Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-07-06, 11:02   #49
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

QĖLLIMI I PASTĖR KĖRKOHET QĖ TĖ KĖNAQET ALLAHU NĖ TĖ GJITHA VEPRAT E MIRA


Tė gjitha veprat e mira duhet tė pėrmbajnė dy elemente vijuese: qė ato tė bėhen vetėm pėr hir tė Allahut, dhe qė ato tė jenė nė pajtim me sheriatin. Kjo vlen pėr tė dyjat, thėniet dhe veprat. Kjo ėshtė njėra prej kėrkesave e tė folurit tė kėndshėm dhe veprės sė mirė, nė ēėshtjet e diturisė dhe tė kuptuarit, si dhe nė ēėshtjet e zbatimit, adhurimit dhe devotshmėrisė. Ėshtė transmetuar nė njė hadith sahi:

“Vėrtet, tri kategoritė e para pėr tė cilat Xhehenemi ėshtė ndezur janė: Njeriu i cili e ka mėsuar diturinė dhe ua ka mėsuar atė tė tjerėve, dhe e ka lexuar Kur’anin dhe i ka mėsuar tė tjerėt tė lexojnė me qėllim qė njerėzit tė thonė: Ai ėshtė i dijshėm, dhe ai ėshtė recitues i mirė. Dhe njeriu i cili ka luftuar dhe ėshtė pėrpjekur ashtu qė njerėzit tė thonė: Ai ėshtė guximtar, dhe ai ėshtė luftėtar i mirė. Dhe njeriu i cili e shpenzon atė qė i ėshtė dhėnė atij dhe ka dhėnė lėmoshė vetėm pėr atė qė njerėzit tė thonė: Ai ėshtė bujar, ai ėshtė dorėhapur.”

Kėto tri lloje njerėzish dėshirojnė shikime tė mahnitura, reputacion dhe nderim. Ata janė nė kundėrshtim me tri llojet tjera tė cilat janė pėrmendur nė Kur’an pas Pejgamberėve: pėrherė tė sinqertė dhe besimtarė (es-sidikin), martirėt nė rrugė tė Allahut (esh-shuheda), dhe vepruesit e drejtė tė sė mirės (es-salihin).

Ai i cili mėson diturinė me tė cilėn Allahu i dėrgoi Pejgamberėt e Tij dhe e mėson atė krejtėsisht pėr hir tė Allahut, ėshtė njėri prej es-sidikinėve. Dhe, kushdo qė lufton qė fjala e Allahut tė jetė mė e larta derisa tė vdes ėshtė njėri prej Esh-shuheda, derisa ai qė e jep pronėn e tij si lėmoshė duke dėshiruar me tė vetėm Fytyrėn e Allahut, ėshtė njėri prej es-Salihin.

Pėr kėtė shkak, ai i cili i ka lėnė pas dore detyrat nė pronėn e tij, do tė kėrkojė qė tė kthehet nė ēastin e vdekjes. Ibn Abas ka thėnė:

“Kujtdoqoftė qė i ėshtė dhėnė pasuri, por nuk e ka bėrė Haxhin, as nuk e ka paguar Zekatin pėr shkak tė asaj pasurie, nė ēastin e vdekjes do tė kėrkojė qė tė kthehet. Pastaj, ai e lexoi ajetin e Kur’anit: Dhe shpenzoni nga ajo qė Ne ju kemi dhėnė para se t’i vijė vdekja ndonjėrit prej jush, dhe tė thotė: O Zoti im, vetėm sikur tė mė kishe dhėnė pak afat qė unė tė jap lėmoshė dhe tė jem prej bamirėsve. (Kur’an 63:10)

Pra, nė kėtė ēėshtje tė diturisė dhe retorikės, urdhėruesi pėr tė mirėn ka nevojė qė tė sigurohet se tė gjitha informatat tė cilat ai i tregon nė lidhje me Allahun dhe Ditėn e Fundit, dhe nė lidhje me gjėrat tė cilat kanė qenė dhe janė, janė plotėsisht korrekte. Po ashtu, ai duhet tė sigurohet se ēdo gjė qė ai urdhėron nė tė tjerėt dhe i ndalon ata ėshtė mu ashtu siē ėshtė sjellė nga pejgamberėt e Allahut. Kjo ėshtė rruga e drejtė e cila ėshtė nė pajtim me Sunetin dhe Sheriatin, dhe ėshtė rruga e pasimit tė Librit tė Allahut dhe Sunetit tė Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).

Mu ashtu si aktet e adhurimit, tė cilat mirren si devocion – nėse ato janė prej atyre tė cilat Allahu i ka urdhėruar, dhe Pejgamberi i Tij ka urdhėruar qė tė bėhet ashtu – janė valide dhe korrekte dhe janė nė pajtim me porosinė me tė cilėn Allahu i ka dėrguar pejgamberėt. Nė anėn tjetėr, aktet e “adhurimit” tė cilat s’janė ashtu (d.m.th. s’janė pjesė e asaj ēka Allahu dhe Pejgamberi i Tij kanė urdhėruar) janė tė pavėrteta, marrėzi, dhe risi (nė fe) e cila tė shmangė, ndonėse pėrkrahėsit e saj mund ta quajnė atė: dituri, tė kuptuar, devocion, ushtrime, pėrjetime, apo stacione/pozita.

Ai (urdhėruesi pėr tė mirėn) po ashtu duhet tė urdhėrojė vetėm pėr shkak tė urdhėrit tė Allahut, tė ndalojė vetėm pėr shkak tė ndalesės sė Allahut, dhe tė informojė vetėm me atė me tė cilėn Allahu na ka informuar, sepse kjo ėshtė e vėrteta, besimi i vėrtetė, dhe udhėzimi, ashtu siē na kanė informuar Pejgamberėt. Kjo, mu ashtu siē adhurimi i vėrtetė kėrkon qė Fytyra e Allahut tė jetė gjėja e vetme qė synohet me tė. Nėse ndonjė gjė prej kėsaj bėhet nga pasimi i epshit, apo qė tė kėrkohet reputacion dhe shikimi i mahnitur, kjo ėshtė sikur situata e atij i cili lufton nga guximi dhe pasioni, dhe nė kėrkim tė shikimeve tė mahnitura tė tė tjerėve.

Prej kėsaj, ju mund tė kuptoni atė nė tė cilėn kanė rėnė shumė njerėz tė diturisė, ndikimit dhe tė devocionit nė adhurim dhe mirėqenie. Shumė njerėz tė kėtillė flasin shumė gjėra tė cilat janė nė konflikt me Kur’anin dhe Sunetin, apo atė e cila pėrmban disa elemente nė pajtim me Kur’anin dhe Sunetin dhe elemente tė tjera nė konflikt me to. Dhe shumė prej tyre iu pėrkushtohen akteve tė “adhurimit” nė tė cilat Allahu kurrė s’i ka urdhėruar, dhe nė tė vėrtetė, tė cilat Ai i ka ndaluar, apo akte te devotshmėrisė tė cilat pėrmbajnė elemente tė urdhėruara nga Allahu, dhe elemente tė tjera tė cilat kanė qenė ndaluar. Dhe shume prej tyre luftojnė nė luftra tė cilat s’janė nė pajtim me luftimin i cili ėshtė urdhėruar nga Allahu, apo i cili pėrmban elemente tė urdhėruara nga Allahu, dhe elemente tė tjera tė cilat Ai i ka ndaluar.

Pėr mė tepėr, pėrbrenda secilės prej kėtyre kategorive: tė urdhėruara nga Allahu dhe Pejgamberi i Tij, tė ndaluara, dhe kombinim i elementeve nga secili lloj, janė tri mundėsi tė qėllimeve nga ana e bėrėsit: qėllimi i pastėr pėr hir tė Allahut, pasimi i epshit personal, apo pėrzierje e kėtyre dyjave. Kjo pėrbėn shumėn e nėntė kategorive nė fushėn e qėllimit dhe validitetit tė veprės.

Pėrsa i pėrket veprės sė keqe nė kėto ēėshtje, ėshtė e mundur qė bėrėsi i tyre tė jetė nė gabim, apo thjesht tė harrojė, nė tė cilin rast ato janė tė falura, mu si nė rastin e gjyqtarit i cili pėrpiqet ta arrijė vendimin korrekt, por gabon. Po ashtu, veprat e kėqija mund tė jenė mėkate tė vogla (Sagha’ir) tė cilat shlyhen me shmangien nga mėkatet e mėdha (kaba’ir), apo ai mund tė falet pėrmes pendimit, apo me vepra tė mira tė cilat i fshijnė tė kėqijat, apo ato mund tė jenė shlyer pėrmes fatkeqėsive nė jetė, apo pėr arsye tjera. Megjithatė, feja (rruga) e Allahut me tė cilėn Ai dėrgoi librat e shpallura dhe me tė cilėn Ai dėrgoi pejgamberėt, ėshtė ajo ēka thamė mė parė: kėrkimi i Allahut me vepra tė mira (d.m.th. bindja ndaj Tij).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė