Rebelimi politik i deputeteve tė opozitės
Sjelljet e opozitės, pėrkatėsisht tė deputetėve opozitarė nė seancėn e fundit tė Kuvendit tė Kosovės u ngjajnė fėmijėve tė lazdruar tė cilėt e kanė buzėn nė vaj, sa herė tu hiqet shishja e qumėshtit prej goje.
Shkruan: Bajrush MORINA
Seanca e datės 13 e Kuvendit tė Kosovės, filloi ashtu siē nuk pritej. Deputetėt e opozitės u larguan nga kjo seancė dhe kėshtu ministrave tė Qeverisė sė Kosovės u mbeti qė tu pėrgjigjen vetėm pyetjeve tė deputetėve qė ishin tė pranishėm nė sallė, pra atyre tė opozitės. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, duke tentuar qė tė tejkalohet kjo mosmarrėveshje ndėrpreu seancėn dhe i ftoi anėtarėt e Kryesisė dhe shefat e grupeve parlamentare, qė edhe njėherė ti bind qė tė opozita tė kthehet nė Kuvend. Por duket se as kjo lutje e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės nuk u pranua nga opozita.
Pra, partitė politike opozitare, pėrkatėsisht deputetėt e opozitės nė Kuvendin e Kosovės u larguan nga punimet e seancės sė fundit tė Kuvendit tė Kosovės me arsyetimin banal se nuk po u lejohet tė flasin sa kanė dėshirė e sa kanė aftėsi gojore. Dhe qė absurdi tė jetė edhe mė i madh, kėta deputetė ranė nė kundėrshtim edhe me qėndrimet e anėtarėve tė Kryesisė sė Kuvendit dhe tė shefave tė grupeve parlamentare, qė janė nga radhėt e opozitės. Pra, pėr rendin e ditė dhe pėr kohėn e debatit pėr raportin 100-ditėsh tė Qeverisė sė Kosovės, Kryesia e Kuvendit tė Kosovės nė dy mbledhjet e fundit nė tė cilat kanė marrė pjesė edhe anėtarėt e Kryesisė dhe shefat e Grupeve parlamentare opozitarė, janė pajtuar tė gjithė sė bashku pėr rėndin e ditės dhe pėr kohėn e debatimit, ndėrkaq nė seancėn e 13 korrikut, atyre u doli gjumi dhe ranė nė kundėrshtim jo vetėm me shumicėn e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, por edhe me vetė pėrfaqėsuesit e tyre nė Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės. Me njė fjalė, kėta deputetė tė opozitės, me largimin e tyre nga punimet e Kuvendit tė Kosovės, edhe njėherė treguan janė fėmijė tė lazdruar tej mase dhe se ata e kanė buzėn nė vaj sa herė tu hiqet cuclla prej goje.
Nė fakt, njė nga arsyet e kėtij rebelimi nė plotė kuptimin e fjalės, tė deputetėve tė opozitės ishte se ata kėrkonin qė debate pėr raportin e 100-ditėshtit ė Qeverisė sė Kosovės tė zgjaste pa kufi dhe pa ndėrprerje kohore. Sipas disa deputetėve tė opozitės, ata, pavarėsisht nga forca e tyre politike nė Kuvend, tė kishin tė drejtė tė flitnin, jo 10 minuta por edhe nga 20 minuta pa u ndėrprerė. Pra, tė flitnin, tė flitnin, tė flitnin derisa tė lodhen duke folur, derisa tu lodhen fulqitė, derisa tu lodhet goja, derisa tu trashet gjuha. Ata donin qė tė flitnin ditė e natė, qė debatonin pa u ndalė, qė ti merrte gjumi pranė foltores, apo qė tė mrizonin nėn hije tė Kuvendit tė Kosovės, si Qeveria e tyre nė hije.
Duke u larguar nga seanca e fundit e Kuvendit tė Kosovės, deputetėt e opozitės treguan se ata nuk e kanė vendin nė Kuvendin e Kosovės, por nė rrugė, nė rrugė ku njė ditė mė parė ishte edhe opozita e Shqipėrisė nė krye me Edi Ramėn, Ilir Metėn e Paskal Milon. Nė fakt, duket se opozita e Kosovės ėshtė nėn dirigjimin e opozitės sė Shqipėrisė. Nė kėtė komunikim tė tyre politik ka vetėm njė ndryshim tė vogėl: opozita e Shqipėrisė po proteston nė rrugė, ndėrkaq opozita nė Kosovė po mrizon nė hije. Duket se tė parėt kanė nevojė pėr dush tė ftohtė ndėrkaq tė dytėt pėr njė rrezatim nė diell.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|