Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 13:02   #39
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

HAMZA BEU
Ėshtė djali i vėllait tė shqiptarit tė njohur, Skėnderbeut. Kur i ati i tij ishte i ri, bashkė me njė vėlla tjetėr dhe me Skėnderbeun, duke u marrė peng nga ana e Sulltan Muratit II, qe edukuar nė oborrin e Sulltanit dhe pat pranuar Fenė islame. Edhe Hamzai u rrit nė kėtė rreth. Pas kėsaj mixha i tij - Skėnderbeu, kur iku pėr nė Shqipėri, e shoqėroi edhe ky. Nė luftat qė i fitoi Skėnderbeu nė kohėn e Sulltan Muratit II, i pat ndihmuar shumė edhe Hamzai i guximshėm dhe trim. Mirėpo, mė pastaj, nė kohėn e Sulltan Mehmet Hanit II, Hamzai u nda nga Skėnderbeu. Meqė iu premtua tė bėhet beg i Shqipėrisė, pranoi tė punojė nė shtet (Osman - M.P.) kundėr Skėnderbeut. Ai bashkė me Yrnysbeg-zade Isa beun, duke qenė nė krye tė 40 mijė kalorėsve osmanė, hyri nė Shqipėri. Sado qė nė fillim e detyruan Skėnderbeun tė tėrhiqet nė qytetin e Lezhės, i cili gjendej nė duart e venedikasve, mė pastaj Skėnderbeu nė saje tė aftėsisė dhe shkathtėsisė qė e kishte, doli fitues. Nė luftėn qė u zhvillua nė mes tyre, u vra Isa beu , ndėrsa Hamzai u zu rob. Edhe pse padishahu i ofroi shpėrblim, Skėnderbeu nuk u pajtua nė fillim qė ta dorėzojė nipin e tij, ndonėse nė atė rast bėnė njė marrėveshje mashtruese pėr dorėzimin e Hamzait. I pat premtuar qė kur tė arrijė nė Stamboll do tė marrė bashkėshorten dhe fėmijėt dhe do tė kthehet. Edhe Skėnderbeu e pranoi kėtė propozim. Dhe, pak kohė pasi u dorėzua, Hamzai vdiq . Kėshtu premtimin qė ia dha mixhės sė tij, nuk mundi ta realizojė. Nė historinė evropiane nė vend Hamza pėrdoret gabimisht Ameza .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė