te respektueshem, nje shtet te mireqenies per te gjithe, nje shtet te qytetareve te lire!
Kosova e ka vendosur fatin e saj me te gjitha format legale!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kalt : 31-05-06 nė 16:23
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante