Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 12:47   #18
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ALI PASHĖ TEPELENA
Ishte vali dhe derebeg nė Janinė plot 33 vjet nė kohėn e Sulltan Selim Hanit III, Sulltan Mustafa Hanit IV dhe Sulltan Mahmud Hanit II. Ishte njė vezir i cili me veprimet e tij tė jashtėzakonshme, me vrazhdėsinė dhe pamėshirshmėrinė e tij fitoi famė tė lartė. Lindi nė vitin 1145/1732 nė kasabanė e Tepelenės nė Shqipėri. Gjyshi i tij, Ali Pasha, fitoi gradėn mir-miran. Kur nė luftėn e Korfuzit e sulmoi kalanė, tregoi njė trimėri dhe guxim tė madh, por u vra. I la pas vetes tre djem. Tė mėdhenjtė e lanė pa trashėgimi Veli beun, babain e kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, prandaj, Veli beu ishte i shtrėnguar tė merret me vjedhje. Pasi u pasurua dhe u pėrforcua nė kėtė mėnyrė, me shokėt e tij u kthye nė Tepelenė. Vėllezėrit e tij i dogji nė shtėpitė e tyre. Pėr kėtė shkak bejlerėt e Tepelenės morėn qėndrim tė prerė qė kėtė ta bojkotojnė dhe ta dėbojnė nga krahina e tyre. Mė pastaj Veli beu vdiq. I kishte dy gra; me tė parėn kishte njė djalė, kurse me tė dytėn njė djalė dhe njė vajzė. Bashkėshortja e dytė me emrin Hanko, nga Konica , ishte njė grua trime, energjike dhe e ashpėr. Ajo pėr t'iu revanshuar bejlerėve tė Tepelenės bėri marrėveshje me ish-shokėt e ngushtė tė bashkėshortit, kurse fėmijėn e saj, Aliun, qė nga vegjėlia e mėsonte pėr hakmarrje dhe qė tė jetė sa mė i ashpėr ndaj tyre. Nė mes bejlerėve tė kasabasė sė Kardhiqit, e cila i takonte Gjirokastrės dhe familjes sė Ali Pashės prej kohėsh kishte hasmėri. Meqė kardhiqasit pėr Hankon, nėnėn e Aliut dhe pėr motrėn e saj, Shaensanė, kishin hetuar disa sjellje jo tė mira dhe prishje tė moralit. Hankoja, kur ishte duke vdekur, e kapi Aliun pėr jake dhe e kėshilloi (e porositi) qė tė hakmerret ndaj kardhiqasve.
Duke vazhduar rrugėn e prindėrve tė vet, Aliu bėri njė pasuri tė madhe dhe, pasi i mbushi 20 vjet u martua me Emine Hanėmin, vajzėn e Kapllan Pashės sė Delvinės, i cili ishte vali i Gjirokastrės . Atė kohė, pėr t'i zhdukur bandat plaēkitėse qė ishin pėrhapur dhe qė krijonin shqetėsime nė ato anė, u urdhėrua Kurt Pasha, vali i Beratit, i cili e pa tė udhės ta pėrvetėsojė Ali beun. E mori pranė vetes dhe e shpėrblente. Edhe pse i pat premtuar se do t'ia japė vajzėn, mė vonė u tėrhoq nga fjala e dhėnė. Kėshtu, meqė e bėri dhėndėrr Ibrahim Pashė Vlorėn, Ali beu u nda nga ky dhe pėrsėri, duke mbledhur njė grup shokėsh, i futi nėn qeverisjen e vet, me forcė, krahinat e Gjirokastrės, Pėrmetit dhe Konicės. Dhe, atėherė iu dha fermani i lartė pėr ta vrarė Kapllan Pashėn e Delvinės, i cili i ishte nėnshtruar Gadap Pashės. E vrau pashain e sipėrpėrmendur i cili njėherit ishte vjehėrr i tij. Nė ndėrkohė u hap fronti i Austrisė dhe Rusisė. Ali beu mblodhi njė numėr tė madh ushtarėsh shqiptarė dhe shkoi nė luftė. Meqė tregoi trimėri dhe guxim tė madh nė fushėbetejė dhe, meqė pati rezultate tė mėdha, u emėrua mutesarrif nė mutesarrifllėkun e Terhallės me gradėn mir-miran.
Ali Pasha kur u bė mutesarrif i Terhallės, bėri pėrpjekje qė nėn qeverisjen e vet ta fusė edhe Janinėn. Nė fund, nė vitin 1203/1788 posa u caktua me detyrė tė vezirit nė vilajetin e Janinės, Ali Pasha nė njėrėn anė u pėrpoq tė hakmerret ndaj armiqve tė vjetėr dhe t'i zgjerojė kufijtė e nė anėn tjetėr, vendet qė janė nėn qeverisjen e tij t'i izolojė nga njerėzit dhe kryetarėt me autoritet, tė cilėt do tė mund t'ia ndryshonin punėt dhe planet e tij. Ia drejtoi ushtrinė Ibrahim Pashės i cili kishte kaluar nė vend tė Kurt Pashės, vetė atė e zuri rob dhe e mbajti nė njė qeli tė errėt tė kalasė derisa vdiq, kurse vajzat e tij i mori me forcė dhe i martoi me djemt e vet, me Muhtarin (nė gjuhėn shqipe shqiptohet Myftar - M.P.) dhe Veliun. Ibrahim Pasha i sipėrpėrmendur, duke qenė njė personalitet shumė i sinqertė, i ndershėm dhe i moralshėm, i lutej atij (Ali Pashės - M.P.) pėr shpėtimin e tėrė popullit, mirėpo ai, pėrkundrazi, edhe mė tepėr i shtonte torturat e tė mjerėve sa qė kur nga Porta e Lartė shkoi urdhėri i prerė qė Ibrahim Pasha tė qeverisė nė vilajetin e Beratit, Aliu, sipas njė versioni, e vrau atė tė ngratė me dorėn e vet, por raportoi se ai ka vdekur nga njė vdekje e zakonshme. Kėshtu i zgjeroi kufijtė nga ato anė deri nė Elbasan dhe Dibėr, tė cilėt i vuri nėn kontrollin e vet. Poashtu, nėn qeverisjen e tij, pėrveē krahinave tė Jenishehrit, Terhallės, Moresė dhe Agribozit i futi edhe krahinat e Greqisė. Fėmijėt e vet, Myftarin me gradėn mir-miran, kurse Veliun me gradėn e vezirit i patė emėruar nė mytesarrifllėkun e Terhallės.
Kasabatė e Pargės dhe Pervezės, nga Republika e Venedikut kishin rėnė nėn qeverisjen e Francės. Ali Pasha ua mori Pervezėn me luftė francezėve. Ndėrkaq, Parga, pas rėnies, sė Napoleonit kishte rėnė nėn qeverisjen e Anglisė. Prandaj, kėtė e mori nga anglezėt.
Ndonėse Ali Pasha ishet njė njeri i pashkolluar, ishte shumė i aftė dhe i zgjuar. Nė vendet qė gjendeshin nėn qeverisjen dhe administratėn e tij, siguroi paqe e qetėsi, i pėrmirėsoi rrugėt dhe vendkalimet. Pat ndėrtuar shumė kala dhe ura si dhe shumė ndėrtesa tė tjera tė forta. Mirėpo, ishte jashtėzakonisht i ashpėr, tiran dhe hileqar. Para syve tė tij pėrgatiste skena tė ndryshme tė torturave mė trishtuese (bėnte eksperimente), tė cilat i shikonte me kėnaqėsi. Sa mė tepėr i shtohej fuqia dhe pasuria aq mė tepėr i shtoheshin edhe hilet. Duke burgosur njerėz nė mėnyrė djallėzore, e duke pėrdorur intrigat, shumė prej tyre i zhdukte e shumė herė i shtinte tė vrasė vėllai vėllanė me dorėn e vet qė pastaj edhe kėtė ta dėnojė me vdekje sipas rregullės “krye pėr krye”. Ngjarja e Kardhiqit, qė u pėrmend mė lart, ėshtė njė shembull tipik i intrigave dhe tiranisė sė Ali Pashės.
Kudo qė nė Shqipėri do tė kishte ndonjė familje me autoritet dhe me ndonjė ndikim, po qe se nuk i shkonte pėr shtati Ali Pashės, ai, njė numėr tė anėtarėve tė saj haptas ose msheftas i zhdukte ose i largonte prej aty. Ndėrkaq, njė grup prej tyre me propozimin e tyre, natyrisht pėr tė shpėtuar jetėn dhe pėr tė mbrojtur dinjitetin e tyre ishin tė shtrėnguar t'i lėnė shtėpitė e tyre dhe tė ikin. I shpėrndante nėpėr vise tė tjera tė botės. Tė varfėrit assesi nuk mundnin tė ēonin krye nga punėt angari. Vajzat dhe gratė e bukura i fajėsonte duke konsideruar se shkaktojnė fatkeqėsi, prandaj ato ishin tė detyruara tė fshihen. Meqė vetė ishte injorant, gjithnjė vepronte pėr shkatėrrimin e diturive, edhe pse deri nė atė kohė nė Shqipėri populli me vetorganizim i mbante dijetarėt dhe hoxhallarėt. Bėri qė tė qiten nė harresė fetė. Punėt administrative i lė nė duart e njė grupi intrigantėsh grekė. Edhe defterėt, korrespondencat administrative si dhe shkresat e instancave mė tė larta shkruheshin me njė gjuhė tė rėndė greke qė mund ta kuptonte vetėm ai. Shkurt, pėrveē ushqimit qė e realizonte pėr ēdo ditė, shkaktonte qė nė mes shqiptarėve tė rritet dhe tė pėrhapet padijenia, varfėria dhe amoraliteti. Nuk frikohej nga grekėt, meqė edhe kėta ishin vegėl dhe pjesėmarrės nė intrigat e tij; me fanatizmin e tij ndaj kėtyre sillej nė mėnyrė tė butė, e veēanėrisht kur humbi besimin nga shqiptarėt; pėr tė vepruar kundėr tyre armatosi njė grup kapetanėsh grekė. Kėta pastaj, ato armė i pėrdorėn pėr pavarėsinė e Greqisė.
Ali Pasha duke qenė tepėr lakmues dhe i etshėm pėr pozita e rriti forcėn dhe ashpėrsinė e qeverisjes aq sa mundi dhe kėshtu deshi tė vazhdojė deri nė fund tė jetės sė tij.
Mirėpo, mė nė fund, zullumet e shpeshta u reflektuan te Porta e Lartė. Edhe Pasho beu nga Janina, i cili ishte larguar dhe kishte kėrkuar mbėshtetje (pėrkrahje) nė Stamboll si i pakėnaqur nga ai, pėrmes Halet efendiut tė njohur kishte shpjeguar pėr qėllimin e pavarėsisė sė Ali Pashės. Nė tė vėrtetė, pėr kėtė u shqetėsua Gadap Pasha. Sado qė ishte shpallur urdhėresė mbretėrore pėr largimin e thesarit shtetėror nga vilajeti i Janinės, Ali Pasha i cili e mbikqyrte atė thesar (pasuri) nė vilajetin nė tė cilin qeveriste, paraqiti disa mėnyra tė mbrojtjes dhe disa arsyetime qė nuk do tė mund tė bartet nga Janina. Kėto kundėrshtime si dhe mendimet e tij tė shpjeguara mė lart pėrforcojnė shkakun e pavarėsisė. Prandaj, mė 1235/1819 iu drejtua ushtria nėn komandėn e Hurshid Pashės. Bejlerėt e Shqipėrisė, zaten pjesa dėrrmuese e tyre, tė pakėnaqur nga ai dhe, meqė nuk ndiheshin tė sigurt i lėshuan radhėt e tij dhe, meqė iu bashkuan Hurshid Pashės, Ali Pasha me njė grup tė vogėl njerėzish (mė besnikėt) u mbyll nė kala. Pasi bėri ballė njė kohė, doli nga kalaja me qėllim qė tė dėrgohet i gjallė te Porta e Lartė. Duke shkuar, nė njė manastir qė ndodhej nė njė ishull tė vogėl tė liqenit (tė Janinės - M.P.), njerėzit qė u dėrguan nga ana e Hurshid Pashės i pėrdorėn armėt, tė cilėve, nė tė njėjtėn mėnyrė iu pėrgjigj edhe ky. Me kėtė rast, duke u goditur me plumba nga disa anė, vdiq. Ia prenė kokėn dhe sė bashku me kokat e tre djemve dhe njė nipi ia dėrguan nė Stamboll. I varrosėn jashtė Silivrikapisė. Trupin ia varrosėn nė kala tė Janinės pėrballė njė pallati (saraji) qė u dogj, i cili deri vonė ishte konak i pushtetit. Ka njė tyrbe tė pėrsosur.
Nga nipėrit e Ali Pashė Tepelenės, Myftar Pasha-zade Mahmud beu njė kohė tė gjatė shėtiste nėpėr Stamboll si prapagandor i njohur i veshur me veshje tė sektės melamite; Veli Pasha-zade Selim Pasha u gjend muhafiz nė muhafizllėkun e Beogradit dhe nė detyra tė tjera tė larta, ndėrsa vėllai i tij Ismail Pasha ka shėrbyer nė disa vilajete .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė