Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-06-06, 09:40   #13
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dėshmia e Izetit mund tė rihapė dosjen “Hajdari”

Ened Janina

TIRANĖ- Arrestimi i Izet Haxhisė nė Turqi mund tė rihapė edhe njė herė hetimet pėr ēėshtjen e vrasjes sė deputetit tė Partisė Demokratike Azem Hajdari, mė 12 shtator tė vitit 1998. Shteti shqiptar ka filluar menjėherė procedurat pėr ekstradimin e ish- truprojės sė Sali Berishės, nga Turqia. Pas ardhjes nė vendin tonė ai do tė pyetet me hollėsi nė lidhje me ngjarjen e 12 shtatorit 1998 si dhe pėr disa ngjarje tė tjera. Ai ėshtė konsideruar nga prokuroria shqiptare si njė nga dėshmitarėt kyē tė kėsaj ngjarjeje dhe nėse ai pranon qė tė flasė, dėshmia e tij mund tė rihapė dosjen. Haxhia ishte i vetmi ndėr personat qė kishin marrė pjesė nė vrasjen e Azem Hajdarit, i cili nuk ishte arrestuar ose nuk ishte vrarė. Ai ishte dėnuar me vendim tė formės sė prerė me 25 vjet burgim dhe ka pasur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kėtė vrasje. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas tyre, nuk ka asnjė pengesė pėr ekstradimin e Izet Haxhisė nga Turqia pėr nė vendin tonė.

Haxhiaj nė vrasje

Izet Haxhia, ish- truproja i kryetarit tė PD-sė Sali Berisha gjatė qeverisjes sė parė tė tij ka qenė njė njeri me shumė influencė nė selinė blu. Nga shqyrtimi gjyqėsor i ēėshtjes “Hajdari”, Haxhia ėshtė takuar me miqtė e tij tropojanė tė kryesuar nga Fatmir Haklaj dhe kanė planifikuar vrasjen e deputetit. Grupi i tropojanėve i pėrbėrė nga Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani, Feriz Kėrnaja, vėllezėrit Ismet dhe Izet Haxhia dhe krutani Naim Ēangu kanė planifikuar atė qė mė pas do tė quhej vrasja e shekullit. Nga hetimi ka rezultuar se roli i Izet Haxhisė nė kėtė vrasje ka qenė jo i vogėl. Asnjė nga personat e tjerė nuk ka pasur mundėsi qė tė hyjė lirshėm nė selinė blu dhe kėtė mundėsi ia ka dhėnė Izet Haxhia. Natėn e 12 shtatorit ai ka hyrė nė selinė e PD-sė dhe ka shkuar nė zyrėn e deputetit Azem Hajdari. Pasi ėshtė takuar me tė i ka thėnė se jashtė selisė ndodhej njė makinė e zezė me targa tė Vlorės. Nė kėtė makinė ndodheshin disa tropojanė, tė cilėt donin qė ta takonin. Bazuar nė fjalėn e Haxhisė, Azem Hajdari ka dalė nga zyra e tij dhe pas tij kanė shkuar truprojat Zenel Neza dhe Besim Ēera. Sipas hetimeve, Izet Haxhia ka qenė nė dijeni edhe tė shumė detajeve tė tjera lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė. Pėr tė gjitha kėto Haxhia ėshtė dėnuar nga gjykata me 25 vjet burgim.

Rihapja e dosjes

“Izet Haxhia ėshtė njė nga personat qė kanė marrė pjesė fizikisht nė vrasjen e Azem Hajdarit. Ai ėshtė njė nga pjesėmarrėsit dhe pėr pasojė njė nga dėshmitarėt kryesorė tė kėsaj ēėshtjeje. Dėshmia e tij mund tė jetė shumė e rėndėsishme. Gjatė hetimit nė prokurori dhe shqyrtimit gjyqėsor tė ēėshtjes ne nuk kemi pasur mundėsi qė ta pyesim vetė Izet Haxhinė. Ai ėshtė gjykuar nė mungesė dhe ėshtė pėrfaqėsuar nga njė avokat”,- thanė dje burimet e prokurorisė. Sipas tyre, shteti shqiptar ka filluar nė mėnyrė urgjente procedurat pėr ekstradimin e tij nga Turqia. Burimet shpjeguan se nė momentin e parė qė ai do tė vijė nė Tiranė do t’i komunikohet vendimi i gjykatės si dhe do t’i kėrkohen shpjegime nė lidhje me kėtė ēėshtje. “Sapo tė vijė ne do ta takojmė dhe do ta marrim nė pyetje. Roli i tij nė kėtė ngjarje ėshtė i madh. Po ashtu edhe dijenitė e tij nė lidhje me ēėshtjen. Nėse ai tregon detaje tė reja mund tė kthejė pėrmbys tė gjithė hetimin dhe mund tė rihapė dosjen. Dėshmia e Izet Haxhisė ėshtė aq e rėndėsishme sa mund tė rihapė hetimet”,- thanė dje burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas tyre, ekstradimi i tij nga Turqia nuk duhet tė jetė ndonjė problem pasi gjithēka ėshtė pėrpiluar nė mėnyrė shumė tė rregullt. Mbi tė ekziston njė vendim i formės sė prerė i dhėnė nga gjykata shqiptare ku dėnohet me 25 vjet burgim. Edhe arrestimi i tij ėshtė kryer nė bazė tė materialeve dhe informacioneve tė dėrguara nga policia shqiptare.


KRONOLOGJIA

12 shtator 1998
Vritet me breshėri automatiku deputeti i Partisė Demokratike, Azem Hajdari, dhe shoqėruesi i tij, Besim Ēerja, ndėrsa mbeti i plagosur Zenel Neza. Vrasje kjo e ndodhur vetėm pak metra nga selia blu nė kryeqytet.


6 maj 2001
Forca speciale tė Ministrisė sė Rendit arrestojnė nė njė banesė tė Bajram Currit, tė kėrkuarin kryesor pėr vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari. Jaho Salihi u kap ndėrkohė qė flinte dhe u soll me njė helikopter nė Tiranė.


20 prill 2002
Jaho Salihi nė deklarimet e tij pėrfundimtare rrėfen ngjarjen, ku thotė se autori i vrasjes sė Azem Hajdarit ėshtė Fatmir Haklaj, tashmė i vrarė. Sipas tij, ish-shefi i komisariatit ka qenė njeriu qė ka qėlluar mbi deputetin pėr hakmarrje.


29 prill 2002
Gjykata e Tiranės jep vendimin e saj pėrfundimtar, duke shpallur fajtor dhe dėnuar Jaho Salihin (Mulosmanin) me burgim tė pėrjetshėm; 25 vjet burg pėr Ismet Haxhinė dhe 20 vjet burg pėr Izet Haxhinė


Vrasja e “shekullit”
Si u vra deputeti i PD-sė, Azem Hajdari


TIRANĖ- Deputeti i Partisė Demokratike, Azem Hajdari, ėshtė ekzekutuar mbrėmjen e 12 shtatorit tė vitit 1999 vetėm pak metra larg selisė blu. Njė grup i organizuar tropojanėsh, tė kryesuar nga Fatmir Haklaj kishin ardhur nė Tiranė mė datė 10 shtator tė atij viti. Pėr dy ditė me radhė grupi i pėrbėrė nga Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani, Feriz Kėrnaja, vėllezėrit Ismet dhe Izet Haxhia si dhe Naim Ēangu kanė lėvizuar lirshėm nėpėr kryeqytet. Edhe pse Fatmir Haklaj ishte person nė kėrkim ai nuk ėshtė penguar nga askush. Duke i kėrkuar ndihmė shtetasve Fatmir Meta, ish- shefi i komisariatit tė Topojės, Astrit Muldaka si dhe disa personave tė tjerė, Fatmir Haklaj ka mundur qė tė gjejė tė gjitha gjėrat qė i nevojiteshin pėr tė kryer vrasjen. Pasi ka siguruar gjithēka Haklaj ka vėnė nė zbatim planin e tij. Tre makina tė pozicionuara nė vende tė ndryshme rreth selisė sė PD-sė kanė qenė gati pėr ēdo tė papritur tė rastit. Pas dhėnies sė sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrė nė selinė e PD-sė dhe ka takuar Azem Hajdarin. Ai i ka thėnė deputetit se njė grup tropojanėsh kishte ardhur pėr ta takuar. Duke i besuar fjalės sė Izet Haxhisė, deputeti Hajdari doli nga zyra e tij dhe iu drejtua makinės. Pas tij dolėn edhe truprojat Besim Ēera dhe Zenel Neza. Duke qenė se ishte errėsuar, pėr mė tepėr edhe koha e vrenjtur me shi e kishte bėrė edhe mė shumė errėsirė, Azem Hajdari ėshtė afruar tek makina me targa tė Vlorės, e cila po e priste vetėm pak metra larg selisė blu. Nga kjo makinė ka dalė fillimisht Fatmir Haklaj dhe mė pas Jaho Mulosmani dhe Naim Ēangu. Hajdari dhe ekzekutorėt e tij kanė shkėmbyer disa batura. Menjėherė pas kėsaj Fatmir Haklaj ka nxjerrė njė automatik dhe ka hapur zjarr nė drejtim tė Hajdarit dhe truprojave tė tij. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe Jaho Mulosmani. Si pasojė e plumbave ėshtė plagosur dhe ka vdekur disa orė mė pas deputeti Azem Hajdari. Ndėrkohė ka mbetur i vdekur truproja Besim Ēera ndėrsa Zenel Neza ėshtė plagosur rėndė. Plumbat e Haklajt kanė qėlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Ēangu, i cili ėshtė dėrguar disa orė mė pas nė spital nga Jano Mulosmani por nuk ka mundur qė tė jetojė. Pas kėsaj Haklaj i ka bėrė thirrje bashkėpunėtorėve tė tjerė qė tė largohen nga pozicionet e tyre dhe grupi ėshtė drejtuar sėrish pėr nė Tropojė ku ka mbėrritur nė orėt e para tė mėngjesit. Nė datėn 13 shtator Jaho Salihi ka folur qė nga zyra e tij si shef rendi i Bajram Currit me pėrfaėsuesit e Ministrisė sė Rendit duke mohuar se kishte marrė pjesė nė vrasje.


05/06/2006

Shekulli
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė