Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-06, 10:37   #828
i_thjeshti
 
Anėtarėsuar: 19-07-06
Postime: 4
i_thjeshti i vlerėsuar jo keq
Gabim

Sė dyti, sa i pėrket ekzistimi i shumė besimeve duke qenė njė Krijues i Vetėm, nuk ėshtė kjo ēėshtje sikur qė ishte me kombet. Pa marr parasysh shijet e ndryshme qė i kanė fruta tė caktuar tė njė familjeje madje tė njė lloji, tė gjitha janė krijuar pėr njė qėllim e ai ėshtė qė njeriu si krijesė mė e privilegjuar tė ketė ushqime tė mjaftueshme me shije jo monotone, por tė llojllojshme. Ose pa marr parasysh llojllojshmėrinė e kafshėve tė ndryshme, tė gjitha Allahu i krijuar nė shėrbim tė njeriut si mjete bartėse, produkte ushqyese etj. Pra tė gjitha krijesat e krijuara pėrpos njeriut janė krijuar pėr t'i shėrbyer njeriut. Kėshtu qėndron puna edhe me njerėzit. Pavarėsisht nga dallimet e njerėzve nė baza gjinore, racore, etnike etj. tė gjithė janė krijuar pėr njė qėllim tė caktuar e ai ėshtė jetesa duke e njohur dhe adhuruar Krijuesin Absolut, Allahun e Lartėsuar. Siē thotė nė Kur'an: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė." (Edh Dharijatė, 56)
Muxhahidi (nje komentator i shquar i kuranit) ka thėnė se fjala "adhurojnė" nė ajetin kur'anor tė pėrmendur ka pėr qėllim "tė mė njohin Mua".
Nė kėtė kontest duhet tė pėrmendim se Allahu i Madhėrishėm asnjėherė nuk ka zbritur pėr njerėzimin nė asnjė kohė fe tjetėr dhe program tjetėr tė besimit pos Islamit. Ai nuk i ka dalluar njerėzit me besim tė ndryshueshėm nė qenien e Tij e as nė jetėn e pasvdekjes, nė Ringjallje, kur dihet se kėto gjėra janė tė pandryshueshme dhe nuk mundet qė pėr njė popull tė ketė paraqit vizion tjetėr tė ringjalljes, llogarisė, xhenetit, xhehenemit etj. nė krahasim me popujt tė tjerė vije fjala, kur dihet se tė gjithė njerėzit pėrnjėherė do tė ringjallėn dhe nė njė vend. Prandaj edhe do t'i pėrjetojnė tė njėjtat momente. Kėshtu qėndron edhe ēėshtja e vetė Allahut. Nuk ka mundėsi, qė dikush tė ketė lajme jo tė njėjta pėr Krijuesin e tij si dhe raportet qė duhet t'i ketė krijesa me Tė, nga dikush tjetėr kur dihet se Krijuesi i tė gjithėve ėshtė Njė i pėrbashkėt. Kjo madje do tė ishte e padrejtė. "E Zoti yt nuk i bėn padrejtėsi askujt." (El Kehf, 49) Pra Allahu gjithmonė ka zbritur njė besim, njė fe, edhe nėse kanė ndryshuar format e praktikimit, duke qenė tė njėjtat baza tė adhurimit.
Ekzistimi i shumė feve sot nė botė, nuk ėshtė fakt se Allahu i ka zbritur apo miratua tė gjitha ato besime. Ato fe janė rezultat i pjellės sė mendjes sė njeriut, nė tė shumtėn e rasteve, por edhe ndėrhyrje e mendjes sė njeriut nė mėnyrė tė padrejtė nė shtrembėrimin e fjalės sė Zotit, e cila edhe ashtu mė vonė u shfuqizua me zbritjen e Kur'anit, siē ėshtė rasti me jehudizmin dhe krishterizmin. Nė kėto mėnyra erdhi ēdo besim, pėrveē besimit islam, i cili erdhi i zbritur nga Allahu dhe origjinaliteti i tij mbeti i garantuar nga Allahu deri nė fund. Pėr kėtė arsye Allahu ka thėnė sa i pėrket Islamit: "Vėrtetė fe te Allahu ėshtė Islami." (Ali Imran, 19) Pra fe tė cilėn e njeh, e konsideron, me tė cilėn veprat i pranon, me tė cilėn adhurohet Allahu ėshtė vetėm Islami.
Me gjithė kėtė qė u tha vijmė nė pėrfundim se ekzistimi i shumė kombeve, ėshtė prej begative tė Allahut, por nuk ėshtė kėshtu edhe ekzistimi i feve. Pra Allahu i krijoi njerėzit nė kombe tė ndryshme, ndėrsa ata i pranon me tė vetmen fe tė zbritur nga Ai me fenė islame. Ai thotė nė vazhdim tė ajetit ku tregoi qėllimin e ndarjes sė njerėzve nė popuj e fise: "O njerėz, padyshim Ne ju kemi krijuar prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni e s'ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr i pėrmbahet dispozitave. Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė." (El Huxhuratė, 13)
Sikur qė tregoi nė ajetet ku pėrmendi llojllojshmėrinė e krijimi tė frutave, kodrave, njerėzve, gjallesave dhe kafshėve, pasi i pėrmendi tė gjitha kėto, Allahu vazhdoi tė thotė: "Po Allahut ia kanė frikėn (i pėrmbahen dispozitave tė Tij) nga robėrit e Tij, vetėm dijetarėt. Allahu ėshtė mbi gjithēka dhe ėshtė mėkatfalės." (Fatir, 28)
Vetėm dijetarėt qė e njohin realitetin e krijimit tė tyre dhe raportet qė duhet ndėrtuar me Krijuesin e tyre, vetėm ata dinė t'i kenė frikėrespekt tė merituar Allahut Fuqiplotė. Pra tė gjithė njerėzit para Allahut janė tė barabartė nė baza kombėtare apo etnike, por jo edhe fetare. Tė pranuarit te Allahu nė baza fetare janė ata qė dinė t'i pėrmbahen dispozitave tė Tij, modalitetet e tė cilave janė sqaruar vetėm nė Islam. Pejgamberi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Nuk ka merita arabi mbi joarabin, e as joarabi mbi arabin, as nuk ka merita i kuqi mbi tė ziun e as i ziu mbi tė kuqin, pėrveē me devotshmėri."


E gjithė kjo qė u tha ėshtė e mjaftueshme pėr tė kuptuar se Allahu nuk i pranon besimet e kota, tė cilat nuk kanė baza tė origjinalitetit se janė tė zbritura nga Krijuesi i gjithėsisė edhe pse ato pėrmbajnė program tė besimit e tė adhurimit.

E ēfarė ėshtė ēėshtja me emėrtime se njė komb tė jetė fe, i cili si komb madje fare nuk pėrmban asnjė element qė t'i pėrngjajė ndonjė besimi qoftė edhe i rrejshėm? Si p.sh. tė thotė dikush se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria.

Shqiptaria apo shqiptarizmi nuk ėshtė fe dhe askush nuk ka pretenduar se ai tė jetė i tillė. Shqiptaria ėshtė njė tėrėsi kombėtare, tė cilės i takojmė ne si komb, dhe krenohemi se jemi tė tillė. Shqiptaria si etni, nuk paraqet ndonjė vizion fetar se si tė besohet, si do tė jetė jeta e fundit, si ėshtė Krijuesi i gjithėsisė etj.

E sa i pėrket thėnies sė Pashko Vasės, i cili ka thėnė: "mos shiko kisha as xhamia se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria", kjo thėnie ėshtė politike subjektive assesi objektive. Me kėtė thėnie i pėrmenduri ka pasur pėr qėllim qė tė mos bėhen fetė shkak pėr pėrēarjen e kombit shqiptar. Ai ka qenė i ditur se shqiptaria, si dhe asnjė etnitet tjetėr nė botė, nuk e ngop ndjenjėn fetare as tė atyre qė kanė fe dhe ideologji njerėzore, e lėre mė tė muslimanėve tė cilėt kanė esnafori nė kėtė drejtim.


Pra tė jesh shqiptar i mirė e i devotshėm dhe vetėm i tillė, kjo gjė nuk tė ndihmon asgjė para Allahut pasi qė tė mungon adresa e drejtė e besimit. Ndėrkaq tė jesh musliman i mirė, me automatizėm do tė jesh edhe kombėtar i mirė, cilėsdo etni t'i takosh, madje kjo gjė nuk tė atakon me etni tė tjera dhe si i tillė do tė jesh shumė paqėsor.

Nėse dikush thotė se edhe feja tė atakon pra me fe tė tjera edhe nėse je paqėsor me kombet tė tjera! Ne i themi se feja Islame nuk nxit konflikte as nė baza tė besimit. Por nėse njė gjė tė tillė e kėrkon nevoja, atėherė ia vlen tė atakohesh me fe tė tjera kur tė rrezikohet feja islame, sepse Allahu nuk tė pranon me besime tė tjera, por vetėm me Islam, ndėrkohė qė Allahu tė pranon me ēfarėdo kombi.


Nuk guxon njeriu i thjeshtė e aq mė pak ndonjė intelektual qė t'i krijojė vetės njė komoditet duke u mbėshtetur se ėshtė njė atdhetar i mirė dhe kjo gjė do t'i mjaftojė edhe pėr Botėn Tjetėr. Besimi the feja tė bėn tė qėndrosh i rehatuar edhe nė kėtė botė, edhe nėse i takon ndonjė kombi tė pėrbuzur. Andaj kujdes tė veēantė nė kėtė ēėshtje para se tė bėhet vonė.


Pėrgatiti:Muhamed Dėrmaku
klubikulturor.com

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 24-07-06 nė 10:47
i_thjeshti Nuk ėshtė nė linjė