Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 12:52   #24
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BAJAZIT PASHA
Ishte nga njerėzit e besueshėm tė Jėlldėrėm Sulltan Bajazit Hanit. Ėshtė shqiptar. Kur padishahu i lartpėrmendur u zu rob nė luftėn me Timurlengun, Bajazit Pasha u interesua ta shpėtojė nga dora e tatarėve Shehzade Ēelebi Sulltan Mehmedin (djali i Jėlldėrėm Sulltan Bajazitit - M.P.) qė gjendej nė internim dhe qė ende ishte nė moshėn 15 vjeēare. Kėtė e bėri me shumė vėshtirėsi dhe mundime, sipas njė interpretimi, vishej si lypės. Shehzaden gjithnjė e merrte pas vetes dhe shėndoshė e mirė e solli nė kalanė e Amasijes. Kėshtu e pat shpėtuar prej rrezikut. Lartėmadhėria e tij Sulltan Mehmed Hani e ēmoi sinqeritetin dhe besnikėrinė, e tij, prandaj, duke e nderuar me gradėn e vezirit, gjatė kohės sė sulltanatit tė vet e mori dhe e angazhoi si kėshilltar tė lartė. Gjithnjė e mbante pranė vetes. Sado qė Izmirogllu Xhunejdi mė parė i kishte premtuar se do tė ia jepte vajzėn kėtij, nuk ia dha, por ia dha njė shqiptari tjetėr qė quhej Abdullah, prandaj, Bajazit Pasha, i hidhėruar nė kėtė, nė luftėn qė e bėri me Izmirogllu Xhunejdin, e zuri rob Abdullahun e sipėrpėrmendur dhe nė shenjė hakmarrjeje, e tredhi. Edhe nė njė luftė qė e bėri kundėr Karamanogllit, doli ngadhnjyes. Padishahut i patė bėrė shumė shėrbime. Kur padishahu ishte i angazhuar me disa pushtime nė anėt e Selanikut, nė anėt e Ajdėnit, njė person me emrin Borklyxhe Mustafa organizoi kryengritje duke thirrė nė ndihmė edhe tė krishterėt . Bajazit Pasha dhe Shehzade Sulltan Murat Hani u angazhuan nė largimin dhe zhdukjen e tė pėrmendurit. Edhe kėtė herė patėn sukses, ashtu qė Borklyxhe Mustafain dhe bashkėmen-dimtarėt e tij i eliminuan. Nė vitin 824/1421, me vdekjen e Sulltan Mehmedit nė Edrene, Bajazit Pasha nė marrėveshje me sadriazem Ibrahim Pashėn, e sollėn Murat Hanin nga Amasja nė Brusė dhe derisa hypi nė fron ky (Sulltan Murati - M.P.), ia dolėn ta mbajnė tė fshehur vdekjen e tij. E paralajmėruan pėr rreziqet qė mund t'i ndodhnin atij (Sulltan Muratit - M.P,) .
Edhe Hydavendigjari e nderoi dhe e respektoi Bajazit Pashėn. E emėroi serdar (kryekomandant) kundėr Dyzme Mustafait , i cili u paraqit nė anėt e Selanikut nė vitin 825/1421. Nė luftėn qė ndodhi nė lumin Sazli (Sazli-dere) nė afėrsi tė Edrenes ushtria e tij u kthye nė anėn e e Dyzme Mustafait. Nė kėtė luftė u mund dhe u zu rob; iu dorėzua Xhynejdit i cili kaloi nė pushtet, e ky, pėr tė marrė hakun e dhėndrrit tė tij, e vrau atė (Bajazit Pashėn - M.P.). Nė kėtė luftė mori pjesė edhe vėllai i Bajazitit, Hamzai. Pasi edhe kėtė e zunė rob, e liruan mė pastaj. Mė vonė ky, gjatė shėrbimeve qė i bėri nė shtet, fjala ėshtė pėr shtetin (Osman - M.P.), gjeti rastin dhe e vrau Xhu-nej-din dhe kėshtu e mori hakun e vėllait .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė