Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-06-06, 13:43   #8
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Nė xhami u bashkuan - pėr vatan luftuan...

Mexhid Yvejsi

«Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hir
tė All-llahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillėt janė ata tė vėrtetėt».(Kur’an, 49:15)


Myderriz haxhi Ymer Prizreni dhe myderriz mulla Haxhi Zeka kanė qenė besimtarė tė vėrtetė, dy hoxhallarė, dy udhėheqės kombėtarė, dy haxhinj, dy atdhetarė qė e bashkuan popullin nė xhami
dhe pėr hir tė Zotit luftuan pėr atdhe...
Lidhja e Prizrenit (1878-1881) dhe Lidhja e Pejės «Besa-Besėn» (1899) janė dy nga ngjarjet mė tė rėndėsishme, mė tė lavdishme tė historisė sė popullit shqiptar. Ato na afirmuan si komb dhe ngritėn ēėshtjen shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare si asnjėherė mė parė.
Kėto Besėlidhje Shqiptare,qė themeluan organizata tė fuqishme poltiko-ushtarake,me njė shtrirje tė madhe nė mbarė Kosovėn e pėrtej,nxorėn nė skenė dy personalitete, qė u shquan pėr urtėsinė, guximin, organizimin dhe gatishmėrinė, qė me armė nė dorė tė luftojnė pėr liri:
Myderriz haxhi Ymer Prizreni dhe Myderriz Haxhi mulla Zeka. Pėr rėndėsinė e madhe historike tė kėtyre ngjarjeve, pėr rolin e kontributin e madh tė udhėheqėsve kryesorė, tė cilėt organizuan popullin, e bashkuan dhe e frymėzuan qė tė ngrihej nė luftė tė armatosur, deri sot ėshtė shkruar nė pėrputhje tė plotė me pikėpamje marksiste dhe ateiste...!
Shkrime tė tilla nė periudhėn komuniste mund tė «arsyetohen», se ishte koha e s’kishte mundėsi tjetėr... Por,nė kohėn postkomuniste, si tė arsyetohen? Tė shkruash pėr ngjarjet mė madhėshtore mbi
personalitetet mė fetare e atdhetare, tė pavarur nga Zoti, kjo ėshtė rrugė dinake e ateizmit.
Ateizmi nė vete pėrmban mohimin e ekzistencės sė Zotit si edhe tė Autoritetit tė Tij, ose tė dyja sė bashku.
Vetėm tė mos mendosh mbi Zotin, Krijues i tė gjithave, do tė thotė se je kundėr Tij, e lėre mė ta
mohosh! Ruajna Zot! Mėnyra se si e kuptojmė Zotin, Inteligjencėn e paskajshme,ėshtė me rėndėsi kryesore pėr jetėn njerėzore. Njeriut i ėshtė lėnė vullneti i lirė tė besojė ose tė mohojė, pra, secili e gėzon tė drejtėn, por tė gjithė ata qė janė marrė me kėtė veprimtari,edhe pse kanė tė drejtė tė
shkruajnė, kjo e drejtė pėr tė shkruar nuk do tė thotė se kanė shkruar drejt.
Tė shkruash studime e libra pėr Lidhjen e Prizrenit e Lidhjen e Pejės dhe tė mos pėrmendet fakti se ato mbledhje plenare u mbajtėn nė xhami, ėshtė padrejtėsi.
Tė shkruash pėr kryesuesit e kėtyre dy kuvendeve kombėtare, pėr ata dy burra tė shquar e tė mos pėrmendet se kėtė e kishin arritur pėrmes besimit dhe edukimit fetar -kjo s’ėshtė punė e mbarė!
Tė mos pėrmenden as titujt fetarė, si besimtarė qė ishin,Hoxhė, Myfti, Myderriz dhe Haxhi, vėrtet ėshtė krim kundėr dinjitetit tė tyre.I pėrmendėm kėto sepse «Feja na jep siguri dhe lumturi nė jetė, nė marrėdhėnie me tė tjerėt ėshtė njė burim dashurie», thotė Uilliam Xhems (William James), psikolog amerikan. Nga ky kėndvėshtrim po nisem, me shpresė se tė tjerėt, mė pas, do ta vazhdojnė...
Myderriz haxhi Ymer Prizreni (1821-1886), i biri i myderriz Sulejman Efendiut dhe Myderriz mulla Haxhi
Zenel Efendiu (1830-1902), (Zekė ėshtė deminutiv i emrit Zenel), i biri i Mehmet Abedinit, me prejardhje nga fshati Biberaj nė Malėsinė e Gjakovės, qė tė dyve qė kishin njė edukim tė mirė fetar, dhe
feja u dha siguri, mundėsi e dashuri qė t’i bashkonin pėrfaqėsuesit e popullit shqiptar nė Xhaminė e Gazi Mehmed Pashės nė Prizren (Bajrakli) 1878) dhe hamam Xhami tė Pejės (1899), si sot njėqind vjet mė parė. Kėto nuk duhen harruar dhe as qė u lejohet tė tjerėve t’i harrojnė. Pra, dikur shqiptarėt nėn udhėheqjen e myderrizėve nė xhami u bashkuan dhe n’Emėr tė Zotit pėr Atdhe lidhėn Besėn e luftuan...
Pėr bashkimin kombėtar, qė u krijua nė xhami, nga kėta hoxhallarė, besimtarė e atdhetarė, ndoshta mė mirė se historia flet poezia...A nuk tha Aristoteli se «poezia ėshtė mė mendore se historia»?!
Kėtu mė poshtė po sjellim dy poezi gojore (popullore): njė pėr Myderriz haxhi Ymer Prizrenin dhe njė pėr
Myderriz haxhi mulla Zekėn,dy figurat udhėheqėse,bartėse, frymėzuese nė pėrpjekjet pėr liri, nga mund tė nxirren mjaft elemente tė dobishme, tė ēmueshme, tė cilat mund tė na shėrbejnė sot o kurrė...
Nė kėto kėngė popullore, ku pasqyrohen nė mėnyrė besnike zhvillimi i ngjarjeve tė Lidhjes sė Prizrenit dhe Lidhjes sė Pejės, si edhe figurat qendrore tė myderriz haxhi Ymer Prizrenit dhe myderriz mulla Haxhi Zekės, mund tė zbulojmė rėndėsinė kryesore tė jetės: Besimin nė Zotin dhe bashkimin me Besa-Besėn drejt lirisė. Mjerisht, pėr shkak tė kompleksit tė inferioritetit te disa intelektualė, te shumica tė
dominuar nga mendimi sekularist, qė ka pėr themel degradimin e qenies njerėzore, prej njė qenieje
metafizike, mėnjanimi i vlerave fetare tė individėve, grupeve apo njė populli tė tėrė duket qė bėhet me qėllim,sepse kėto vlera prej tyre konsiderohen si pengesė e zhvillimit, pėrparimit dhe civilizimit. Civilizimi ėshtė formuar si mjet nė shėrbim tė njeriut. Vlerat fetare e ndihmojnė njeriun nė pėrsosjen e
tij shpirtėrore e morale...Myderrizi haxhi Ymer Prizreni dhe myderriz mulla Haxhi Zeka kėtė gradė e
kishin arritur dhe e dėshmuan me veprimtarinė e tyre, me bashkimin e pėrfaqėsuesve tė popullit nė xhami...Vetė fjala xhami ka kuptimin «vend tubimi», «vend bashkimi». Nė shoqėrinė amerikane,
po edhe tė shumė vendeve tė tjera perėndimore, vlerat fetare hebraiko-krishtere i kanė maksimalisht tė institucionalizuara, e ne pse tė veprojmė ndryshe?
Do tė jemi tė lirė vetėm duke i shėrbyer sė vėrtetės...Tė vėrtetėn ta shpallim se megjithatė ka njerėz qė janė tė gatshėm ta dėgjojnė e ta pranojnė...!

-------------------------
-------------------------


poezi»
Kushtuar Myderriz
Haxhi Ymer Prizrenit



Ymer Efenija,trim shqiptar,
Sylejmani ni komandar,
I tubuan tre mi' luftarė,
Tanė malsorė,n'plisa t'bardhė,
N'Qafė t'Morinės kokan dalė,
Sylejmani majti fjalė:
- Ngoni ju vllazėn shqiptarė,
Do t'i dalim turkut pėrballė;
Dervish Pasha n'Gjakovė a
ardhė,
Pėr m'i zanė krent,m'i vjerr'
vet,
Me coptue kėt ven t'shkretė.
- Efeni,ēka me ba,
A ban turkut pushkė m'i ra?
Myderrizi kish pas thanė:
- Kur asht fjala pėr vatan,
Jo veē turkut e atij tjetrit,
Po ni plum kush ja jep mretit,
Ka me shkue n'lule t'Xhenetit!
Fjalėt e hoxhės kur i nguen
Tė tanė burrat n'kam u ēuen,
Lidhėn Besė e pajtuen gjaqe,
- Me ven tonė s'ka pazarl-
laqe...!

----------------
----------------

Na kti veni duhet m'i
dalė zot

(Kushtuar Myderriz Mulla
Haxhi Zekės)


N'grykė t'Pejės,more,u dhez
rrfeja
Shqiptarisė,more,ju forcue
beteja.
N'kam na u ēue,o vėllazėn,
Haxhi Zeka,
Nisi fjalė,more,shqiptarėve
po u man:
- Ngoni knena,o vllazėn
shqiptarė,
N'kit ven juve o qi u kam
marrė,
N'kit ven juve o qi u kam
thirrė;
Fjalė me dhanun,besa-Besė
me lidhė.
Pėr me lidh-o ni Besė tė Zotit,
M'i dal n'ball,more,o
anmikut t'sodit
si n'kohėn e Gjergj Kastriotit.
Na kti veni duhet m'i dalė zot;
Dy syt,more,ju mbushėn me
lot.
Atėherė Isa koka ēue n'kam:
- Ngo mor Zekė,unė ēka po
t'tham,
I madh e i vogėl,tanė n'kam
m'u ēue,
Pėr tokė tonė kena me liftue,
Me derdh' gjakun,more,bash
si prrue!
Kem m'u kallė tan',more,si
cigare,
s'kem me lanė anmik n'tokė
shqiptare!
Fort u gzue,more,trimi Haxhi
Zekė
Nxuerr alltin,more,paj qiti
pėrpjetėė:
- Ktu koftė lidhė,more
vllazėn,Besa-Besa.
E na u nisėn trimat,more,
ēeta-ēeta,
shkon t'u pri,more,trim-o
Haxhi Zeka.
Haxhi Zeka o ni zog shqiptari
O pėr Kosov' o n'luftė ma i
pari.



Info:Gazeta Besa
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė