Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-06, 16:38   #7
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Origjina e vėrtetė e “Krishtlindjeve”
Vėrtet ėshtė e ēuditshme qė njė ditė, e cila kurrė s'ėshtė pėrmendur apo miratuar nė Bibėl tė bėhet festa kryesore e gjithė vitit. Kjo ditė kurrė s'ėshtė festuar nga Jezusi, apo nga dishepujt e tij, apo nga Kisha e hershme e Dhiatės sė Re.
Cila ėshtė origjina e reale e festimit tė 25 dhjetorit? Njė shqyrtim i kujdesshėm nė fjalėn "Krishtlindje" (ang. Christmas) duhet tė na tregojė diēka. Vėni re! Kjo ėshtė njė pėrzierje. Ndonėse pėrfshin emrin e Krishtit, kjo poashtu pėrmend meshėn (ang. Mass). Nga erdhi mesha me ritualet, ceremoninė e pėrpunuar, lutjet pagane pėr tė vdekurit etj?
Alexander Hislop, nė librin e vet "Dy Babilonitė", thekson qė mesha ėshtė diēka, e cila pėrfundimisht kthehet prapa tek ritet dhe zakonet e paganėve tė lashtė. Ai e shpjegon kėtė me njė gjuhė tė qartė:
"Ndaj, gjejmė qė gratė e Judesė kryenin 'djegien e temjanit, mbushjen e gotave tė pijes, dhe ofrimin e tortave mbretėreshės sė qiejve' [Jere. 44:19]. Tortat kanė qenė 'sakrifica e pagjak' qė ajo i kėrkonte... Nė shekullin e katėrt, kur mbretėresha e qiejve, nėn emrin Mari, po fillonte tė adhurohej nė Kishėn e krishtere, kjo 'sakrificė e pagjak' po ashtu pėrfshihej. Mu forma e sakrificės sė pagjak nė Romė mund tė tregojė se nga ka ardhur. Ajo pėrbėn njė tortė tė rrumbullakėt e tė hollė; dhe nė formėn e rrumbullakėt tė saj, Kisha e Romės e vė njė theks tė veēantė... Rėndėsia tė cilėn Roma ia kushton formės sė rrumbullakėt tė tortės duhet tė ketė njė arsye, dhe arsyeja mund tė gjendet nėse shikojmė nė altarėt e Egjiptit. 'Torta e rrumbullakėt dhe e hollė', thotė Wilkinson, 'gjendet nė tė gjithė altarėt'. Pothuaj ēdo grimė nė adhurimin egjiptian ka njė domethėnie simbolike. Disku i rrumbullakėt, aq i shpeshtė nė emblemat e shenjta tė Egjiptit, simbolizon diellin" ["Dy Babilonitė", f.159-160].
"Zoti-diell" nė Egjiptin e lashtė ka qenė Osiris. Disku i rrumbullakėt i meshės egjiptiane simbolizonte diellin, dhe ka qenė njė sakrificė qė simbolizonte zotin-diell. Ai konsiderohej jeta dhe ushqimi i shpirtrave tė njerėzve!
Ndaj, mesha e krishtlindjeve s'ėshtė asgjė mė shumė sesa festimi i lindjes sė vetė "zotit-diell", Mesisė sė rremė, shpėtimtarit tė rremė, dhe vetė mesha poashtu paraqet sakrificėn apo tortėn qė i bėhet mbretėreshės sė qiejve, "Nėnės" sė Shpėtimtarit pagan, sakrifica e pagjak. Prapė, mesha provohet tė jetė pagane nė thelb.
Ėshtė njė fakt qė 25 dhjetori qe festuar pėr mijėra vjet pėrpara lindjes sė Mesisė, si ditėlindje e njė zoti tė lashtė pagan–zotit-diell. Alexander Hislop thekson tė vėrtetėn nė kėto fjalė ngjethėse – sė paku duhet tė jetė tronditėse pėr kėdo me mendje tė pastėr, tė panjollosur dhe tė ndėrgjegjshme:
"Vėrtet, ėshtė pranuar nga shkruesit mė tė dijshėm dhe tė paanshėm e tė gjitha palėve, qė dita e lindjes sė Jezusit s'mund tė vendoset, dhe se pėrbrenda Kishės sė krishtere kurrė s'ėshtė dėgjuar pėr njė festival tė tillė pėrpara shekullit tė tretė. Atėherė, si e ka vendosur Kisha romake 25 dhjetorin si krishtlindje? Pėrse, kėshtu: shumė pėrpara shekullit tė katėrt dhe shumė pėrpara vetė epokės sė krishtere, njė festival qe festuar ndėr paganėt, pikėrisht nė kėtė kohė tė vitit, pėr nder tė birit tė mbretėreshės sė qiejve tė Babilonisė. Dhe, mund tė merret me mend qė, me qėllim pėr tė bėrė pėr vete paganėt dhe pėr tė shtuar numrin e ithtarėve formalė tė krishterimit, festivali i njėjtė u adoptua nga Kisha romake, duke ia dhėnė vetėm emrin e Krishtit. Tendenca e krishterėve pėr t'i dalė pėrpara paganizmit qe zhvilluar mjaft herėt... Njerėzit e drejtė u pėrpoqėn ta frenojnė kėtė rrjedhė, por pavarėsisht pėrpjekjeve tė tyre, kjo vazhdonte, derisa Kisha, me pėrjashtim tė njė pakice, u fundos nė besėtytninė pagane" [f.93].
Vazhdon Hislop:
"Qė Krishtlindjet nė origjinė janė njė festival pagan, kjo s'ka kurrfarė dyshimi. Kjo kohė e vitit dhe ceremonitė me tė cilat ende festohet, provojnė origjinėn e tij. Nė Egjipt, i biri i Isis, titulli egjiptian pėr mbretėreshėn e qiejve, u lind pikėrisht nė kėtė kohė, diku rreth kohės sė solsticit dimėror. Mu emri me tė cilin Krishtlindjet njihen tek njerėzit (ang. Yule Day) provon edhe njė herė origjinėn e tij pagane e babilonase. (ang. Yule) 'Jull' nė gjuhėn e kaldeanėve (Babilonisė) do tė thotė: foshnje apo fėmijė i vogėl. Dhe siē ėshtė quajtur 25 dhjetori nga paraardhėsit Anglo-Saksonė, 'yule-day' (Dita e Jullit), apo 'Dita e Fėmijės', dhe nata pėrpara saj 'Nata e Nėnės', shumė mė herėt pėrpara se tė binin nė kontakt me krishterimin, provon mjaftueshėm karakterin e vėrtetė tė krishtlindjeve" [f.93-94].
25 dhjetori ėshtė nderuar gjerė e gjatė nė botėn antike. Kjo ditė ka qenė ditėlindja e Diellit tė Pamposhtur. Cungu i Jullit paraqiste trupin e vdekur tė Nimrudit, njė i rebeluar kundėr Zotit pas Vėrshimit, dhe me sa duket pema e krishtlindjeve ka qenė Nimrudi i rilindur – zoti i rilindur u kthye nė jetė!
Nė Evropė, Saksonėt sakrifikonin njė derr tė egėr pėr nder tė diellit, pėr ta pajtuar mbretėreshėn e qiejve nė ditėn e krishtlindjes. Derri, nė mitologjinė pagane, supozohet tė ketė vrarė Mesinė e rremė pagan. Derri poashtu ka qenė sendi kryesor nė festėn e Saturnit nė Romė. Koka e derrit ende qėndron nė enėn nė Angli me rastin e drekės sė krishtlindjes. Hislop thotė: "Pa dyshim qė, atėherė, festivali pagan nė solsticin dimėror – me fjalė tjera, krishtlindja – qe mbajtur pėr nder tė lindjes sė Mesisė babilonase". [f.102]
Kulti mė i madh fetar, i cili u kujdes pėr adhurimin e diellit nė botėt greke dhe romake, mė 25 dhjetor, ka qenė kulti i Mitraizimit. Ata e quanin "Lindja e Diellit". Mitra, zoti-diell, supozohej tė ketė lindur nė kėtė kohė, por poashtu edhe Osiris, Horus, Temmuz, Herkul, Bakus, Adonis, Jupiter – tė gjithė Mesitė pagane! Vetėm ky fakt do tė tregonte qė tė gjithė zotėt-diell dhe perėnditė pagane kanė rrėnjėt tek zoti-diell i hershėm, Nimrudi!
Ky festival popullor dimėror u bė aq i zakonshėm, saqė nė Greqinė, Egjiptin dhe Romėn pagane, dhe kudo nė Evropė, periudha e solsticit dimėror ishte njė kohė e njė shfrenimi dhe festimi tė madh. Nė Romė kjo u bė e njohur si Saturnalia, pėr nder tė zotit Saturn, "tė Fshehtit". "Festa e Saturnit", vazhdon Hislop, "zgjaste pesė ditė. Nė atė rast kishte dehje dhe shfrenim total. Robėrit ēliroheshin pėrkohėsisht dhe shfrytėzonin tė gjitha mėnyrat e lirisė sė bashku me zotėrinjtė e vet. Kjo ėshtė pikėrisht mėnyra nė tė cilėn, sipas Berosus, nė Babiloni, festohej festivali i dehjes i muajit Thebeth, qė korrespondon me dhjetorin tonė, me fjalė tjera, festivali i Bakus-it". [f.96-97].
T.G. Crippen, nė "Krishtlindja dhe Njohuritė e Krishtlindjes", shkruan:
"Tash, nė dhjetor dhe nė fillim tė janarit, ka pasur festivale, tė cilat ngushtėsisht identifikoheshin me jetėn e pėrditshme tė popullit romak. Sė pari, nga 17 deri mė 21 dhjetor ishte Saturnalia, festa e madhe romake... Dikush mund ta quajė festa e Rrėmujės, kur robėrve u lejohej pėr disa ditė ta gėzonin dukjen e lirisė, priteshin nga zotėrinjtė e vet, dhe e zgjidhnin nga mesi i vet njė mbret tė gėnjeshtėrt pėr t'u argėtuar me tė. Pas kėsaj, mė 22 dhjetor, vinte Sigillaria, festa e kukullave, kur mbahej njė panair, dhe kukullat e lodrat e tjera, kryesisht prej argjile, u jepeshin fėmijėve. Pastaj, mė 25 dhjetor, vinte Brumalia, pėrndryshe Dies Natalis Invicti Solis-ditėlindja e Diellit tė Pamposhtur, kur ditėt nisnin tė zgjateshin pas solsticit... Kjo besohet tė ketė qenė institucionalizuar ... nga perandori Aurel, pėr nder tė Mitrės, zotit-diell tė Persisė..." [f.8-9].
Kisha katolike mori eksitimin qė e rrethonte Saturnalinė romake, me teprimet, ėndjet, mospėrmbajtjet dhe paturpėsitė, dhe i quajti ato festim i lindjes sė Jezusit. Shumica e njerėzve sot ende e mendojnė 25 dhjetorin si ditėn e lindjes sė Jezusit, ndonėse kėshtu pėrfundimisht nuk qėndron puna.
Kjo "pėrplasje" pagane qe transformuar nga Kisha katolike nė festa tė krishtlindjeve, pėr nder tė Madonės dhe Fėmijės. Kėshtu, Semiramis pagane (Isis e Egjiptit) dhe Temmuz (Horus) qenė "transformuar", nėpėrmjet njė marifeti, nga "magjistarėt" e Kishės katolike, nė Marinė dhe Jezusin. Nė kėtė mėnyrė, praktikat pagane e shekujve tė kaluar u bėnė sė jashtmi tė krishtera nė emėr dhe figurė. Pėr gati 300 vjet pas Jezusit, Kisha nuk tregoi ndonjė interesim pėr datėn e lindjes sė Mesisė. Apostujt dhe udhėheqėsit e Kishės sė Dhiatės sė Re kurrė nuk u bezdisėn tė gjejnė datėn kur kishte lindur Jezusi, meqė data nuk kishte rėndėsi pėr ta. Nuk ishte deri nė shekullin e katėrt qė krishtlindja nisi tė respektohej nga Kisha katolike romake. Nė "Encyclopedia Americana" qėndron:
"Krishtlindja, sipas shumė autoriteteve, nuk ka qenė festuar nė shekujt e parė tė Kishės katolike, sepse pėrdorimi i pėrgjithshėm i krishterė ka qenė qė tė festohej vdekja e personave tė jashtėzakonshėm mė parė sesa lindja e tyre. Festa u vendos si pėrkujtim i Shpėtimtarit nė shekullin e katėrt. Nė shekullin e pestė, Kisha Perėndimore urdhėroi qė kjo tė festohet gjithmonė nė ditėn e festės sė vjetėr romake tė lindjes sė Sol-it (diellit)".
Puritanėt, tė cilėt u orvatėn tė reformojnė Kishėn gjatė 1600-ave, nuk besonin qė krishtlindja mund tė nderohej. Ky "pagėzim" i riteve dhe festivaleve pagane nga katolikėt romakė dhe shumica e Kishave protestante, plotėsisht u refuzua nga Puritanėt. Njė prej tyre, William Prynne, gjatė kohės sė mbretit Charles I, shkroi:
"Zotėrinjtė tanė tė krishtlindjes sė ērregullimit, sė bashku me vallėzimin, maskat, shfaqjeve boshe, aktorėt, dhe ērregullimeve tė tilla tė krishtlindjes, tash nė pėrdorim tė tė krishterėve, u pėrftuan nga festivalet romake tė Saturnalisė dhe Bakusit..." ["Libri i Folklorit tė Krishtlindjes", f.8].
Pėr shkak tė qėndrimit tė tij ndaj krishtlindjes dhe ritualeve pagane qė ende respektohen nga Kisha e deklaruar krishtere, William Prynne u vendos nė njė shtyllė ndėshkimi dhe iu nxorėn sytė.
Krishtlindja ėshtė pagane, dhe rreth kėsaj nuk ka kurrfarė dyshimi.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė