Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-06-06, 17:04   #6
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Shpresa Gashi, kėngėtarja qė kėndon shqip…

Nga Flora Durmishi
Gazetare nė Radio Blue-Sky, Prishtinė


Kur flasim pėr vlerat e mirėfillta tė muzikės shqipe, mendojmė gjithsesi edhe pėr kėngėtaren Shpresa Gashi. Me talentin dhe punėn e saj i bėri vetes vend nė mesin e artistėve tė respektuar.
"Jam produkt i institucioneve kosovare. Para luftės ato u shembėn nėn goditjen e regjimit serb kėshtu qė u pamundėsua prodhimtaria e gjithmbarshme institucionale, pra edhe prodhimi i tyre. Unė nuk e mbajta hapin nė zėvendėsimin e institucioneve me ato private ngaqė, siē thashė, nuk pranova tė konvertohem“ !
Shpresa Gashi.
Shpresa Gashi lindi nė Pejė mė 7 shtator 1950. Rrjedh nga njė familje e vjetėr qytetare nė tė cilėn ėshtė kultivuar dhe trashėguar nėpėr breza dashuria pėr muzikėn dhe artin. Gjyshja e Shpresės, Nicė Gashi, ka luajtur shkėlqyeshėm nė instrumente harkore, si violinė etj. E ėma e Shpresės, Gjina Ndueleshi-Gashi, ishte kėngėtare, tezja, Jozefina, po ashtu njė kushėrirė e saj e parė, Gongja, ishte soprano me emėr nė Kosovė. Ndėrkaq babai i Shpresės ishte i pasionuar pas fotografisė.
Ajo lindi dhe u rrit nė njė ambient familjar ku tingujt e bukur, kėnga dhe bisedat pėr muzikėn ishin tė pėrditshme. Pra qė nė familje fitoi dashurinė pėr muzikėn, e natyrisht, edhe pėrkrahjen qė tė vazhdojė shkollimin nė kėtė fushė. U regjistrua nė shkollėn e mesme tė muzikės nė Prizren ku u dallua dhe ra shpejt nė sy pėr kualitetet e saj. Pas kryerjes sė shkollės sė mesme tė muzikės punon si mėsuese e muzikės nė qytetin e saj tė lindjes. Ky ishte vetėm njė pushim i shkurtėr para studimeve tė mėtejme. Nė vitin 1970 fillon studimet nė Akademinė e Muzikės - nė degėn e Teorisė sė Muzikės. Njėkohėsisht jashtė akademisė, me punė plotėsuese, bėn avancime serioze nė perfeksionimin e solokėndimit te profesorėt eminentė tė kohės, nė Zagreb, Shkup e Tiranė.
Tashmė, nė kokėn e saj, kishte disa idole si Tefta Tashkon, Marie Krajėn, Lucie Milotin dhe Nexhmije Pagarushėn. Shpresa po pushtohej nga njė dėshirė e fuqishme qė tė shkojė gjurmėve tė kėtyre figurave, tė mėdha, tė kulturės sonė.
Mė 1974, Shpresa mbaroi Akademinė e Muzikės. Por kėtu nuk mbaruan dėshirat dhe ambiciet e saj pėr tė mėsuar mė shumė e mė shumė. Ishte, mė shumė, njė fillim i ri pėr pėrparime tė reja nė kėtė vokacion. Kjo dėshirė e gjeti nė Zagreb, ku duke lėnė mbrapa njė konkurrencė mjaft tė fortė, u bė pjesėtare e Ansamblit Profesional, tė parit dhe tė vetmit nė hapėsirėn e ish Jugosllavisė, i cili kultivonte muzikėn e renesancės dhe quhej, Universitas Studiorum Zagrebiensis.
Me themelimin e redaksisė sė muzikės nė Televizionin e Prishtinės ajo jep kontributin e vet tė ēmuar. Shpresa kėtu punon si bashkėpunėtore e muzikės serioze, si ilustratore dhe si drejtuese e emisioneve muzikore.
Origjinaliteti dhe timbri, tepėr i veēantė, i zėrit tė Shpresės, janė veēori dalluese tė saj. Sot, thotė Shpresa, kur ka kaq shumė huazime tė muzikės sė huaj i vetmi bastion qė nuk pushtohet e tjetėrsohet ėshtė timbri muzikor qė ruan vlerat origjinale. Natyrisht rėndėsia e institucioneve ėshtė e vetėkuptueshme.
Ndėr shumė epitete, thėnė pėr Shpresa Gashin, ajo pėlqen pikėrisht vlerėsimin se “Shpresa kėndon shqip dhe ka timbrin shqip”. Kėshtu ka thėnė nė njė rast pėr Shpresėn, muzikologu i madh shqiptar, Ramadan Sokoli. Shpresa e provoi veten nė disa zhanre dhe nė tė gjitha shkėlqeu, duke dėshmuar se ėshtė artiste e mirėfilltė. Asaj i ngeli pa realizuar vetėm njė dėshirė! Limitet e kohės, mundėsitė e kufizuara, mungesa e institucioneve operistike nuk i mundėsuan realizimin e ėndrrės: ngjitjen nė skenat e operas. Edhe Legjenda e kėngės Shqipe, Nexhmije Pagarusha, shpreh keqardhje qė nuk u bė e mundur ta dėgjonte njė ditė Shpresėn nė njė rol nė opera pėr ēka Shpresa ishte e zonja.
Njė pjesė e karrierės dhe suksesit tė Shpresės lidhet me Radio Televizionin e dikurshėm tė Prishtinės duke i dhėnė shumėēka njėri tjetrit. Me themelimin e korit profesional tė Radio Prishtinės, ajo bėhet soliste e kėtij institucioni tė ri kosovar. Kompozitori dhe dirigjenti, Rafet Rudi, duke iu referuar pikėrisht kėsaj periudhe tė bashkėpunimit me Shpresėn, nė korin e Radio Prishtinės, vė nė dukje paraqitjen e suksesshme tė saj nė disa zhanre: popullore, zbavitėse, serioze dhe muzikės sė vjetėr qytetare. Njė nga momentet kulmore z. Rudi veēon realizimin brilant tė Shpresės nė veprėn “ Flijimi”, shumė e popullarizuar nė vitet e ’80-ta. Nė Korin e Radio Prishtinės Shpresa punoi deri nė vitin 1990, kur tė gjitha institucionet kosovare po mbylleshin njė nga njė. Ajo kaloi vite tė rėnda nė vazhdim. Shpresa Gashi, ka kėnduar nė shumė festivale dhe skena muzikore, nė hapėsirėn shqiptare dhe jashtė saj, nė vendet ballkanike, nė Evropė, SHBA dhe Australi. Zėri i saj, i sopranos lirike, me njė koloraturė tė veēantė, ėshtė nė mė se 60 incizime, shumė prej tė cilave edhe janė vlerėsuar me ēmime tė ndryshme. Shpresa ėshtė edhe kantautore e tetė kėngėve. Ka disa kėngė nė duet, me Bashkim Paēukun, Xhelal Bakraēin dhe njė me djalin e saj Edmondin, tek i cili Shpresa sheh vazhdimėsinė e traditės familjare.
Shpresa, keni pasur afinitet tė barabartė pėr muzikė dhe pikturė. Zgjodhėt muzikėn, pse?
Po, kam pasur afinitet tė barabartė pėr muzikė dhe pikturė, vendosa pėr tė parėn sepse ishte dėshirė e prindėrve, kryesisht, e nėnės, e cila kėndonte shumė bukur! Kėshtu qė ajo mosrealizimin e saj e plotėsoi tek unė.
Ju kujtohet kėnga e parė me tė cilėn u dallua prirja juaj pėr kėndim?
Kėnga e parė me tė cilėn u dallua talenti dhe afiniteti im, mėsuar nga Gongje Gashi, kėngėtare shumė e njohur asokohe, e Radio Prishtinės, ishte kėnga - “Kėndo kitarė me gjuhėn time”, tė cilėn mė vonė, nė rininė time tė hershme, e kėndoja sė bashku me Jusuf Gėrvallėn, nė pėrcjellje tė kitarės sė tij. Ata qė e kanė njohur Jusufin, e dinė se ai nuk ka qenė vetėm patriot i rrallė po edhe artist i vėrtetė i kėngės dhe poezisė.
Si studente keni pasur njė ofertė serioze pėr tė kėnduar nė Universitas Zagrebiensis!
Gjatė studimeve tė mia nė Zagreb, mora ftesėn pėr tė kėnduar nė Ansamblin profesional, tė parin asokohe nė Jugosllavi, i cili kultivonte muzikėn e renesancės dhe quhej Universitas Studiorum Zagrebiensis. Pas disa muaj ushtrimi, mbajtėm tri koncerte nė Kroaci, Slloveni dhe Istėr. Pasoi oferta pėr specializim dyvjeēar nė Amerikė, por nostalgjia dhe dėshira qė tė kontribuoj nė Kosovė ishte mė e fortė. Kėshtu u ktheva sė bashku me ambiciet e mia pėr ta kultivuar muzikėn klasike shqipe si dhe atė botėrore. Institucionet pėrkatėse kurrė nuk u formuan deri mė sot, kėshtu, ėndrra ime nuk u realizua deri nė fund.
Pas pėrfundimit tė studimeve filluat punėn nė TVP e mė pas edhe nė Radio Prishtinė. Tė flasim pak edhe pėr atė kohė!
Pas TV Prishtinės, mora ofertėn shumė privilegjuese qė tė jem kėngėtare e paguar e Radio Prishtinės sė atėhershme. Aq mė shumė komplementonte me atė se ai vend pune i takonte vetėm legjendės sonė, Nexhmije Pagarushės. Por mė vonė u shtua nevoja edhe pėr dy kėngėtarė, natyrisht jo tė formatit tė saj unik, siē ishte Nexhmija, u pranua Bashkim Paēuku dhe unė.
Mė pas keni shkuar nė Tiranė pėr njė specializim apo jo?
Nga ky vend i punės rastisi qė tė shkoj sė bashku me flautisten tonė tė mirėnjohur, Venera Mehmetagaj, nė njė specializim tė shkurtėr nė Tiranė dhe tė punoja me pedagogen, tanimė tė ndjerė, Jorgjia Truja. Ishte fat pėr mua tė punoja me kėtė profesioniste tė rrallė. Kam kujtime tė mrekullueshme nga ajo kohė.
Keni kėnduar nė tė gjitha zhanret. Pse kjo larmi e zhanreve? A mos ishte ky njė hulumtim...
Ah, jo! Kjo larmi e zhanreve, nė repertorin tim, nuk flet pėr hulumtimet e mia, por mungesėn e pėrkrahjes shoqėrore kryesisht institucionale. Nė fillim, e mė vonė herė pas here, kam kėnduar arie operash tė lehta dhe tė vėshtira tė autorėve klasikė botėrorė e shqiptarė. Por nevoja ime e pandalshme qė t’i shpreh ndjenjat e mia pėrmes kėngės mė shtyri qė tė bashkėpunoj edhe me kompozitorėt e zhanreve tė tjera.
Sigurisht keni shumė kujtime nga koncertet dhe festivalet nėpėr botė!
Do tė veēoj, me kėtė rast, njė koncert nė Opati, ku asokohe bėhej zgjedhja e Kėngės sė Evrovizionit. Konkuronin kėngė nga tė gjitha trevat e ish Jugosllavisė. Tė gjithė kėngėtarėt e tjerė kishin tė drejtė tė visheshin sipas dėshirės dhe nuk u bėhej vėrejtje nė zgjedhjen e ngjyrave pėrveē kėngėtarit nga Kosova, i cili nuk kishte tė drejtė tė kombinojė dy ngjyrat, qofshin ato edhe tė trendit. Unė e kisha veshur njė fustan pikėrisht me kombinimin e dy ngjyrave tė ndaluara: kuq dhe zi! Nė shtypin e nesėrm Jugosllav u kritikova zėshėm.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė