Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-07-06, 11:10   #12
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Es selamu alejkum wr wb

Afer te thatit shkon edhe i njomi!

Keshtu thote populli dhe ka shum te drejte, pasi qe edhe un jam nga Ilirida mora te drejten te shprehem rreth problemit te cilin e ka shpalosur vellau im ne Islam.

Ne Maqedoni qe nga shkeputja e saj nga Jugosllavia u formuan disa parti politike Maqedonase si ajo e Vmro - Dpmne dhe ajo e Social Demokrateve, ate kohe u formua edhe nje parti politike Shqiptare e quajtur Partia per Prosporitet Demokratik e udhehequr nga Nevzad Halili, asaj partie iu bashkangjiten shum intelektual Shqiptar qe jetonin ne Maqedoni, por pas nje periudhe te egzistimit te asaj partie per shkaqe te ndryshme disa nga intelektualet u shkeputen nga ajo parti dhe formuan nje parti tjeter qe quhej Partia per Prosporitet Demokratik te Shqiptareve e qe me vone u nderrua ne Partia Demokratike e Shqiptareve.

Deri ne vitin 1998 ka qeverisur Partia per Prosporitet Demokratik bashke me Lidhjen Social Demokrate, keta te fundit jo se nuk nderrmernin asgje per ēeshtjen kombetare dhe shikonin vetem interesat e veta personale por edhe benin shum padrejtesi Shqiptareve si ne rastin e Gostivarit, Bit Pazarit etj...

Me vitin 1998 zgjedhjet i fitoi opozita VMRO-DPMNE e cila ne kualicion mori Partine Demokratike Shqiptare, dhe ne opozite i transferuan PPD-ne dhe LSDM-ne, qeveria e re per te treguar qeveris se me parshme se si punohet beri disa permisime te vogla, punesoi disa Shqiptare, per her te pare vereheshin disa Shqiptar te emeruar Drejtora neper institucionet e Shtetit, por pas kesaj edhe ajo u morr pas interesave te saja personale nga disa individ te caktuar te kesaj partie siē eshte Menduh Thaēi.

Pas luftes ne Maqedoni u formua edhe nje parti e re e cila doli si frut i UCK-se ne krye me Ali Ahmetin i cili edhe ishte perfaqsues politik i UCK-se.

Per fat te keq edhe kjo parti ne mungese te intelektualve dhe njerezve te ditur deshtoi, partia e Social Demokrateve me te cilet formuan qeverine ishte e stermbushur me Intelektual te stervitur mire nga Beogradi, dhe diten si me se miri te manipulojne me kete parti te Shqiptareve e cila nuk i bente ze dhe i plotesonte deshirat Maqedonasve nje nga nje, deri ne ate shkalle qe maqedonasit te thone per Ali Ahmetin se e kan peshk te artė!

Kumanova dhe Likova si rajon ku u zhvillua lufta u la pas dore, asnje investim nga ana e BDI-se te cilen pikerisht ky rajon e solli ne qeveri, ishin 100 Deshmoret e kesaj ane qe i siguruan Ali Ahmetit fitore me te cilen krenohet dhe mer voten e popullit, mund te merrni me mend se keta njerez te BDI-se nisen nje projekt te vetem ne keto ane, ishte projekti per ndertimin e varrezave te Deshmoreve ne Sllupēan i cili kushtonte diku 1 miljon euro dhe qe u premtua menjeher pas fitores se qeverisjes nga BDI-ja me saktesisht nga Fazli Veliu, filluan ndertimet me 2002 dhe per nje moment u ndalen, kater vite ne qeverisje deshmoret u lan neper hekra e armatura, ato varreza ende nuk jan ndertuar, mos te flasim per projekte tjera, ujesjelles dhe kanalizim qe me se shumti ka nevoj komuna e Likoves.

Le te lem investimet e kuptojme se nuk kan interes ata qe atje jetojne te ndertojne diqka ketu, atyre nuk ua zen udhen keto probleme, dhe pluhurin e kesaj ane e thithin vetem gjat fushatave parazgjedhore por qe edhe ateher nuk qendrojn shume ikin.

Kumanoves iu be nje padrejtesi edhe me e madhe, ajo u la pa Flamur me ligjin e ri te cilin e solli BDI Kumanoves nuk i lejohet qe te perdoret flamuri Shqiptar te cilin e kishte fituar me Gjak, edhe kjo ishte nje dredhi e LSDM-se te cilen e perbiu BDI-ja me qka shkeli mbi gjakun e deshmoreve dhe ne ate menyr te nenēmon familjet e deshmoreve dhe popullaten e kesaj ane ta ben te mendoj se kot kan luftuar dhe jan sakrifikuar...

Por per tu habitur, BDI ne rethin e Kumanoves dhe Likoves fitoi perseri 3 deputet, gje kjo qe esht vertet per tu brengosur dhe qe deshmon se "Populli ėshtė i tillė (naiv) dhe nuk meriton mė tė mirė"

Dikush parashtroi pytjen se kush duhet te fiton nese keta jo, dhe i them direkt se ka kush te fiton, por ai qe duhej nuk mori as 1 deputet!!!!!!!!! Dhe kjo eshte vertet skandaloze.

Mjere te njomet mjere...
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė