Jeta dhe Shpirti function printerFriendly(){ window.open('/a.page/criteria/urtesia/p2289.html', 'printer'); return false; }

Jeta ėshtė njė e fshehtė hyjnore; natyrėn e saj e njohin vetėm ata qė janė konfidentė tė tė fshehtave hyjnore...
***
Jeta, nė kuptimin e saj absolut, ėshtė njė gjėllim fizik, trupor. Temperatura dhe gjėllimi nė trup janė krejtėsisht natyrore dhe prodhohen brenda procesit tė shndėrrimit tė lėndėve ushqimore nė gjak dhe energji.
***
Qėllimi i jetės fizike (trupore, fiziologjike) ėshtė gjėllimi dhe kryerja e njė sėrė detyrash fizike (trupore); nisur nga njė gjė e tillė, nga njė lloj jete e tillė, mes njeriut dhe kafshės nuk ka asnjė ndryshim. Kurse jeta njerėzore ėshtė jeta e pėrbėrė prej vetėdijes, njohjes dhe mundėsisė pėr tė komunikuar me botėt pėrtej dhe ja, kjo ėshtė jeta e vėrtetė!
***
Jetė s’do tė thotė shpirt. Jeta ėshtė njė gjėllim trupor, material. Kurse shpirti ėshtė njė qenie e brishtė, e pazbėrthyeshme, e papjestueshme, e ndryshme prej elementeve lėndore si dhe njė “ligj i urdhėruar” i vetėdijshėm.
***
Shpirti hyn nė raport me trupin sė bashku me jetėn dhe ndahet prej tij me ndarjen e jetės. Jeta shuhet e shkatėrrohet, kurse shpirti jeton, nė saje tė urdhrit tė Allahut, gjer nė pafundėsi.
***
Jeta ėshtė me burim krijimi dhe me dimensione natyrore. Kurse shpirti, njė frymė hyjnore, zotėron njė cilėsi mbikrijimore e mbinatyrore. Jeta ėshtė e vdekshme dhe e fundme, kurse shpirti, me pamje pėrjetshmėrie dhe i pavdekshėm.
***
Shpirti ėshtė njė qenie qė, mbi mekanizmėn e trurit, njeh, ndien, kėrkon dhe dėshiron vetė. Kurse marrėdhėnia e tij me trupin ėshtė njė fqinjėsi e pėrkohshme dhe fat i pėrbashkėt.
***
Shpirti ėshtė njė qenie e pavdekshme qė, ashtu siē e kapėrcen lehtėsisht gropėn e varrit dhe ikėn, ashtu dhe, pa u penguar nė pritat e jetės sė varrit
[2] dhe grumbullimit pas ringjalljes, shkon dhe arrin pafundėsinė e xhehennemit e tė xhennetit!
***
Shpirti reflektohet nė pasqyra ose nė ėndrra apo iluzione disa herė i shembėllyer si njeri, disa herė nė formė avulli tė lehtė e, disa herė, nė formėn e njė elementi tjetėr dhe, si engjėjt, merret me gjėra tė dobishme ose, si djajtė, me gjėra tė dėmshme e tė kėqia.
***
Jeta e vėrtetė ėshtė ajo nė tė cilėn jeta shpirtėrore me jetėn trupore shkojnė sup mė sup. Njė jetė e tillė ėshtė, nė tė njėjtėn kohė, kėtu njė farė nga e cila del dhe ēel lule jeta e njeriut tė vėrtetė, kurse pėrtej, jeta e tė merituarve tė xhennetit qė do tė hedhė shtat e blerojė nė tė gjitha pėrmasat e saj.
***
Vetėdija dhe thjeshtėsia janė rezultat i jetės ndiesore.
***
Nuk mund tė ketė jetė shpirtėrore te ata qė e jetojnė jetėn pa pėrgjegjėsi. Edhe pėrlotimi i tyre ėshtė njė gėnjeshtėr mė vete!
***
Qysh nga ēasti kur erdhėm nė kėtė botė, jeta e vėrtetė na ėshtė dhėnė amanet e lidhur ngushtė me jetėn shtazore dhe me qėllim pėr ta zhvilluar atė. Dhe kjo pėrgjegjėsi mbetet mbi ne gjersa tė vijė ēasti qė marrėdhėnia shpirt-trup tė prishet.
***
Pėrsa i pėrket jetės shtazore, njeriu ėshtė nė koherencė me kafshėt, kurse, pėrsa i pėrket jetės shpirtėrore, nė koherencė me engjėjt. Ashtu siē ėshtė i paracaktuar engjėllizimi me kohė i atyre qė munden t’i vlerėsojnė dhe pėrdorin mundėsitė dhe dinamikat nė esencėn e krijimit tė vet, ashtu edhe ėshtė e pamėnjanueshme rėnia herėt a vonė nėn nivelin e kafshėve, madje e djallėzimit tė atyre qė i lenė tė verbėra mundėsitė dhe dinamikat nė fjalė, madje, qė, duke i shndėrruar nė elementė destruktivė, i pėrdorin pėr tė keq ato!
Dr. leone