SEKRETI I LIDHJES
Mbi karakterin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit flet edhe historiani britanik, Noel Malkolm, i cili
nė librin e tij, "Kosovo a short history" (Harper Collins, 1999) kujton citimet e njė zyrtari britanik
nė Kosovė mė 1878: "Lėvizja (LSHP)ėshtė mė shumė njė lėvizje fetare sesa sekulare, dhe udhėhiqet nga myftilerėt, ulematė dhe kadijtė… Jam i mendimit se tashmė ėshtė mase e qartė se Porta e Lartė dhe
Lidhja janė nė njė mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt -mbrojtjen e
provincės." (fq 222)
Qė nė vitin 1978 saktėsisht nė 100-Vjetorin e LSHP-sė kishte zėra historianėsh se kjo Lidhje nuk ėshtė mbajtur nė shtėpinė qė pėr dekada tė tėra ėshtė identifikuar si Shtėpia e Lidhjes Shqiptare e
Prizrenit. Mirėpo, duke ditur faktin se ato vite ishin shumė tė egra dhe tė rėnda, sidomos pėr popullin shqiptar, prandaj qė atėherė jo pak historianė kanė hulumtuar dhe kanė konstatuar faktin e tani mė
edhe logjikėn se nė atė shtėpi me aq pak metra katrorė assesi nuk ka pasur mundėsi tė organizohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kurse kur kėsaj i shtohet edhe fakti se Kongresi i Berlinit ka zgjatur
mė gjatė se njė muaj ka sjellė disa vendime nė dėm tė shqiptarėve, atėherė vetvetiu besohet edhe deklarata e dhėnė ekskluzivisht “Besės” prof dr Skėnder Rizaj,se nuk ėshtė ajo shtėpi, vendi i mbledhjes dhe nuk ėshtė data 10 qershor, por, ėshtė 17 qershor dhe kjo ka vazhduar pėr njė muaj rresht si tubim
kundėrshtues kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit. Prof dr Riza faktin e parė e shpjegon “ėshtė
abstrakte tė mendohet se nė atė shtėpi, e cila nuk mund tė i zė as 25 burra tė mbahet Lidhja Shqiptare e Prizrenit,sepse nė atė tubim dihet mirėfilli kanė marrė pjesė qindra burra.” Pastaj ai ka vazhduar se Mbledhja e LSHP-sė ėshtė mbajtur pėr njė muaj rresht, sepse ata kishin njerėzit e vetė nė Kongresin e Berlinit dhe nga atje u dėrgohej telegram pėr ato vendime. Kėshtu krerėt e LSHP-sė kanė kundėrshtuar
ato vendime, pėr copėtimin e tokave shqiptare. Padyshim prof Rizaj, lavdėron qėndrimin e Pashko Vasės, pasiqė ai ka ndihmuar shumė kėtė Lidhje duke shfrytėzuar lidhjet qė kishte sidomos me
Ambasadėn Angleze dhe pėr ketė fakt u mbajt Lidhja nė Prizren. Ėshtė befasuese se unė, qė nė 100-Vjetorin e LSHP-sė kam sjellė dokumente angleze me tė cilat saktėsohet data dhe vendi i mbajtjes sė
LSHP-sė . Besoni ato janė nė Prizren dhe vazhdojnė tė fshihen nė arkiv, kurse improvizimi i datės sė Lidhjes qė ishte kundėr Lidhjes reale tė tė madhit Ymer Prizreni, Abdyl Frashėri dhe tė tjerėve rrinė e
varur nė mur. “Pėr kėto falsifikime tė historisė paguan Beogradi, Athina dhe Moska” pohon plot mllef dr Rizaj. Tė kėtij mendimi tani e njė kohė tė gjatė ėshtė edhe mr Enver Batiu. ‘Foltorja e Lidhjes ėshtė ende nė xhaminė e Flamurit” tani siē e quajnė “Bajrakli xhami” ajo dhe disa qindra fakte tė tjera
bindin secilin se Mbledhje e LSHP ėshtė mbajtur nė kėtė xhami. Njėsoj mendojnė tė dy historianėt se shtėpia nė kėtė kompleks ka shėrbyer vetėm si pallati i qeverisė i LSHP-sė. Pokėshtu pėr kėtė ēėshtje
ndajnė mendimet e tyre edhe shumica e atyre qė e kanė mėtuar nėpėr libra tė historisė sė asaj kohe. Pėrgjegjėsi i kompleksit tė LSHP-sė Parim Kosova, pohon se tani 128 vjet pas asaj Lidhje ėshtė
njė pikėpyetje e madhe, dhe kjo ngjarje madhore nuk ėshtė mbajtur nė atė shtėpi.
Ai bazuar nė disa shėnime tė lexuara nga publicistė e historianė thotė se Shtėpia e Lidhjes ka shėrby-
er si mėsonjėtore nė vitin 1881, por pėr nevoja emergjente tė Lidhjes ishte adoptuar dhe ka shėrbyer si rezidencė qeveritare e Lidhjes Shqiptare. Ai si pėrgjegjės i kompleksit, dhe nė anėn tjetėr edhe
si njėri ndėr hulumtuesit e mirėfilltė tė kėsaj ngjarje madhore. Madje mund tė thuhet edhe militant i frymės, idesė dhe figurės madhore apo siē e quan ai Kryetarit tė parė tė Qeverisė shqiptare Ymer
Prizreni, mendon se hapėsira aktuale e kompleksit duke pėrfshirė xhaminė “Bajrakli”, ėshtė logjike se xhamia ėshtė vendi ku edhe ėshtė mbajtur Mbledhja e Lidhjes.
Info:Gazeta Besa
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
|