Ajo qe ndodh ne Kosove dhe ne te gjitha trojet e banuara me shqiptare (se keto na interesojne ne) jane rrjedhoje e viteve te gjata sundimesh diktatoriale te huaja dhe vendase.
Shoqeria shqiptare nuk ka qene kurre e lire dhe demokratike, por kurdohere e roberuar dhe nen regjime totalitare.
Vecanerisht periudha 1989-1999 ka qene tejet e eger per shqiptaret e Kosoves, kohe kur ai vetem ekzistonte si qenje biologjike.
Pas vitit 1999 nisen te shperthejne te gjitha mllefet, dufet, inatet e mbledhur sa e sa dekada dhe ja tash ndodhemi para fakteve te tilla tronditese, kur krimi vret pa u dridh e pa u frike prej askujt.
Rruga diktatoriale, nuk eshte rruge per zgjidhjen e problemeve. Ajo vecse do ti egersonte dhe me shume rrjedhojat dhe ne vend te krijimit te qytetarit te lire, do te kishim qytetarin e frikesuar dhe ne vend te ligjit do te qeveriste krimi dhe antikrimi.
Sa me i lire qe te jete nje vend, sa me demokratik qe te jete ai, sa me e hapur dhe tolerante te jete nje shoqeri, aq me e qete dhe e begate do te jete ajo.
Kosova duhet te luftoje pikerisht per lirine dhe jo per forca te erreta qe do te mirrnin jeten e tjetrit ne menyrat e Arkanit dhe te bandave te tjera qe financoheshin nga Milloshevici.
Krijimi i nje shoqerie te lire dhe demokratike, kerkon kohe dhe shume mund.
Botes se perparuar i jane dashur shekuj per te krijuar ato vlera qe mbartin sot e ne duam ti bejme ato vlera sa hap e mbyll syte.
Per kete duhet te jemi te vetedijshem se shoqeria kosovare ka nevoje per ndihme dhe mbikqyrje te vazhdueshme nga bota e qyteteruar.
Eshte fat i madh qe gjithe keto vite, Kosova ka qene nen mbikqyrjen e forcave civile dhe ushtarake te NATO-s dhe OKB-se.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|