Takimi me ty,dikur dhe sot!
Duke u nisur per te te takuar,rruges mendova cka duhet te flas?Pasi rruga nuk ishte edhe aq e shkurter,monologun tim e peshperita bukur mire me vetvehte dhe mund te them qe arrita ta kuptoj se nuk jam aq keq me fjalor dashurie,e dashura ime.Por,gjithnje mbeten frika para se te nxjerr nga goja dy-tri fjalet e para,sepse nuk jam i sigurt se edhe ti me do ashtu si te dua une ty!!!
Me kujtohet,edhe pse ne njiheshim pothuajse qe moti,nuk veshtronim njeri-tjetrin miqesisht,butesisht...thua se nje dite do dilnim ne fushebeteje dhe duel ne jete a vdekje,e jo ne takim dashurie!
Shpesh, vehten e gjej duke menduar si u njohtuam.Ashtu mendova edhe ate dite qe ne vehte peshperita cka te them dhe cka te flas,zemren ta pushtoj! Ti...gjithmone ishe shume krenare dhe e vendosur .Pothuajse gjere ne mendjemadhesi shkonte EGOJA yte.Ishe teper e bindur se nje dite do vendosesh dhe nuk do pendohej kurr per vendimin e marre ne rinin tende. Asnjehere nuk i je bindur fjaleve te gjenerates tende,por as atyre qe une te i kam folur,apo jo ?
Sot,pas shume viteve ,ti perseri ben takim me mua.Sot,pas shume luhatjeve,ngritjeve dhe rrezimeve ,ti ulesh dhe para meje kerkon ndjese!Sot,une prap po dal ne takim,dhe prap si dikur,me ty!Por kesaj here une nuk bej koncept si ne provim apo takimet e para.Sot nuk kam nevoj sepse nuk kam frik pergjigjen tende si atehere kur me le te vetmuar duke mos e ndigjuar as fjalen time te fundit qe doja ta rrefeja me lote ne sy!Sot, nuk peshperis asnje fjale sepse ato jane akumuluar vite te tera dhe presin te shperthejne,te marrin hovin dhe rrugen e pakthyeshme.Ato kerkojne liri...te fluturojne!
Sot,pas shume takimeve ,qe cdo kush i mban ne kujtes..une kete dua ta harroj sepse nuk me duhet aroma e lules se vyshkur.Kete takim nuk dua ta numeroj me ato ku zemra ndjente kenaqesi....Fjalet nuk i zgjodha dhe andaj perfundoj shume shpejt,pa filluar mire.
|