Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-06, 09:46   #5
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

GJUHA DHE SHQISA E TĖ SHIJUARIT



Njeriu ēdo ditė konsumon lloje tė ndryshme ushqimesh dhe pijesh tė shumllojshme. Shqisa e tė shijuarit ėshtė protagonistja kryesore nė kėtė proces. Kur ne hamė ushqim, e kuptojmė menjėherė nėse ai ėshtė i kripur apo i ėmbėl, i ngrohtė apo i ftohtė. E gjithė merita i takon Allahut (xh.sh), i Cili na krijoi kėtė gjuha nė formė kaq tė pėrkryer. Ne cipėn e sipėrme tė sė cilės ndodhen dhjetė mijė vrimėza mikroskopike dhe poshtė ēdonjėrės prej tyre ėshtė vendosur nga njė fije e hollė nervi e cila shėrben si informator i trupit pėr atė ushqim qė pėrcillet nė stomak.

Shijet kryesore qė gjuha i njeh menjėherė dhe me shumė lehtėsi janė, e ėmbla, e hidhura, e tharta dhe e njelmėta. Kjo gjė arrihet vetėm nėse lėnda ėshtė e tretshme sepse ajo qė e bėn tė mundur shijimin ėshtė tretja e lėndės me pėshtymėn.



PJESĖT E GJUHĖS DHE LIDHJA E TYRE ME SHIJIMIN



Ēdo pjesė e gjuhės ka rolin e saj tė veēantė nė ndjesinė e shijimit.

Pėr shembull qelizat e shijimit tė ėmbėlsirės gjenden kryesisht nė pjesėn e pėrparme tė gjuhės, qelizat e shijimit tė thartirės dhe njelmėsisė ndodhen nė dy anėt e saj, ndėrsa qelizat e shijimit tė hidhėsirės ndodhen nė fundin e saj.

Pėr kėtė arsye njeriu nuk e ndjen hidhėsirėn e ilaēit nėse atė e pėrtyp shpejt. E nėse atė e pėrtyp ngadalė dhe ajo fillon e shkrihet prej pėshtymės do tė fillojmė tė ndjejmė shijen e hidhėsirės kur ajo tė arrijė nė fundin e gjuhės. Gjuha nuk mund tė arrijė plotėsisht qė ta kryejė funksionin e saj tė shijimit nėse ajo sėmuret qoftė edhe nga njė grip kalimtar. Kėtė dukuri e vėmė re nė momentin kur i sėmuri nuk bėn shumė dallime nė tė shijuarin e ushqimeve. Pėr tė pothuajse tė gjitha janė njėlloj.

GJUHA DHE PĖRTYPJA



Gjuha ėshtė ndihmuesja kryesore e procesit tė pėrtypjes sė ushqimit. Kjo arrihet prej lėvizjes sė saj akrobatike duke e rrotulluar ushqimin brenda nė gojė gjatė kohės sė bluarjes sė tij. E gjithė kjo falė muskujve tė cilėt janė vendosur nė kėtė organ kaq perfekt. Nė fund tė procesit tė ushqimit gjuha i jep lamtumirėn e fundit ushqimit duke e shtyrė atė drejt stomakut.



SI DEL FJALA NGA GOJA



Zėri del nga dy korda qė kanė formėn e germės “V” dhe qė janė vendosur posaēėrisht pėr kėtė mision nė gurmaz. Nė momentin kur nuk del zė nga goja kėto korda largohen nga njėra-tjetra. Kur njeriu do tė flasė ato dy korda vrapojnė pėr tek njėra-tjetra pėr tu dridhur nga disa muskuj qė janė vendosur tek ato vetėm pėr kėtė bashkim dhe dridhje. Kjo dridhje ėshtė ajo qė ne e quajmė fjalė, e cila ndryshon me ndryshimin e bashkimeve tė kėtyre dy kordave. Tek fėmijėt dhe tek gratė kėto dy korda janė mė tė shkurtra. Pėr kėtė arsye zėri qė del prej tyre ėshtė mė i hollė dhe mė i butė. Kurse tek burrat kėto korda janė mė tė gjata dhe mė tė forta e pikėrisht pėr kėtė edhe zėri i tyre ėshtė mė i fortė dhe mė i trashė.



ORGANET E FJALĖS



Nė kohėt e hershme njerėzit mendonin se gjuha ishte i vetmi organ i cili prodhonte fjalėn. Me zhvillimin e shkencės u mėsua se edhe po tė dėmtohet njė pjesė e gjuhės fjala vazhdon tė prodhohet. Kjo do tė thotė se ka edhe organe tė tjera qė ndihmojnė nė nxjerrjen e fjalės. Por cilat janė ato ?

Ėshtė zbuluar se ka edhe disa organe tė tjera tė trupit tė njeriut qė bashkėpunojnė me njėra-tjetrėn nė prodhimin e fjalės. Ndėr to mund tė pėrmendim: mushkėritė, gurmazi, kordat, muskujt rrethues tė gurmazit, qiellėza, membranat e hundės, dhėmbėt, nofullat, buzėt etj.







DISA PROBLEME TĖ SHQIPTIMIT



Nė disa njerėz vihet re qė kanė probleme me shqiptimin e drejt tė fjalės dhe kėto janė tė llojeve tė ndryshme si psh:



Memecėria:



Ėshtė njė sėmundje qė shkakton mosnxjerrjen e fjalės dhe kėta njerėz quhen memecė. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kjo lloj sėmundje shkaktohet nga njė sėmundje tjetėr qė ėshtė shurdhimi total i dėgjimit. Kjo ndodh sepse njeriu i mėson fjalėt nga dėgjimi i tė tjerėve. Kėshtu fėmija i cili ka probleme me dėgjimin humb edhe vetinė e tė folurit, sepse ai nuk mund tė mėsojė asnjė fjalė nga tė tjerėt.

Nė shumicėn e rasteve kėto sėmundje hasen mė shpesh tek fėmijėt. Kjo pėr faktin se fėmija mund tė dėmtohet nė barkun e nėnės apo njė sėrė problemesh tė tjera siē ėshtė heqja e gurmazit nga ndonjė sėmundje kanceri etj.



Mekja e gojės:



Ėshtė njė tjetėr sėmundje e gjuhės, e cila shkakton pengesėn e nxjerrjes sė njė apo mė shumė germave gjatė tė folurit, duke mos patur mundėsinė e rrjedhshmėrisė sė gojės. Kjo ėshtė njė lloj burgimi i fjalės. Nga kjo mekje e gojės shkaktohet nė trurin e njeriut njė lloj pasigurie dhe ndryshim i volumit tė zėrit. Kur dėgjojmė njė njeri tė cilit i meket goja, nė momentin qė arrin ta nxjerrė pjesėn e fundit tė fjalės, ai e ngre zėrin pavetėdijė.



Nxitimi i tė folurit:



Ky ėshtė njė rast tjetėr i sėmundjeve tė shqiptimit, i cili shkakton atė qė quhet ndryshe edhe nxitimi nė tė folur apo ngrėnia e fjalėve.



Ngathtėsia e shqiptimit:



Edhe kjo ėshtė njė tjetėr sėmundje e shqiptimit qė e bėn njeriun tė flasė shumė ngadalė. Kjo vihet re sidomos tek njerėzit e moshuar.











Ndryshimi i germave:



Ka disa njerėz qė germėn “S” nuk arrijnė ta shqiptojnė dot ashtu siē duhet, por e zėvendėsojnė atė me germėn “TH”. Kėta njerėz quhen ndryshe thuthuqė. Po kėshtu tė tjerė njerėz nuk mund ta shqiptojnė fare germėn “R”.

Shėrimi: Kurimi i kėtyre sėmundjeve arrihet nėse pacienti i nėnshtrohet njė terapie speciale qė ka tė bėjė me njė shlodhje tė plotė tė trupit, duke dėgjuar fjalėt qė ka problem me to e duke ushtruar frymarrjen dhe nxjerrjen e germave .
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė