Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-06, 18:32   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sylejman Gashi, New York

Shtypi amerikan njofton sot /e martė/ pėr largimin e paralajmėruar, nė fund tė kėtij muaji, tė Shefit tė UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, duke cituar atė se largohet pėr arsye familjare. Megjithatė, nė disa rreshta mund tė lexohen edhe arsye tė tjera, si afrimi i tij mė i madh se sa duhej me shqiptarėt, miqėsia me Ramush Haradinajn dhe kritikat qė janė bėrė pėr disa aspekte tė punės sė UNMIK-ut nė Kosovė.

Botimi nė New York i gazetės the Financial Times citon liderėt opozitarė nė Kosovė tė cilėt kanė deklaruar se Haradinaj ishte kėshilltari mė i afėrt i Petersenit. Gazeta mė tej thekson se nė fjalėn e tij tė dorėheqjes, z. Petersen ka bėrė thirrje pėr njė zgjidhje tė shpejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, duke paralajmėruar tėrthorazi pavarėsinė e saj nga fundi i vitit, qoftė edhe tė imponuar, kundėr vullnetit tė Beogradit.

Po nė kėtė temė, gazeta amerikane The New York Times shkruan, se pas shtatė vjet tė vendosjes sė administratės sė Kombeve tė Bashkuara, gjithnjė e mė tepėr duket se Kosovės do t’i lejohet dhe formalisht shkėputja nga Serbia pėr t’u bėrė shtet i pavarur. Vendet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit duket se po anojnė kah lejimi i Kosovės tė shkojė rrugės sė saj. Kėshilli i Sigurimit pritet tė votojė pėr fatin e Kosovės kah fundi i vitit nė rast se shqiptarėt dhe serbėt, tė cilėt tash disa muaj po zhvillojnė negociata tė pasuksesshme, nuk arrijnė njė marrėveshje. Gazeta thirret nė qarqe tė paemėruara diplomatike amerikane dhe britanike tė afėrta me bisedimet, tė cilėt deklarojnė se tė vetmen zgjidhje qė do ta pranojnė shqiptarėt ėshtė pavarėsia, mirėpo insistojnė qė shteti i ri i Kosovės duhet tė ofrojė garanci pėr popullatėn pakicė serbe.

Pėr statusin shkruan edhe gazeta tjetėr amerikane, The Chicago Tribune e cila thekson se “kah fundi i vitit pritet qė bashkėsia ndėrkombėtare t’i njoh pavarėsinė shqiptarėve etnik tė cilėt pėrbėjnė shumicėn absolute tė popullsisė sė Kosovės”. Kjo gazetė thekson se edhe serbėt e Kosovės e dinė se Kosova po shkon drejtė pavarėsisė, mirėpo ata jetojnė nė mohim dhe sikur duan ende tė besojnė se Beogradi disi do t’i shpėtojė nga situata.



Postuar mė: sb blue sky & radio kosova staff me Jun 13, 06 | 12:34 pm
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė