iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
KĀMŪS AL-A'LĀM
Kjo ėshtė vepra mė vėllimore dhe mė e rėndėsishme e Samiut. Ėshtė e shkruar nė gjuhėn turke tė asaj kohe, d.m.th. me alfabet arab, nė gjashtė vėllime me gjithsej 4830 faqe. Ėshtė enciklopedi historike-gjeografike. Kėtu Samiu e shėnon titullin edhe nė gjuhėn frenge DICTIONNAIRE UNIVERSEL D'HISTOIRE ET DE GEOGRA-PHIE, kurse emrin e vet e shėnon tė plotė Ch. Samy-Bey Fraschery (Sh. Sami Bej Frashėri).
Kāmūs al-a'lāmi botohet brenda viteve 1889 - 1898; vėllimi i parė dhe vėllimi i dytė botohen nė tė njėjtin vit, kurse vėllimet e tjera nė ēdo dy vjet, pėrveē vėllimit tė katėrt qė botohet tre vjet pas tė tretit. Kjo tregon pėr vėshtirėsitė qė kishte hasur Samiu pas vėllimit tė dytė qė do tė shohim edhe nga vetė parathėnia e tij.
Vėllimi i parė hapet me fjalėn e botuesit Mihran, pastaj pason parathėnia, siē e quan Samiu Ifade-i Meram (tregimi i qėllimit) prej tetė faqe e gjysmė tė shkruar nga vetė Samiu. Nė paragrafin e parė tė kėsaj parathėnie, pėrkundėr dėshirės sė vet, sepse e urrente nga zemra , e lėvdon Sulltan Hamitin, pastaj flet pėr rėndėsinė e dy shkencave: historisė dhe gjeografisė pėr tė vazhduar pastaj pėr veprat historike dhe gjeografike, qė kishin shkruar dijetarėt e parė islamė; pėr vėshtirėsitė qė i kishin dalė gjatė klasifikimit dhe zgjedhjes sė lėndės si dhe pėr arsyet qė e kishin shty tė shkruajė njė vepėr tė kėtillė. Kėto ishin disa nga ēėshtjet qė i shtron Samiu nė parathėnien e Kāmūs al-a'lām-it, prandaj nė vazhdim do tė ndalemi te kjo parathėnie.
Ēdo shkencė dhe disiplinė shkencore e ka shijen e vet... Historia dhe gjeografia, thotė Samiu, janė nga shkencat mė tėrheqėse. Nė tė vėrtetė njeriu ka dėshirė tė dijė pėr gjendjen e planeteve tė largėta, e si tė mos ketė dėshirė tė dijė pėr rrethanat e rruzullit tokėsor nė tė cilin jeton? Pastaj, ka apo nuk ka gjallesa nė Jupiter, nė Saturn, nėse ka, gjithnjė mendon se ēfarė gjallesash janė; pastaj, si tė mos e di gjendjen e gjyshėrve, stėrgjyshėrve tė vet dhe popujve tė ndryshėm qė jetojnė nė planetin e tokės. Ja pra, kėto dy gjėra, e para mėsohet me gjeografi, kurse e dyta me histori.
Pėr tė treguar se historia dhe gjeografia janė dy shkenca tė pandashme, qė nuk mund tė jenė funksionale njėra pa tjetrėn, Samiu thotė: Gjeografia dhe historia janė binjake. Personi qė dėshiron tė dijė njėrėn, ėshtė i shtrėnguar tė mėsojė edhe tjetrėn. Ēfarė rezultatesh do tė arrijė ai qė mėson pėr ngjarjet, e qė nuk di pėr tė kaluarėn e atyre vendeve ku janė zhvilluar ato ngjarje! Prandaj, gjeografia ėshtė e nevojshme pėr historinė dhe anasjelltas, bile ėshtė njė degė, vazhdon Samiu, ku tė dyja bashkohen, e ajo ėshtė gjeografia historike. Nėse e lexojmė tani, thotė Samiu, gjeografinė qė e ka shkruar Straboni para 1900 vjetėsh, pėr shumicėn e vendeve qė i pėrshkruan ai, do tė mendojmė se lexojmė gjeografinė e njė planeti tjetėr. Kur i shohim hartat e tij, krahasuar me ato qė janė sot, do tė hapet diskutimi, sepse, as ndarjet nuk janė ato tė tanishmet, as emrat e vendeve, as qytetet ekasabatė, as popujt janė ata qė kanė qenė nė ato vende. Vendi ku ka qenė njė qytet i madh e qė ka qenė qendėr civilizimi, sot ėshtė i zbrazėt, e nė vende ku nuk ka pasur shenja gjallėrie, sot shohim qytete tė mėdha. Kėto ndėrrime janė tė pranishme gjithnjė, prandaj, thotė Samiu, gjeografia nuk ėshtė shkencė e qėndrueshme. Gjeografia e cila ėshtė shkruar para dhjetė vjetėsh, tani pjesėrisht kalon nė gjeografi historike.
Sipas Samiut, Historia ėshtė kohė, gjeografia ėshtė vend, kurse lidhja qė ka koha me vendin ėshtė e qartė. Koha ėshtė gjithmonė po ajo kohė, edhe vendi, pėrveē disa ndryshimeve qė ndodhin nė mėnyrė shumė tė ngadalshme qė i takojnė gjeologjisė, ėshtė po ai vend, por ndryshojnė njerėzit dhe gjėrat qė i krijojnė ata. Pėr tė mėsuar gjendjen e tanishme dhe tė kaluar tė njerėzve qė janė e qė kanė qenė nė rruzullin tokėsor, mund t'u drejtohemi vetėm shkencave tė historisė dhe tė gjeografisė, thotė Samiu. Kėto rrethana, nga aspekti kohor i mėsojmė nga historia, nga aspekti i vendit i mėsojmė nga gjeografia, e nga aspekti i pėrbashkėt, i kohės dhe i vendit, nga gjeografia historike.
Nė vazhdim Samiu bėn dallimin e gjeografisė historike nga gjeografia matematikore dhe natyrore, duke thėnė se njėra merret me matematikė (me numra) e tjetra me gjeologji, pėr tė thėnė mė poshtė se historia dhe gjeografia janė dy shkenca shumė tė gjera, saqė, pėr tė mėsuar ēdo anė tė kėtij rruzulli tokėsor tė vogėl qė nuk mund tė shihet nga planeti i Jupiterit pa dyrbi, jeta e njeriut ėshtė e shkurtėr.
Mė poshtė bėn edhe dallimin nė mes historisė dhe gjeografisė: Historia ėshtė mė e gjerė se gjeografia, sepse nė histori, thotė Samiu, kundėrthėniet janė mė tė shumta. Njė pjesė e historisė ėshtė rrenė e thjeshtė e cila me kalimin e kohės dhe me pėrsėritjen e pėrhershme merret si e vėrtetė. Historia ėshtė zaptuar nga ana e popujve tė ndryshėm. Sa mė shumė qė ndryshojnė burimet e saj, po aq ndryshon edhe interpretimi. Ngjarjet i ndryshojnė herė me qėllim e herė duke gabuar, ashtu qė vėshtirė ėshtė qė nė mesin e tyre tė gjendet ajo qė ėshtė e vėrtetė. Kėtu merr si shembull historinė e Iranit tė lashtė, duke thėnė se ka dallime nė mes historisė evropiane qė e kanė marrė nga grekėt dhe historisė lindore qė interpretohet nga Firdevsi. Kėto dy histori janė shumė kontradiktore, sigurisht njėra prej tyre ėshtė e gabueshme, por si tė bindemi se tjetra ėshtė e vėrtetė? - pyet Samiu. Samiu kėtu pėrpiqet t'u sugjerojė historianėve qė tė jenė sa mė tė kujdesshėm dhe mė objektivė: Ėshtė detyrė e atyre qė merren me histori qė tė mos marrin gjithnji si tė vėrtetė atė qė shkruhet nė libėr pa i analizuar ngjarjet, pa i verifikuar burimet...
Se sa literaturė tė gjerė ka pėrdorur Samiu pėr hartimin e Kāmūs al-a'lāmit dhe sa i ka njohur veprat e dijetarėve islamė , sidomos ato arabe, mund tė shihet nė vazhdim: Dijetarėt e parė islamė janė marrė shumė me kėto dy shkenca dhe kanė shkruar shumė libra. Pėrveē librave tė pėrgjithshėm historikė tė historianėve, p.sh. Mes'udit, Ibni Ethirit, Ibni Haldunit, Ibni Xhuzit, Dhehbit, Makrizit, Ajnit, tė cilėt i pėrshkruajnė ngjarjet gjerė e gjatė, ka edhe libra tė veēantė historikė pėr ēdo vend, pėr ēdo shtet, madje pėr ēdo qytet e kasaba. Hatib Bagdadi, thotė Samiu, ka shkruar vetėm historinė e Bagdadit nė mbi 50 vėllime tė mėdha, kurse Ibni Asakiri, pėr historinė e Damaskut ka shkruar plot 57 vėllime... Nga fusha e historisė, dijetarėt e parė islamė kanė shkruar edhe vepra biografike pėr sahabet (shokėt e Muhammedit a.s.); pėr halifėt, fakihėt, muhad-dithinėt, poetėt, mjekėt, kurratė, mufessirėt, vezirėt, pra pėr tė gjithė personalitetet qė kanė luajtur ndonjė rol nė shoqėri. Tė gjitha biografitė e tyre janė shkruar nė mėnyrė tė gjithanshme, gjerėsisht... Ndonėse njė pjesė e madhe e tyre janė zhdukur dhe nuk gjendet, sot edhe ajo qė gjendet, thotė Samiu, vėshtirė mund tė shfrytėzohet, sepse ėshtė shkruar shumė gjerėsisht.
Dijetarėt e parė islamė kanė shkruar shumė libra edhe nga fusha e gjeografisė, si p.sh. Astrahiu, Ibni Hukali, Mukadesi, Bekriu, Biruniu, Idrisi, etj. Kėtu Samiu pėrmend edhe autorėt qė kanė shkruar udhėpėrshkrime, siē janė Ibni Betuta dhe Ibni Xhubejri.
Arabėt, thotė Samiu, janė tė parėt qė veprat e tyre gjeografike dhe historike i kanė shkruar sipas rendit alfabetik.
|