DOMETHĖNIET E ISLAMIT
Koncepti i i Islamit pėrmban dy kuptime. I Pari ėshtė nėnshtrimi aktiv ndaj urdhėrit tė Allahut, dhe tjetra, qė Muslimani tė mos jetė arrogant dhe kryelartė. E dyta ėshtė sinqeriteti absolut, siē ka thėnė Allahu:
...dhe njeriu plotėsisht i poseduar nga Njė. (Kuran 39:29)
Pra, ai sėshtė i ndarė nga mė shumė se njė, dhe kjo ėshtė kur robi i dorėzohėt plotėsisht Allahut, Zotit tė Botave, siē ka thėnė Allahu:
Dhe kush ia kthen shpinėn traditės sė Ibrahimit (teuhidit) pėrveē atij i cili ėshtė zhytur nė marrėzi. Ne e kemi zgjedhur atė (Ibrahimin) nė kėtė botė, dhe nė Jetėn e Pėrtejme ai do tė jetė nė mesin e tė drejtėve. Dhe kur Zoti i tij i tha atij: Nėnshtrohu, ai tha: Unė i jam nėnshtruar Zotit tė botave! Dhe Ibrahimi e kėshilloi tė birin e tij dhe kėshtu veproi edhe Jakubi me tė (thėnien): Bijė tė dashur, vėrtet Allahu ka zgjedhur pėr ju rrugėn (fenė), pra ruajuni qė mos tė vdisni, pėrveē duke qenė tė nėnshtruar (nė Islam) (Kuran 2:130-132)
Thuaj: vėrtet Zoti im mė ka udhėzuar nė rrugėn e drejtė. Nė rrugėn e Ibrahimit, i cili ishte prej atyre qė ishin me besim ta pastėr dhe sishte prej idhujtarėve. Thuaj: Vėrtet, namazi im, kurbani im, jeta ime, dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e botave. Ai nuk ka ortak! Unė jam urdhėruar me kėtė, dhe unė jam i pari prej Muslimanėve. (Kuran 6:161-163)
Trajta foljore e derivuar nga Islami (aslama) nganjėherė paraqitet si folje jokalimtare, si nė ajetet e mėsipėrme, dhe si nė thėnien e Allahut:
Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe nėnshtrojuni Atij para se tu vijė dėnimi, dhe tė mos ketė kush tju ndihmojė. (Kuran 39:54)
Ajo (Belkisa, mbretėresha e Shebės) tha: Unė i kam bėrė padrejt vetes! Dhe unė tash, sė bashku me Sulejmanin, i nėnshtrohem Allahut, Zotit tė botrave. (Kuran 27:44)
A kėrkojnė ata tjetėr fe pos fesė sė Allahut? Dhe Atij i ėshtė nėnshtruar ēdo gjė nė tokė qiej dhe tokė, vullnetarisht dhe pa dėshirė, dhe Atij ata do ti kthehen. (Kuran 3:83)
Thuaj, a tė lusim tjerė krahas Allahut? Gjėra tė cilat as nuk bėjnė dobi e as dėm. Dhe tė kthehemi prapa pasi qė Allahu na ka udhėzuar? Sikur ai tė cilin djajtė e posedojnė, dhe i hutuar bredh nėpėr tokė. Ai ka shokė tė cilėt e thėrrasin atė nė udhėzim duke thėnė: Eja tek ne. Thuaj, vėrtet udhėzim ėshtė udhėzimi i Allahut, dhe ne jemi urdhėruar qė ti nėnshtrohemi Allahut, Zotit tė botave. (Kuran 6:71)
Herave tjera folja aslama (nėnshtrimi) paraqitet si folje kalimtare (me fytyrėn e njeriut si objekt direkt) sė bashku me konceptin e ihsanit (bamirėsisė), si nė thėnien e Allahut:
Ata thanė: Askush sdo tė hyjė nė Parajsė, pėrveē Ēifutit dhe tė Krishterit. Kėto janė shpresat e tyre. Thuaj: Silleni dėshminė tuaj nėse e thuani tė vėrtetėn. Jo! Kushdo qė ia nėnshtron fytyrėn e tij Allahut dhe ėshtė muhsin (bamirės), ai e ka shpėrblimin e vet tė Allahu. Pėr ta ska frikė, dhe ata nuk do tė pikėllohen. (Kuran 2:111-112)
Dhe kush ėshtė nė rrugė me tė mirė se ai i cili ia nėnshtron fytyrėn e tij Allahut dhe ėshtė bamirės, duke pasuar traditėn e Ibrahimit (tė teuhidit), dhe Allahu e zgjodhi Ibrahimin pėr mik. (Kuran 4:125)
Allahu e ka refuzuar nocionin se mund tė ketė ndonjė fe (rrugė) tjetėr e cila ėshtė mė e mirė se kjo rrugė. Dhe kjo ėshtė tė nėnshtruarit fytyrėn Allahut me bamirėsi (ihsan). Dhe Ai na informoi se cilido qė ia nėnshtron fytyrėn e tij Allahut dhe ėshtė bamirės, e ka shpėrblimin e tij tė Allahu, dhe sdo tė ketė frikė as pikėllim pėr tė. Ai e vendosi kėtė koncept gjithėpėrfshirės dhe kėtė pyetje tė pėrgjithshme si kundėrshtim ndaj atyre tė cilėt imagjinonin se askush sdo tė hyjė nė Parajsė, pėrveē atij qė ėshtė besnik ndaj judaismit apo Krishterizmit
|