Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
KOMPLETOHET GRUPI
Bajram Kiqmari i ėshtė bashkuar njėmbėdhjetė shokėve tė tij. Prokuroria i akuzon pėr terrorizėm, dhe vrasjen e dy policėve, nė mars tė vitit 2004 dhe tentim vrasjen e disa tė tjerėve dhe vepra tė tjera penale.
Eta Morina
Prishtinė, 15 korrik
I arrestuar mė 5 prill tė kėtij viti, Bajram Kiqmari nga Lladovci i Podujevės, sė shpejti do tė pėrballet para drejtėsisė pėr njė sėrė akuzash, pėrfshirė terrorizėm, vrasje tė dėshmitarėve, blerje tė armėve, bashkėpunim me persona tė tjerė.
Ditė mė parė, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, atij i ėshtė konfirmuar aktakuza, mirėpo deri mė tani nuk ėshtė marr asnjė vendim.
Bajram Kiqmari mori pjesė aktivisht nė njė organizatė terroriste, Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), thuhet nė aktakuzėn e prokurorisė.
Bajram Kiqmarit, i njohur mė nofkėn Lami dhe Kulleri, mbi barrė do ti bien njė sėrė akuzash tė rėnda. Ai besohet qė ka inkurajuar aktivitetin e vazhduar tė grupit, duke pasur takime dhe kontakte tė vazhdueshme tė zgjeruara nė mars tė vitit 2004 dhe pas kėtij muaji.
Gjithashtu ai akuzohet se ka vepruar sė bashku me persona tė tjerė, ka siguruar para pėr tė blerė armė pėr grupin, nder tjera ka vrarė dėshmitarė dhe ka blerė ushqim pėr grupin. Gjithashtu ai akuzohet se ka bėrė tė mundur qė paratė ti shpėrndahen pjesėmarrėsve tjetėr nė grup, i ka dhėnė ndihmė personave tė tjerė pas njė akti terrorizmi apo nė lidhje me terrorizėm, pengim nė kapjen e personave tė kėrkuar.
Na aktakuzėn e prokurores ndėrkombėtare, pėrmendet edhe emri i Shkumbim Mehmetit, pėr tė cilin thuhet qė me Bajram Kiqmarin ka biseduar me shprehje tė koduara. Sė bashku me tė, prokuroria akuzon edhe 11 persona tė tjerė, si pjesėmarrės dhe mbėshtetės tė grupit terrorist qė ka kryer vrasjen e dy oficerėve dhe tentim vrasjen e njė numri tė oficerėve tjerė mė 23 mars 2004, afėr Podujevės.
Mėnyra nė tė cilėn janė kryer kėto krime, manifesti qė e kishte nė xhep Agron Sylejamni dhe informacionet e marra nga policia pėrmes hetimeve ka bėrė qė prokuroria tė vijė nė konkludim qė kėto krime janė kryer nga njė grup i organizuar terrorist, qė pėrfshin personat e armatosur nė vendin e ngjarjes si dhe tė tjerė qė kanė ofruar ndihmė logjistike dhe financiare para dhe pas kryerjes sė vrasjeve, vazhdon aktakuza e prokurorisė.
Mė tej nė tė pėrshkruhet nė hollėsi ngjarja e 23 marsit tė vitit 2004, kur u vranė dy policė, njėri ndėrkombėtarė dhe tjetri vendor. Nė kėtė mėsohet tė kenė marr pjesė tė gjithė tė akuzuarit, disa prej tė cilėve nė mes vete gjatė gjithė kohės kanė diskutuar me kode.
Disa anėtarė tė grupit kanė pas njohuri specifike pėr krimin dhe kanė ndihmuar nė mėnyrė aktive tė tjerėt nė shkatėrrimin apo fshehjen e provave apo nė shmangien e kapjes nga policia, vazhdon tutje aktakuza.
Ngjarja e 23 marsit 2004
Mė 23 mars tė vitit 2004, nė fshatin Shakovicė tė Podujevės, Possible Kojo Essuman, policė ndėrkombėtar nga Gana, Arsim Rrustolli, Basri Mulliqi dhe njė pėrkthyes kanė qenė duke patrulluar me njė veturė tė policisė sė UNMIK-ut, kur nė ta kanė shtėnė persona tė armatosur, tė cilėt besohet tė kenė qenė njė grup prej sė paku katėr ose pesė personave. Shkėmbime me armė zjarri ka pasur nga tė dyja anėt. Shkak I tyre nė vend ka mbetur i vrarė polici ndėrkombėtar nga Gana, njė pjesėtar i ShPK-sė dhe njėri nga tė dyshuarit, i cili besohet tė ketė qenė Agron Sylejmani. Ky i fundit mė pas ėshtė gjetur i vdekur nė shtėpinė e tij, ndėrsa nga kėtu policia ka konfiskuar njė sasi tė konsiderueshme tė armatimit. Megjithėkėtė, Agron Sylejmani ka pasur fishekė nė xhepat e tij dhe njė revole e mbushur ėshtė gjetur nėn shpinėn e tij. Nė afri janė gjetur rroba ushtarake dhe policia ka gjetur njė dorėz e cila ėshtė pėrputhur me njė dorėz tjetėr tė gjetur mė parė, thuhet nė aktakuzė.
Nga ana tjetėr pėr tė akuzuarin Bajram Kiqmarin, prokurorja ndėrkombėtare pretendon se ka qenė pjesė pėrbėrėse e grupit terroristė. Lėnda tij bazohet nė efektin e kombinuar te pėrgjimeve telefonike, regjistrimeve telefonike, disa prova tė gjetura dhe sjellja pas krimit, arsyeton aktakuzėn e saj prokurorja ndėrkombėtare.
Para gjyqtarit tė procedurės paraprake Bajram Kiqmari ka vendosur tė mbrohet nė heshtje. Ai ėshtė arrestuar mė 5 prill tė kėtij viti, pasi qė kishte qenė nė arrati pėr mė shumė se njė vit e gjysmė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|