pėr Pause_Print_Scroll
Pause_Print_Scroll!
Tė pėrshėndes i nderuar pėr paraqitjen e bukur qė ke bėrė nė postimin e mėlartshėm,por mė duhet patjetėr tė bėj vėrejtje rreth sinjifikacionit tė pėrmbledhur nė te!
Ne jemi mjaftėsisht tė vetėdishėm mbi veprimtaritė e bllokut shqipėtar nė Maqedoni!Mirėpo nga vetėvetiu vijon pyetja se ku ndodhet alternativa?!A ka dicka aty apo edhe gjetiu,tė njė forme mė origjinale nga kjo e tanishmja,qė do tė i plotėsonte kėrkesat e popullit pėr Cėshtje?!
Unė nuk jam i sigurtė!
Nėse aludohet nė Rufi Osmanin e Hysni Shaqirin do tė them menjėherė se pėr elementė tė tillė,shpresimet tona do tė ishin vetėm tė kota.Ata siq dihet nuk kanė arritur send atėherė kur kishin mundėsitė e tyre reale,e le mė sot,qė ndodhen politikisht tė neutralizuar.Sė paku Rufi Osmani.
E sa pėr popullin.Ai ėshtė populli.Tjetėr nuk kemi!
Ti si besimtar qė po duket se qenkshe,duhesh tė e dish mirė se jeta jonė nė kėtė planet ėshtė e imagjinuar nga vet Krijuesi.Krijuesi i cili na sajoi me aftėsi tė nevojshme fizike e intelektuale pėr t“i pėrballuar kėsaj jete kėtu.Shumė ndryshe do tė kishte qenė kuptohet sikur tė ishim lindur si anglezė a amerikanė.Kėto probleme tė sotme,nuk do tė i kishim me siguri.Por jemi ata qė jemi dhe nuk kemi nga t“ia mbajmė!
Unė nuk jam ndonjė praktikues i denjė i religjionit,por mund tė tė them se edhe tė pritet shumėcka nga Zoti,e tė mos veprohet vet fare,ėshtė gabim.Apo nė term tė fesė:"mėkatė".
Kam shumė shokė nė Kumanove.Nga ku si po duket edhe ti na lajmėrohesh.Dhe kisha dashur tė potencoj se Bashkėsia Islame aty mjerisht,shumė punė tė varfėr ka bėrė dhe ėshtė duke bėrė.Hajnia e prostitucioni kishin arritur njė nivel jashtzakonisht tė madh.
Kam dėgjuar pėr njė rast ku njė prostitutė e renomuar nė atė rreth,akoma punon si arėsimtare me njė fshat tuajin atje.Reketizmi e trafikimi i narkotikės sė mafias shqipėtare,ėshtė prezent nė cdo hap e segment shoqėror.Kush nuk ndėrmerr asgjė kundėr kėtyre fenomeneve degjeneruese nė shoqėri pėrpos qė konstant,e gjithė e keqja i adresohet pushtetit e pushtetarėve ekzistues!
Okupatori!Armiku!Lufta!E Clirimi!
Tė jemi tė sinqertė!
Ne me shekuj ndodhemi nėn robėri.Ende nuk jemi cliruar e kėsisoji,nė kėtė mėnyrė siq jemi sot,as qė kemi ndonjė gjasė tė clirohemi ndonjėherė.Se Zoti vėre,nuk e ka pėr ngutė.Ėshtė duke na lėnė edhe neve dicka tė kryejmė vetė!E ajo vetė ėshtė nė rradhė tė parė,lufta kundėr kėtyre dukurive degjeneruese tė pėrmendura.Me armikun na duhet natyrisht tė merremi pak mė vonė.Tė i kryejmė njėherė obligimet tona qė i kemi ndaj Krijuesit.Tė bėjmė njė rend e organizim pak sa mė njerėzor e sa mė pėrparimtar nė brendi tė pėrkatėsisė sonė etnike.
Asisoji tė demonstrojmė se ne jemi krijesa tė denja pėr ekzistim nė ato troje tona tė lashta e autoktone dhe pėrfundimisht si tė tillė,tė riorganizuar e tė lidhur,tė asgjėsojmė cdo tentativė tė mundėhsme qė pėr objektiv tė vet ka, nėnshtrimin,sundimin apo edhe eksterminimin tonė fizik.
Sa i pėrket dėshmorėve tė rėnė pėr liri,jeta e tyre assesi nuk ka shkuar kotėsisht.Se kush "i mori nė qafė ata",ne shumica e dimė mirė.Nuk ka nevojė kėtu tė diskutohet mė thellėsisht mbi atė cėshtje.
Ata,nė mėnyrė madhėshtore dėshmuan se kur ėshtė nė pyetje mbrojtja e Vatanit,vdekja pėr ta ėshtė dukuri inekzistuese.Ndėrsa ne tė tjerėt tash,nėse na bie mirė,rrimė duarėkryq e bėjmė seri!
Pėrndryshe shpeshėherė kur thellohem nė mejtime,keqardhje mė tė madhe e tė vėrtetė ndiej pėr tė gjallėt,e aspak pėr tė vdekurit.
Nė tė shumtėn e rasteve,e pėr shumė popuj me njė intelekt tė pėrforcuar e shpirt tė pathyeshėm,vdekja si fenomen ėshtė opcion lehtėsues,nė dallim prej Jetės sė mjerishme e tė robėruar.
Pak logjikim nevojitet kėtu!
Zoti na krijoi.Ai na bėri tė kėtillė.E Ai vendos se kush e kur dhe nė cfarė mėnyre ndėrron jetė!Neve na mbetet vetėm tė ecim pėrpara dhe tė mos e thyejmė vullnetin e Tij.
Nėse ka mundėsi kuptohet.
Tek e fundit cdosecili nga ne,gjykohet ekskluzivisht e vetėm,pėr veprimet personale tė veta.Kurrėsesi ndyshe jo.
Kjo e fundit natyrisht se,ėshtė vetėm retorikė.Meqė ti vet je besimtar dhe kėto gjėra kuptohet i ke,edhe vet tė qarta.
nderime!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 20:01
Arsyeja: Shkruar me shkronja te zmadhuara
|