Ministria e Jashtme e Serbise ka reaguar sot ndaj vendimit te shefit te UNMIK-ut Soren Jessen Petersen per tu larguar nga ky funksion ne fund te qershorit, pasi kjo sipas Serbise tregon se statusi i Kosoves po pershpejtohet.
Nepermjet nje njoftimi zyrtar, kjo ministri vlereson se vendimi qe ka marre sot Jessen Petersen per tu larguar nga ky funksion i tij ne krye te UNMIK-ut, eshte nje mesazh i qarte se percaktimi i statusit te ri te Kosoves po hyn ne fazen perfundimtare dhe te pershpejtuar. « Deklarata e Jessen Petersen se fati i Kosoves eshte i qarte, tregon se statusi i saj tashme eshte percaktuar gje qe eshte ne kundershtim me qendrimet zyrtare edhe te Grupit te Kontaktit edhe te kryenegociatorit per Kosoves Marti Ahtisarit », vlereson kjo ministri.
« Thuhet se eshte detyrim i organeve te shtetit qe ne negociatat perfundimtare mbi statusin e ri te Kosoves te hyhet me dy kerkesa te qarta : garanci te fuqishme nderkombetare per te drejtat e popullit serb ne Kosove dhe respektimin e kufirit te tashem te njohur nderkombetar te shtetit sovran te Serbise. Askush nuk mund ta kontestoje asnje nga kerkesat tona dhe kesaj duhet tia nenshtrojme strategjine e shtetit » thuhet ne njoftimin e kesaj ministrie. (RTK/ Ballkanweb)
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|