Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 13:41   #80
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

QYPRILI-ZADE
(Fazil Ahmet Pasha)

Ėshtė nga vezirėt i cili nė kohėn e Sulltan Mehmed Hanit IV kaloi nė postin e sadriazemit (kryeministėr) .
Ėshtė djali dhe trashėgimtari i Qyprili Mehmed Pashės, biografia e tė cilit u shkrua pak mė parė. Lindi nė kasabanė e Qyprisė nė vitin 1045/1635. Edhe pse i pėrvetėsoi mėsimet fetare islame nga Kara Ēelebi-zade Abdylaziz efendiu dhe nga dijetarėt (ulematė) e tjerė tė kohės dhe, edhe pse hyri nė kategorinė e muderrizėve, ai kaloi nė punėt qė kishin tė bėjnė me ēėshtjet e pushtetit. Kėshtu, mė 1069/1658 me gradė tė vezirit u emėrua nė Erzurum; mė 1070/1659 u emėrua nė vilajetin e Sirisė; mė 1071/1660 u kthye nė Stamboll dhe u emėrua nė pozitėn e lartė tė kajmekamit, e kur u sėmur babai i tij, e zėvendėsoi atė. Nė 1072/1661 kur i vdiq babai, ndonėse ishte nė moshėn 27 vjeēare, kaloi nė pozitėn e kryeministrit. Pas njė viti kaloi nė kėshtjellat (kalatė) e Erdelit tė austriakėve (d.m.th.nė Transilvani). Duke shkuar nė ato anė me ushtrinė osmane me gradė serasker (kryekomandant), pas njė rrethimi prej 26 ditėsh, mė 1074/1663 e pushtoi kalanė e Ujvarės. Me kėtė arriti njė sukses tė madh. Kur filloi stina e dimrit, u kthye nė kazermat e Beogradit, ku u organizua mirė qė nė pranverė tė ndėrmarrė pėrsėri ndonjė ekspeditė tjetėr. Mirėpo, duke u dėrguar pėrfaqėsues nga ana e Austrisė, u pėrkrah marrėveshja paqėsore. Pas harmonizimit tė qėndrimeve dhe marrėveshjes nė dobi tė Shtetit Osman, ai u kthye nė Edrene. U bė shumė i respektuar dhe shumė i dashur te padishahu i vet. Nė vitin 1077/1666 personalisht shkoi nė Ujėrat e Kretės qė gjendej nėn rrethimin e Osmanlinjve plot 24 vjet. Nė vitin 1080/1669 ia doli t'i nxjerrė dhe t'i largojė plotėsisht venedikasit nga siujdhesa dhe, kur e pushtoi tėrė Kretėn, u kthye fitimtar nė Edrene. Pėr kėtė sukses tė madh fitoi komplimente nga Sulltani dhe kėshtu u bė shumė i famshėm. Kur mė 1083/1672 populli kozak qė gjendej nėn mbrojtjen e Perandorisė Osmane u sulmua nga mbreti i Polonisė , Sulltani i lartpėrmendur personalisht ndėrmori njė ekspeditė me ushtrinė osmane me tė cilėn shkoi edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu. Nė pushtimin e Kamenixhes tregoi guxim tė jashtėzakonshėm. Mirėpo, kur e kapėn disa sėmundje, mė 1087/1676 kthehet nė Edrene bashkė me ushtrinė. Nuk kishte fuqi tė shkojė me tė, prandaj, i pėrgatitėn njė pėrcjellje solemne dhe, duke shkuar pas saj dalngadalė, nė afėrsi tė Xhisrerginesė , nė ēiflikun Kara-Biber, vdiq. Kufomėn ia ēuan nė Stamboll. E varrosėn pranė babait tė tij. Vdiq nė moshėn 42 vjeēare . Nė guxim, aftėsi dhe shkathtėsi ishte i njėjtė si babai i vet. Dallohej mė tepėr edhe me dituri, bujari, urtėsi, maturi. I urrente dhe nuk i kushtonte rėndėsi pėrhapjes sė gjėrave jo tė rėndėsishme. Pėr tė pasuruar edhe mė tepėr bibliotekėn e t'et, grumbulloi njė numėr tė madh librash me vlerė tė lartė. Pastaj, ka lėnė shumė pasuri tė vlefshme (hajrate) si nė Stamboll ashtu edhe nė Qypri. Kishte edhe talent pėr poezi . Me rastin e pushtimit tė Ujvarės nė Hungari, e shkroi edhe kėtė varg:
Allahu na ndihmoi, e pushtuam Ujvarėn .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė