Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-07-06, 14:58   #7
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

Me qė shpirtrat nuk pėsojnė transformim, edhe tė krijuar s'mund tė jenė; ē’thoni pėr kėtė?


Edhe kjo ėshtė njė ndėr ēėshtjet e thella tė teologjisė. Nė kėtė pyetje pėrfshihen kėto gjėra: Gjithėsia ėshtė e krijuar, e kushtėzuar pėr ndryshim dhe ndodhet nė ndryshim tė pandėrprerė. Nga ky kėndvėshtrim ne i themi gjithėsisė e krijuar ose, me njė term shkencor-filozofik, aksidencė (akcidencė), domethėnė qė ėshtė krijuar, ėshtė kompozuar pas dhe qė shkon drejt dekompozimit final e tėrėsor pėrmes njė procesi dekompozimi tė vazhdueshėm. Pėr rrjedhojė, ne themi se tė gjitha zbėrthimet, pra, ndryshimet, shndėrrimet dhe dekompozimet i ka radhitur dhe rregulluar dikush qė ėshtė vetė i pazbėrthyeshėm e i patransformueshėm. Kėtij parimi mund t’i thuhet parimi sipas tė cilit mbi gjėnė qė ndyshon, ndodhet, qėndron individualiteti qė s’ndryshon. Ēdo gjė qė ndryshon dhe transformohet, shėrben si argument, argumenton ekzistencėn e Individualitetit tė Lartė Eternal qė s’ka tė bėjė me ndryshimin, transformimin, ngjyrėn dhe trajtėn, i cili ėshtė Allahu, Zoti i Gjithėsisė. Ai ėshtė qenie e domosdoshme, i ndryshėm prej tė gjitha dukurive humane e kozmike, prej tė gjitha simptomave, prandaj edhe ėshtė i shenjtė. Ja, pra, prej kėtyre premisave tė parashtruara mbi individualitetin hyjnor del nė shesh kjo pyetje.
Allahu nuk ėshtė krijesė, Ai nuk ndėrron; nuk ha, nuk pi, nuk pėrdor dhe nuk shpenzon gjė. Ai ėshtė eternal, domethėnė i paraqenė, me ekzistencė tė vetvetishme si dhe i pafundmė.
Nga ana tjetėr, edhe shpirti ka karakter elementar dhe esencial, i thėnė ndryshe, shpirti nuk ėshtė i pėrbėrė prej lėnde. Nė tė njėjtėn kohė, nuk ėshtė prej botės sė krijuar, po, sipas shprehjes sė Kur’anit, prej botės sė urdhėrit hyjnor. Shpirti nuk ėshtė njė gjė apo njė qenie e dalė nė shesh nėpėrmjet bashkimit tė atomeve, por, ashtu si edhe engjėjt e lartė, ėshtė nga kanunet (ligjet) e vetėdijshme, tė pajisur me dritėn hyjnore, tė krijuar me urdhėr tė Allahut. Ashtu si ligji i zhvillimit (aftėsia mbirėse) tek fara, si ligji i tėrheqjes dhe shtytjes mes trupave, mes atomeve, madje mes bėrthamės dhe elektroneve tek atomi, ashtu edhe shpirti ėshtė njė ligj. Por i vetėdijshėm. Kurse tek ligjet e tjera nuk ka jetė dhe vetėdijė.
Shpirti ėshtė i thjeshtė, elementar, sepse nuk ėshtė i pėrbėrė prej lėnde, nuk zbėrthehet dhe nuk jonizohet. Ai ka njė ekzistencė tė qėndrueshme. Me kėtė aspekt, disave u shkon nėpėrmend - larg qoftė - ta pėrngjasojnė me Zotin. Sipas tyre, me qė edhe shpirti nuk u nėnshtrohet transformimeve, cili ėshtė ndryshimi mes tij dhe Zotit?
Fakti qė Zoti nuk ka tė bėjė me ndryshimin dhe transformimin, me ngjyrėn dhe trajtėn, ėshtė i vetvetishėm, kurse shpirti ėshtė i krijuar nga Zoti si njė qenie e thjeshtė. Zoti ėshtė krijues, kurse shpirti, krijesė. Allahu ekziston nė vetvete, ekzistenca e Tij ėshtė e vetvetishme. Kurse ēdo gjė pėrfshi edhe shpirtin, ekziston nė saje tė Tij. Ēdo gjė ka ngritur duart kah Ai dhe ėshtė kah lutet: “Vetėm prej Teje kėrkojmė ndihmė!”.(1) Kurse Ai ėshtė kah u pėrgjigjet dhe kah u jep ndihmė tė gjitha lutjeve tė tilla. Edhe shpirti ėshtė ndėr krijesat sė cilės Allahu i zgjat dorėn e ndihmės. Edhe ekzistenca e shpirtit ėshtė nė saje tė Allahut. Edhe shpirti ekziston pėr sa kohė mbėshtetet te Zoti. Po tė mos mbėshtetet tek Ai, shkatėrrohet e mbaron. Shpirtin, si njė ligj me jetė dhe vetėdijė, Zoti e ka mbėshtetur te vullneti dhe vetėdija e vet, duke i dhėnė, kėshtu, vazhdimėsi atij.
Po qe se ēėshtjen do ta paraqisnim me njė shembull, do tė thoshim kėshtu: Nė diell ka dritė, rrezatim dhe ngjyra. Kėtė e vėzhgojmė edhe nė hėnė. Por, po tė supozonim se dielli nuk ekziston, atėherė nuk do tė ekzistonte mundėsia qė nė hėnė t’i mendonim dritėn, rrezatimin dhe ngjyrat. Dritat-simptomė mbi sipėrfaqen e hėnės janė shfaqje, shėmbėllime a variacione tė dritėrave qė pėrbėjnė individualitetin e diellit. Nė ēastin kur ne supozojmė mosqenien e diellit, asgjėsohet edhe mundėsia pėr vazhdimėsinė e dritės mbi sipėrfaqen e hėnės. Atėherė, a mund tė vini ju, nė kėto kushte, shenjėn e barazimit midis diellit e hėnės? Kurrsesi! Kur’ani pėrdor pėr hėnėn fjalėn “munir”, “e ndriēuar”, kurse diellin e shėmbėllen me njė llambė qė ndriēon duke shkėlqyer. Nė njė aspekt, ky paralelizėm i yni mes diellit dhe Zotit nuk ėshtė fort i pėrshtatshėm, por ja qė pėr ta kuptuar ēėshtjen ndihet nevoja e shembujve konkretė.
Edhe pas ringjalljes, nė jetėn tjetėr, bashkė me shpirtrat, Zoti do t’i bėjė tė pėrjetshėm edhe trupat. Edhe Zoti i pėrjetshėm, edhe ata tė pėrjetshėm. Vetėm se pėrjetshmėria e tyre, e varur prej Zotit, nė saje te Tij. Po tė dojė, Zoti i asgjėson nė ēast tė gjithė. Kurse ekzistenca e Zotit ėshtė e vetvetishme, e lidhur me Individualitetin e vet. Ata mund tė asgjėsohen, kurse Individualiteti i Lartė ėshtė i paraqenė dhe i pafundmė!

Dr. leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 03-07-06 nė 16:08
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė