Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-06, 21:49   #17
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Trangulli Suedez

Humbja e besimit nė testamentet e shenjta me siguri ka qenė pasojė e dėshtimit tė misionit tė inkuizicionit qė pėrpiqej me dhunė t’i imponojė dogmat fetare dhe t’i kontestojė, t’i shpall si herezi tė vėrtetat shkencore. Galilelo Galileli (1564-1642), euridit i njohur i periudhės sė Renesancės, i cili e mbėshteti teorinė heliocentrike tė Kopernikut para se ta pėrfshinin flakėt deklaroi me bindje tė thellė “Eppur si muove” (Megjithatė po lėviz, duke aluduar nė rrotullimin e tokės rreth diellit). Guximi moral dhe intelektual i shkencėtarėve tė mėdhenj ishte mė i fortė se sa dėnimet drastike tė rojeve tė dogmės fetare qė mė nė fund rezultoi me humbjen e besimit nė njė sistem, deri mė atėherė tė padiskutueshėm tė vlerave. Qytetari dyshues evropian i kėsaj periudhe e ndjeu veten tė pasigurt, tė humbur. Deri mė atėherė ai ishte i edukuar dhe mėsuar qė tė besojė nė prejardhjen hyjnore tė superstrukturės, ishte mėsuar qė ndjenjat fisnike tė qenies sė tij t’i vė nė dispozicion tė religjionit, tė rendit kishtar, prandaj kishat dhe ēdo gjė qė kishte tė bėnte me religjionin kishin bukuri mahnitėsi. Besimi nė Zot i motivonte ata qė ta fisnikėrojnė veten dhe shoqėrinė kėshtu qė bindjet fetare ishin njė kolektor i fuqishėm ku stivoheshin vlerat qė e bėnin kuptimplote jetėn dhe ndėrveprimin shoqėror. Humbja, apo dyshimi sado i vogėl nė besueshmėrinė e kėtyre parimeve aksiomatike krijoi njė destabilizim tė thellė nė planin individual dhe atė shoqėror. Ky shqetėsim me gjasė nxiti evropianin kėrkimtar tė gjejė zėvendėsimin pėr humbjen e sigurisė, tė zbulojė vlerėn e re qė do ta rikthente ndjenjėn e sigurisė sė humbur dhe kohezionin shoqėror. Pra, fillet e nacionalizmit nė Evropė kanė qenė fisnike dhe sublime. Nacionalizmi ishte ndjenja qė e fisnikėronte njeriun, individin e vetmuar i cili filloi t’i investojė virtytet e veta nė sistemin e ri tė vlerave, nacionalizmi u shndėrrua nė rrufepritės tė vlerave, tė ndjenjave fisnike, tė mirėsisė dhe tė arsyeshmėrisė njerėzore . Ai e gjeti planin e ri shoqėror, relacionin e ri tė afėrsisė, tė qėllimeve dhe tė vlerave tė pėrbashkėta pėr tė cilat ishte i gatshėm edhe tė flijohet. Shtetet e para nacionale synonin qė tė ofronin barazinė e plotė tė qytetarit i cili deri mė atėherė konsiderohej si pronė e monarkut apo tė princėrve tė ndryshėm. Me sloganin “Liri, barazi, vėllazėri” filloi njė fazė e re e barazisė sė njerėzve, tė paktėn brenda njė shteti tė ri. Pra, nacionalizmi nė kėto fillime solli standardet sipas tė cilave garantohej barazia nė mes njerėzve, nė mes tė vėllezėrve. Kjo tendencė barazimtare nė kuadėr tė sistemit perėndimor tė vlerave do tė pėrfundoj me standardet qė garantojnė tė drejtat e njeriut qė do tė jetė faktor kryesor nė humanizimin e formacioneve tė ndryshme shoqėrore, shkaktar i rrėnimit tė sistemeve tė ndryshme despotike, autoritare anekėnd botės.

Nacionalizmi e prodhoi kombin, kombi e prodhoi shtetin kombėtar dhe shteti kombėtar e fiku zjarrin mobilizues, veprues tė nacionalizmit. Nėse ky konstatim ėshtė i saktė, atėherė mund tė shpjegohet pėr se shqiptarėt e Shqipėrisė janė mė pak “nacionalist” sesa shqiptarėt e viseve tė cilėt kanė qenė nėn sundimin e nacionalizmave tė tjerė, pse shqiptarėt e Shqipėrisė ndryshe e perceptojnė Goran Bregoviqin nga vėllezėrit e tyre nė Kosovė dhe gjetiu.


Nėse njė nacionalizėm dėshton, atėherė fillon procesi i akulturimit, i pėrtharjes, i asimilimit dhe njėherėsh i bartjes sė besnikėrisė, sė interesimit tė qytetarit nė koncepte tė tjera komunitariste, duke filluar nga ato ideologjike, fetare e deri te ato sportive. Bie fjala dėshtimi i nacionalizmit arab, i personifikuar nė figurėn e presidentit nacionalist Gamall Abdel Naserit, apo Sadam Huseinit nxori nė shesh lėvizjet fetare qė propagojnė idetė komunitariste mbi baza fetare, ummetin islam.


Deformitete tė misionit fisnik tė nacionalizmit shfaqen edhe nė shtetet post komuniste ku nacionalizmi shfaqet si ideologji ekskluziviste qė nė mėnyrė patologjike spikat pikat dalluese nė mes tė njerėzve dhe jo ato bashkuese. Ky koncept i nacionalizmit nuk ėshtė nė vijė tė traditės evropiane tė nacionalizmit qė kishte mision kompensues, pas humbjes sė sigurisė sė dikurshme nė vlerat e njė formacioni feudal shoqėror.


Nacionalizmi i llojit evropian, pra ai qė i nxit njerėzit qė virtytet mė sublime tė qenies sė tyre tė investojnė nė njė sistem vlerash qė i bashkon individėt, krijon barazi nė mes tyre, qė i jep kuptim jetės sė tyre ėshtė i domosdoshėm pėr mbijetesėn e shqiptarėve. Ky nacionalizėm i llojit fisnikėrues nuk ka tė bėjė fare me urrejtjet llojesh tė ndryshme patologjike, ksenofobike , por shėrben si frymėzim i vazhdueshėm pėr tė prodhuar vlera tė pėrbashkėta shoqėrore, barazinė nė mes tė njerėzve. Ky lloj nacionalizmi frymėzues, fisnikėrues nė shoqėritė mė tė avancuara perėndimore manifestohet nė ēdo segment tė shoqėrisė dhe ėshtė standard, kusht pa tė cilin nuk mundet tė funksionojė shteti.
Nacionalizmi i kėtillė jo vetėm qė forcon kohezionin shoqėror, por edhe parandalon deformitetet e ndryshme siē ėshtė korrupsioni, nepotizmi, evazioni fiskal dhe abuzimet e ndryshme tė pozitės nė shoqėri, nacionalizmi i kėtillė e rimėkėmb shpirtin e njė kombi, nacionalizmi i llojit tė rilindėsve tanė.


Kėtė apologji pėr nacionalizmin e shoh tė udhės ta pėrfundoj me njė rrėfejzė tė vėrtetė nga jeta e njė tė mėrguari shqiptar. Ai ishte martuar me njė suedeze dhe kishte tre fėmijė tė cilėve u kishte dhėnė emra shqiptarė. Njė ditė, nė vitet ’80-ta, djali i tij gjashtė vjeēar, Besimi me rrėmbim hyri nė shtėpi duke bėrtitur “ Papa, papa svenska gurka”! (Baba, baba trangull suedez!). Babė e bir kėmbenin fjalė qė s’i kuptoja unė, aq mė pak euforinė e tyre me njė trangull tė mbėshtjellė me celofan ku ishte stampuar flamuri suedez. Kėrkova shpjegime prej mikut tim kosovar. Ai me njė indiferencė m’u pėrgjigj: “Hiqu tyre, ata gėzohen kur arrijnė tė prodhojnė madje edhe perime. Gjithkund e vėnė flamurin, madje edhe nė brekėt e tyre”.


Nacionalizmi suedez manifestohet jo vetėm nė krijimin e shtetit funksional ku suedezi ėshtė i mbrojtur, i sigurt, ku i respektohet integriteti dhe dinjiteti individual, por edhe nė kėto mesele trangujsh. Shtetet kombėtare formohen qė pjesėtari i atij kombi (nacioni) tė jetojė sa mė mirė. Shtetet kombėtare nuk formohen qė pjesėtari i atij kombi tė jetojnė keq nė tė.


Pale si do tė pėrfundojė nacionalizmi malazias?


Po ne ku jemi se?
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė