Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-06, 19:51   #97
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ndarja jone!





Sonte ti largohesh ne muzgun e mbremjes.I kthehej se ardhures,jetes qe zgjodhe.Me thua qe e ke te veshtire te ndahesh nga une dhe mallkon krahet e avionit i cili pret hyrjen tende!Si te besoj? Ke te mallkoj? Si ta pranoj realitetin e hidhur? Kush dhe pse duhet te vuaj gabimet e rinis se hershme?Nje mije pyetje pa asnje pergjigje! Heshtje ! Ankthe ! Zemerim !
E keqa qendron aty qe me vone te gjitha keto kalojne ne nostalgji dhe depresio,merzi. Mua me mbetet doemosmeria qe te pajtohem me kete.Ty ndoshta te duket e lehte,mua e pamundur!Ne e dashur jetojme per opinion! Sikur te mos ekzistonin dogmat patriarkale te mesit tone,ku dhe si do perfundonte dashuria dhe lidhja jone?
Perseri lote dhe perseri ndarje.Mbaj mend nje thenie ne nje skene filmike para shume viteve : *njeriu gelltit nje luge corbe te prishur dhe e vjelle krejt jeten*. Perse neve na ndodhi kjo.Perse e gelltitem se bashku? Perse,perse,perse...Njemije pyetje pa asnje pergjigje!
Jeta thone,ece,vazhdon...e dij,ajo nuk ndalon per dy udhetar,sepse ka mjafte stacione tjere ku dhuron lumturi dhe fat. Ne nuk e verejtem kur kaloi prane neve.Na la te pikelluar,te lodhur dhe te merzitur.Jeta thone ka shtigje mjaft,por porta hyrese njehere e hapur nuk nderron vend aq lehte sepse rruga nuk shpie ne hyrje tjeter.Vetem nje e ka te pershtateshme. Bari duhet te lulezoj dhe te mbyll varret,por, kurdoher do tregojme me gishte : ja, aty dikur ishte hyrja ne livadhin tim,tendin...te ynin! Jeta kerkon te jemi aktore pa diplome. Duhet te qeshim kur zemrat qajne. Nuk mund te qajme sepse aktoret do pushoheshin nga puna.Dhe jeta vazhdon.Nje ndarje paralajmeron nje takim tjeter,ku ta dij une se kur dhe ku?! Ndoshta me as nuk do takohemi kurr! Te ia nisesh nga nje fillim tjeter? Shumica ashtu thote. Pyes zemren time : a mundej o e gjore....ej, zgjohu nga gjumi,ti sapo i ke mbushur te njezetat,perse kaq shpejt u lodhe ? Jeta eshte para teje. Bota eshte e jotja. E dine e dashur se si me pergjigjet ?Jo.
Ti ,kurr nuk do ta kuptosh gjemen e saj .Ajo nje dite do ndalet dhe mjeku nuk do konstatoi vdekjen e saj,por...semundjen e rende dhe te pasherueshme. Ilaci i saj do kerkohet aty ku i mbollem kujtimet tona.
Pacienti s`do pres te ulet nga mali tufa e barnave sherues. Kam frike se per cdo gje,do jete shume vone!!!


Syte,qe do me vrasin


Perseri ne ndahemi bashke
jo kurr me teper,nuk jemi dashte!
Si tani jeten,une ta vazdhdoj?
Si mundem valle,te te harroj ?

Ditet e kaluara ,do mbesin kujtime
nje ylle i shkeputur nga endrra ime,
shume perqafime ne lote e ne vaje
si mundet jeta,ne te na ndaje?

Asnjeren se deshte,ashtu si ty,
me malle i putha ato dy sy
tash me harro,mos me kujto mua
edhe pse une,ty shume te dua!

Te them mos vuaj,te lutem shko !
Njehere ne jete,ti me ndigjo!
Me lere te vuaj edhe per ty,
me lere te vuaj per ato sy!
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė