Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Shirley Cloyes-Dioguardi: E vetmja gjė qė mendoj se duhet tė them pėr shqiptarėt ėshtė se ata nuk duhet tė rrinė duarkryq duke pritur qė, meqė disa organizma thonė se ēėshtjet e Kosovės do tė zgjidhen nė pėrfundim tė vjeshtės, atėherė kjo gjė do tė ndodhė vetė. Ne duhet tė shqetėsohemi pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr pranimin e saj nė Kombet e Bashkuara, apo tė tjera si kėto. Serbisė i ėshtė dhėnė mundėsia qė tė jetė anėtare e tė gjitha institucioneve ndėrkombėtare, pa i vėnė asnjė kusht, dhe pikėrisht nė kėtė vend ndodhi dhe genocidi. Kėshtu qė mendoj se shqiptarėt duhet ta kenė tė qartė dhe tek organizmat ndėrkombėtarė qė nuk mund tė ketė kushte pėr pavarėsinė e tyre. Ne e dimė se gjithmonė kėto organizma do tė sigurohen, duke e mbikėqyrur Kosovėn, se do tė ruhen tė drejtat e minoriteteve apo nuk do tė ketė dhunė, por shqiptarėt e kanė dėshiruar pavarėsinė e tyre, duke u pėrpjekur ta mbrojnė atė me gjak, me luftė pėr 125 vjet.
Nė seancėn e fundit tė dėgjimit nė senatin amerikan, nė lidhje me Kosovėn dhe Serbinė ėshtė thėnė se problemi kėtu ka qenė qė kjo e fundit ka refuzuar tė njohė demokracinė nė Kosovė, pasi 40 % e vendit kontrollohej nga partia e Millosheviēit dhe Sheshelit. Kėshtu qė duke e marrė Kosovėn, ne do t’i bėnim njė nder tė madh Serbisė nė mėnyrė qė ajo tė pėrqendrohet nė problemet e saj, pėrsa i pėrket integrimit nė Evropė. Dhe mendoj se kjo ėshtė njė pikė shumė e rėndėsishme qė jo tė gjithė e kuptojnė. Qė, nėse Serbia do tė ingranohet sa mė mirė nė Evropė, duhet t’i bindet tė gjitha ligjeve tė saj, duhet tė dėrgojė Mlladiē dhe Karaxhixh nė Gjykatėn Ndėrkombėtare, pasi kur bėhej fjalė pėr Haradinajn, askujt nuk iu desh qė tė shkonte ta arrestonte, pasi ai shkoi vetė atje. Por tani, serbėt nuk po dorėzojnė para drejtėsisė kriminelėt e tyre tė luftės. Ne e dimė qė Haradinaj nuk ishte kriminel, por njė hero, por serbėt donin qė tė tregonin se kishte tė njėjtat probleme si me shqiptarėt ashtu edhe me serbėt. Nuk duhet tė harrojmė qė Serbia nuk ka dėshirė tė njohė demokratizimin e Kosovės apo pavarėsinė e saj. Gjermanėt i shkaktuan shumė dėme ēifutėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por erdhi njė moment kur ata kėrkuan falje pėr kėtė, por me serbėt ėshtė ndryshe, pasi ēfarėdo gjėje qė tė ndodhė, ata nuk kanė asgjė pėr tė thėnė apo asnjė shfajsim pėr tė bėrė.
Kosova po i kėrkon mbarė botės qė ta njohė si shtet tė pavarur. Po ēfarė duhet tė bėjnė vetė kosovarėt pėr tė ndihmuar mė shumė veten e tyre?
Joseph Dioguardi: E para dhe kryesorja ėshtė qė nė kėto momente qeveria e Kosovės nuk ėshtė e mirė, pasi kontrollohet nga interesa partish, tė cilat kėrkojnė tė fuqizojnė vetė partinė, por jo vendin. Edhe kur vijnė qė tė flasin pėr problemet e Kosovės nė Amerikė, ata pėrmendin vetėm ato qė kanė tė bėjnė me interesat e tyre dhe jo me temat shqetėsuese pėr gjithė vendin. Kėshtu qė duhet ta kemi tė qartė qė nėse ata duan tė respektohen dhe njihen si komb, atėherė duhet tė veprojnė si njė qeveri pėr tė mirėn e njerėzve dhe jo pėr partinė. Pėr partinė interesohej Enver Hoxha, pėr Partinė e Punės, mė pas vinte shteti, mė pas vinte populli. Por, s’ėshtė kėshtu, pasi fillimisht duhet tė vijė populli, pastaj shteti dhe partitė, si ėshtė dhe nė Amerikė. Pėr momentin nuk shoh qė prioriteti atje janė njerėzit dhe pikėrisht pėr kėtė e kritikojmė tani qeverinė e Kosovės.
Shirley Cloyes-Dioguardi: Njė tjetėr problem ėshtė dhe ai i korrupsionit, pasi e dimė mirė se shumica e komunitetit ndėrkombėtar ėshtė i korruptuar. Me kėtė gjė jemi duke u pėrballur dhe nė Amerikė, pasi dhe atje kemi shumė anėtarė tė Kongresit qė janė tė korruptuar. Dhe vetė anėtarėt e kėtij organizmi kanė thėnė qė pėr kėtė kategori njerėzish tė korruptuar nuk duhet tė bėhet fare gjyq, por duhet tė pėrfundojnė menjėherė nė burg. Kėtė gjė duhet tė bėjmė dhe nė Kosovė. Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė marrim nė konsideratė rėndėsinė qė ka sovraniteti, por edhe problemet qė vijnė bashkė me tė, si korrupsioni. Gjithashtu, duhet tė njohim faktin qė ka dy fusha kryesore me tė cilat merret qeveria e Kosovės: ajo e shėndetit dhe edukimit. Por, duket se pikėrisht kėto tė dyja lėnė shumė pėr tė dėshiruar, pasi gjendjet nė shkollat e Kosovės janė tepėr tė kėqija. Nėse do tė isha nė qeverinė e Kosovės, do tė punoja qė tė paktėn kėto dy fusha tė ishin tė pėrsosura. Nė kėtė mėnyrė edhe komuniteti ndėrkombėtar do tė ndjente mė tepėr pėrgjegjėsi pėr tė ndihmuar kėtė vend.
Cilėt janė miqtė mė tė mirė tuajėt nė kėtė betejė?
Joseph Dioguardi: Sė bashku me ne, nė organizmin qė kemi krijuar, ne kemi edhe dy kongresmenė shumė tė rėndėsishėm qė na mbėshtesin: senatorin Shuman, njė demokrat, ēifuto-amerikan, njė nga mė tė rėndėsishmit, pasi drejton fondet pėr tė gjithė senatorėt demokratė qė do tė zgjidhen dhe senatorin Mekuin, i cili besojmė se do tė jetė edhe presidenti i ardhshėm i Shteteve tė Bashkuara, dhe ai, ashtu sikurse Berisha ėshtė njė luftėtar i flaktė i korrupsionit. Ne zgjodhėm kėta dy politikanė, pasi donim qė senati tė dinte qė shqiptarėt nė Shqipėri tė dinė pėr bashkėpunimin qė ka pasur lobi ēifut me atė shqiptar, pasi ēifutėt kanė ndihmuar shumė nė ndalimin e shpėrndarjes sė Serbisė, nė mėnyrė qė kjo mos tė pushtonte Kosovėn, Bosnjen apo shtetet e tjera rreth saj. Dhe ne duam qė pikėrisht lobi ēifut tė japė ndihmesėn e tij pėr futjen e Shqipėrisė nė NATO. Pasi, nėse kjo do tė ndodh, atėherė Shqipėria do tė jetė shumė mė stabėl dhe e sigurt. Dhe pikėrisht kėtė gjė po pėrpiqet tė bėjė dhe Berisha. Dhe ne besojmė se njė ndihmesė tė veēantė nė realizimin e kėsaj do tė japė dhe lobi ēifut. Kėshtu qė me anė tė kėsaj rezolute nė senat, do t’i bėhet shumė publicitet shqiptarėve. Ne po pėrgatitemi qė kjo rezolutė tė sjellė edhe frytet e veta. Ky ėshtė vetėm hapi i parė, pasi pas kėtij, do tė ketė edhe shumė tė tjerė. Por, nėse ne do tė zbatojmė atė qė diskutuam sot me Berishėn, atėherė pėr njė muaj do tė shihni njė ndryshim tepėr tė rėndėsishėm.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kalt : 05-07-06 nė 13:43
|