Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-07-06, 13:54   #17
Albanalogu
 
Anėtarėsuar: 07-07-06
Postime: 26
Albanalogu i vlerėsuar jo keq
Gabim pėr PAUSE_PRINT_SCROLL-in!


I nderuari Pause_Print_Scroll!

Tė paskan ngacmuar shumė qeta tė rinjtė kėtu,por mos ia vė veshin edhe aq tepėr se nuk e bėjnė me qėllim por vetėm ashtu janė nga dikush tjetėr,tė instruktuar.
E qė kėtu pėrzihet politika me ideologji fetare,e bėra me qėllim tė caktuar,pėr arėsye se jam bezdisur mė nga shabllonizimet heretike tė njerėzėve,ku ngjarjet politike i izolojnė tėrėsisht,nga tė besuarit fetar.
Unė jam i mendimit e i bindjes sė plotė,se kėto dy fenomene duhet patjetėr tė shkojnė bashkė,e jo ndaras.Ngaqė asisoji,ndaras,ne edhe po katandisemi nė njė gjendje tė kėtillė,ku po ndodhemi sot.
Pėrndryshe edhe devijimi i temės u bė kur anėtari Arb,emėrat e cituara nė sinjaturė i quajti "rokerashė".E mua mu desht tė replikoj kundėr,po lexoje pak mė mirė postimin lart.Pastaj unė jam i sigurt qė cdokush shqipėtar, i besimit musliman,gjithėmonė,nė rradhė tė parė vė kombin e pastaj fenė.E njėjta gjė vlen edhe pėr rastin tim.
Nė njė nga shkrimet e mia tė mėlartėshme,unė u deklarova pėr njė vizion tė mundshėm gjithėkombėtar,i cili do tė ishte superior ndaj cdo pėrkatėsie dominuese fetare tek ne.Ai vizion paraqet,unifikimin e forcave tona,pėr zgjidhjen e cėshtjes sė pėrbashkėt i nderuari Pause_Print.Se nėse ne ia fillojmė me propagandizim,cdokush nė vete, tė besimit tė vet privat, ja se edhe ku po ndodhemi.Tė pėrcarė e tė shkatėrruar,e edhe tė armiqėsuar
Natyrisht se do tė kishe thėne se edhe si shqipėtar i denjė e kombėtar i vėrtet,feja mund tė konservohet diku nė prapaskenė,dhe ajo si e tillė nuk do tė na kishte prishur punė fare.Inicialisht unė dakordohem me njė mendim tė tillė,por megjithate kurreshtja ime mbi evoluimin e eventeve nė vazhdim,nuk mė lė tė qetė.
Pasiqė ne tė arrimė njė nivel tė pėrbashkėt,e tė homogjenizuar tė besimit kombėtar,duke njėkohėsisht patur diturinė mbi ekzistimin e Krijuesit, si dhe sinqerisht respektuar Ate,atėherė cka do tė na duhej ndarėsia nė religjione.
Duhesh ta dish i nderuar,se edhepse jo nė mėnyrė determinante,fetė tek njerėzit,gjithėmonė kanė patur efekt destabilizues e pėrcarės.
Ti me plot bindje,pėr cdo dukuri nė botė,ke sqarim religjioz e filozofik, tė bazuar nė prizmin e profetive tė Muhamedit.Tė njėjtėn unė e bėj me ate tė Krishti.E dikush tjetėr tė Moisiut.E kėshtu me rradhė.
Po ku po na mbetet puna pastaj.Vet po thua se nė Likovė,popullata atje detyrohet tė pastrohet nė pus,ndėrsa penda e paraparė tė furnizoj nevojat e njė regjioni tė tėrė,pėr ju nuk ėshtė e disponueshme.
Punėt shumė keq i kemi.
Principialisht jo feja e politka qė duhet nė fakt,tė vihen nė bangė tė akuzimit.Por ne vetė.
Me aktakuzė tė moslogjikimit tė mjaftueshėm.
Unė i vetėdishėm jam se vizionet e mia pėr shumėkend janė edhe tė paperceptueshme,e si tė tilla duken ndoshta edhe irrealiste.Por kėtu nė kėtė forum,ne vetėm cka po e kalojmė kohėn e lirė,duke shprehur mendimet e llojllojta,se asgjė tjetėr jo.
Prandaj ju propozoj tė gjithėve,qė tė mos i merrni sendet me emocionalizėm,por me serenitet tė duhur,se punėt tona e cėshtja jonė ju siguroj,nuk zgjidhet me anė tė sajteve tė internetit,por me anė tė restaurimit tė shpirtit tonė tė dikurshėm,e sot tė prishur,qė kemi nė Atdhé!
Te oxhaku pra!
E jo kund tjetėr!
me nderime!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 09-07-06 nė 14:26
Albanalogu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė