Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 13:42   #82
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

QYPRILI-ZADE
(Numan Pasha)

Ėshtė nga vezirėt (ministrat) qė kaloi nė pozitėn e sadriazemit nė kohėn e Sulltan Ahmed Hanit III. Ishte d
jali i Qyprilizade Mustafa Pashės, biografia e tė cilit u shėnua pak mė parė. Lindi nė Stamboll. Pasi i studioi shkencat fetare islame, nė vitin 1112/1700 nė kohėn e sadriazemit Amixha-zade Hysejn Pashės, i cili ishte djalė i mixhės sė tij, ishte nė kubbe-i vezir (Kėshill i veēantė nė pallatin e Sulltanit). Pastaj u caktua muhafiz dhe vali i Erzurumit, Anadollit, Egribozit, Kandijes dhe pėrsėri Egribozit. Pat lidhur miqėsi (me anė martese - M.P.) me Sulltan Mustafa Hanin II. Mė 1122/1710 me propozimin e bashkėshortes, transferohet nė Stamboll dhe emėrohet sadriazem nė vend tė Ēarlili Ali Pashės. Sado qė ishte njė personalitet i dijshėm, i sinqert dhe i drejtė, angazhimi i tij nė shkencė, ibadet dhe nė gjėra tė tjera tė rėndėsishme kryesisht ishte i tėrthortė. Meqė nuk ishte aq i interesuar pėr pozita, pas 63 ditėsh u largua nga detyra. Mė pastaj, mori pjesė si serasker (kryekomandant ushtarak) nė Egriboz, nė Hanije, nė Kandije nė Janinė dhe mė 1126/1714 nė Mal tė Zi. U caktua nė detyra tė larta edhe nė Bosnjė e Hercegovinė, pastaj: nė Beograd, Ixhil, Qipro. Nė vitin 1129/1716, kur dėgjoi se austriakėt kishin pėr qėllim t'i sulmojnė kufijtė e shtetit Osman, ky (Numan Pasha - M.P.) menjėherė u pėrgatit kundėr tyre. Duke u emėruar pėr tė dytėn herė nė ejaletin e Bosnjės, me trimat e Bosnjės e shkatėrroi ushtrinė e armikut dhe u mori (u konfiskoi) shumė armė, pasuri dhe shumė gjėra tė tjera tė vlefshme. Pas kėsaj u shtuan luftėrat nė ejaletin e pėrmendur mė lart. Pėr t'u qetėsuar dhe pėr tė pushuar, u shpėrngul nė muhafezllėkun e Kandijes dhe aty, mė 1131/1718, vdiq. Edhe pse (kur vdiq) ende nuk i kishte mbushur tė pesėdhjetat, ishte personalitet i formuar dhe i vyeshėm sikur tė kishte njė pėrvojė tė gjatė .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė