Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-07-06, 13:33   #3
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Riktheheni pas disa vitesh nė Tiranė. Cili ėshtė ndryshimi mė i madh qė vini re nė Shqipėri?

Joseph Dioguardi: Ndryshimi mė i madh qė kemi dėgjuar se po zbatohet ėshtė programi pėr luftėn ndaj korrupsionit. Dhe vetė SHBA po e mbėshtet kėtė sė tepėrmi, pasi kanė dhuruar 30 milionė dollarė pėr Shqipėrinė nė kėtė drejtim. Pikėrisht kjo gjė, lufta ndaj korrupsionit, ka qenė edhe njė nga premtimet qė ka bėrė Berisha gjatė fushatės sė tij elektorale qė “do tė pastrojė Shqipėrinė”. Ai mė tha se ka vėnė nė dispozicion njė numėr telefoni, ku do tė priten tė gjitha ankesat e qytetarėve nė lidhje me persona tė korruptuar. Ne mendojmė qė Berisha ėshtė tepėr i motivuar pėr tė vazhduar kėtė luftė, pasi njerėzit i kanė dhėnė atij njė mundėsi tė dytė. Kjo gjė nuk i ndodh ēdo politikani qė tė rifitojė sėrish besimin te njerėzit. Kryeministri ishte aq i zgjuar sa tė kuptonte se korrupsioni ishte ai qė po e mbante peng Shqipėrinė dhe se shumė politikanė ishin duke u pasuruar nga kjo gjė. Tashmė, pėrqindja e papunėsisė nė Shqipėri ėshtė 40-50, diēka tepėr shqetėsuese, pasi siē thamė nė Kosovė kjo ka arritur nė 70%.
Shirley Cloyes-Dioguardi: Njė tjetėr arritje ka qėnė ajo e nėnshkrimit tė marrveshjes pėr anėtarėsimin nė BE, njė hap shumė i rėndėsishėm ky, pasi Shqipėria pėr shumė kohė ka qenė tepėr e izoluar. Pikėrisht kjo gjė do e bėjė kėtė vend shumė tė afėrt me Evropėn dhe pasi ky anėtarėsim tė ndodhė, ne do tė shikojmė njė fytyrė krejtėsisht tė re tė Shqipėrisė.

Nė vende tė vogla si Shqipėria, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit ėshtė tepėr e vėshtirė pėr t’u realizuar. Si mendoni, ēfarė hapash tė tjerė duhet tė ndėrmarrė Berisha nė kėtė drejtim?

Shirley Cloyes-Dioguardi: Nuk e di nėse mund t’i jap pėrgjigje kėsaj pyetjeje, pasi ai po bėn njė punė tepėr tė madhe nė kėtė drejtim. Ai ka ndėrmarrė shumė hapa dhe ne nuk e dimė se ē`do tė ishim nė gjendje tė realizonim, po tė ishim nė vendin e tij. Pėrballja me mafian ėshtė e vėshtirė dhe ai ia ka dalė me sukses.
Joseph Dioguardi: Njė gjė qė duhet vlerėsuar ėshtė bashkėpunimi qė ka Berisha me qeverinė italiane, greke dhe tė vendeve tė tjera fqinje me Shqipėrinė. Nė kėtė mėnyrė ai po pėrpiqet tė zbulojė rrėnjėt e gjithė kėtij kriminaliteti pėr t’u pėrpjekur qė ta ndalojė shpėrndarjen e tij. Diēka tjetėr ėshtė qė, nėse je lider duhet tė japėsh edhe shembullin tėnd personal. Nano nuk ishte njė shembull i mirė pėr popullin shqiptar. Ai u divorcua nga gruaja e tij e parė pėr t’u rimartuar me njė vajzė shumė mė tė re se ai, mė pas ai fuqizoi pushtetin e tij me lobin grek ku bėnte edhe gjithė pushimet e tij. Berisha nuk ėshtė i tillė njeri. Ai ėshtė tepėr profesionist dhe nuk pasurohet nė kurriz tė shqiptarėve, si ministra apo politikanė tė tjerė para tij. Nė kėtė drejtim, njerėzit e panė se Berishės mund t’i besosh. E rėndėsishmja nė politikė ėshtė qė tė fitosh besimin e njerėzve, pasi pa atė nuk mund tė kesh asgjė.
Shirley Cloyes-Dioguardi: Njė tjetėr gjė e rėndėsishme ėshtė dhe shtimi i investimeve nga emigrantėt shqiptarė qė punojnė nė botė. Duke qėnė se ata po e shikojnė vendin e tyre mė tė stabilizuar dhe duke bėrė hapa pėrpara, nuk kanė mė frikė qė tė dėrgojnė paratė e tyre pėr tė bėrė diēka nė kėtė vend, pėr tė investuar pėr tė. Tashmė, ata e dinė se ka rregulla dhe procedura qė duhet tė zbatohen pėr tė ndėrtuar biznese dhe se gjithēka ėshtė e rregullt dhe nė mėnyrė ligjore si dhe me mė shumė lehtėsira nga ē`ka qenė mė parė. Edhe vetė qėndrimi i Berishės nė deklaratat dhe thirrjet qė ai ka lėshuar ka qenė qė tė gjithė emigrantėt e mėrguar jashtė vendit tė rikthehen pėr tė investuar kapitale nė vendin e tyre, nė mėnyrė qė Shqipėria tė vazhdojė progresin e saj dhe rrugėn drejt evropianizimit. Kjo ėshtė njė nga mėnyrat mė tė mira pėr tė ndaluar mafian apo tregėtinė ilegale qė zhvillohet duke afruar sa mė shumė investime tė njerėzve tė ndershėm qė punojnė ndershmėrisht nė vende tė tjera.

Flisni gjithė pasion pėr boshtin Tiranė-Prishtinė. Nga buron ky pasion?

Sė pari, unė jam shqiptar dhe im atė fliste shqip dhe kur unė shkova nė Kongresin amerikan, nuk kisha njė axhendė shqiptare, pasi fillimisht njerėzit e dinin se unė isha italo-amerikan. S’e dinin se isha shqiptar. Mė pas, njerėzit mėsuan origjinėn time dhe nisėn tė vinin tek unė dhe nisėn tė mė flisnin pėr problemet nė Kosovė dhe nė gjithė rajonin. Unė nuk dija asgjė pėr kėtė, pasi nė SHBA nuk kishim studiuar historinė e Shqipėrisė dhe Kosovės. Pasi unė nisa tė studioja, fillimisht u hidhėrova, pasi mėsova gjithė problemet qė shqetėsonin Shqipėrinė, gjithė ato vite nėnshtrim nėn regjimin komunist dhe pushtimet nga vendet e tjera. Kėshtu qė mendova se pas gjithė kėsaj kohe, mė nė fund Shqipėria mund tė kishte edhe zėrin e saj nė Kongresin amerikan. Nė kėtė mėnyrė, unė nisa ta paraqisja dukshėm ēėshtjen shqiptare, ndėrsa sė bashku me disa kolegėt e mi kemi hartuar rezolutėn e parė nė vitin 1986. Gjatė 20 viteve tona nė kongres, ne arritėm tė fitonim mbėshtetjen e shumė shqiptaro-amerikanėve pėr tė bėrė diēka mė konkrete pėr shqiptarėt. Dhe pasi disa pėrfaqėsues panė me sytė e tyre se ē’po ndodhte nė Kosovė, nė vitin 1992, hartuan rezolutėn e parė pėr pavarėsinė e kėtij vendi.
Ėshtė njė ndjesi shumė e bukur qė tė arrish tė bėsh diēka pėr 7 milionė njerėz qė kanė nevojė pėr ndihmė. Deri mė tani, ka pasur dy flamuj, ai amerikan dhe ai shqiptar me shqiponjė, por, tani e tutje do tė ketė njė flamur tė pėrbashkėt pėr Kosovėn, nė mėnyrė qė kjo e fundit tė tregojė mirėnjohjen e saj pėr mbėshtetjen qė i jep Amerika dhe sesi kjo e fundit do ta njohė atė si njė shtet tė pavarur.

Bisedoi Agim Baēi



Gazeta Tema
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kalt : 05-07-06 nė 13:46
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė