Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-06, 22:53   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Protestuesit kėrkojnė pavarėsi ose ballafaqim me dhunė

Prishtinė, 24 korrik- Lėvizja Vetėvendosje me shoqatat e dala nga lufta, me partitė LPK-nė e LKĒK-nė, dhe disa qindra ithtarė tė tyre kanė protestuar sot nė sheshin Skėnderbeu, para dyrve tė qeverisė sė Kosovės, nė kėrkim tė tė drejtės sė populit shqiptarė pėr vetėvendosje duke kundėrshtuar pjesėmarrjen nė negociata.

Shumica e folėsve kanė drejtuar kritika nga mė tė ndryshmet pėr institucionet e Kosovės, krerėt e shtetit dhe pjesėmarrėsit tjerė nė delegacionin pėr bisedime nė Vjenė.

Adem Demaēi ndėrsa, i ka bėrė njė apoteozė luftės sė fundit nė Kosovė, UĒK-sė, atė e ka quajtur vazhdimėsi tė Luftės Nacional Ēlirimtare. LNĒ-ja ėshtė emėrtimi i grupeve qė luftonin tė bashkuara rreth tė majtės, pėrkatėsisht partive komuniste.

Ai tha se bashkėqsia ndėrkombėtare nuk duhet ta sjellė popullin shqiptarė nė pozita tė padėshiruara sepse "jemi tė gatshėm pėr sakrifica". Ai mė pas ka elaboruar pikėpamjet politike tė tija, duke thėnė se nė Kosovė nuk ka ndjenjė kundėr pakicave dhe asfarė lufte, duke pėrkujtuar se edhe gjatė luftės sė fundit, ajo ishte e drejtuar "kundėr ēetnikėve".

Ai u bėri thirrje shteteve perėndimore qė tė mos i shpėrblejnė ata qė shtypen, bėnė masakra dhe dhunė tė vazhdueshme ndaj shqiptarėve me territore, nė emėr tė decentralizimit dhe trashėgimisė kulkurore.

"Nuk mund t'u falen komuna e territore, rreth kishave, sepse kėto do tė nxisin gjakderdhje tė reja", tha ai. Demaēi ėshtė ankuar se bashkėsia ndėrkombėtare gjatė gjithė historisė po bėn eksperimente vetėm me shqiptarėt.

"Ky popull e do lirinė, sovranitetin", tha ndėr tė tjera Demaēi, i cili pėr Beogradin tha se ėshtė ēerdhe e prodhimit tė terrorizmit, edhe pėr Irakun dhe vendet tjera tė konfliktit nė botė. Emrush Xhemajli, deputet i LPK-sė dhe kryetar i kėsja partie, ka kritikuar ashpėr institucionet pėr shkuarjen e tyre nė negociata, duke vlerėsuar se takimi po mbahet nė kundėrshtim me rezolutėn e miratuar nga Kuvendi i Kosovės nė fund tė vitit tė kaluar, pėr njohjen e vullnetit tė popullit pėr vetėvendosje.

Ai akuzoi se asnjėri nga anėtarėt e Ekipit Negociator nuk raporton pėr negociatat nė Kuvend, por kėtė e bėnė secili nė partinė e vet. Ai e ka pėrmbyllur fjalimin e tij me thirrjet, "Jo kolonizmit modern', "Jo negociata". Ismajl Latifi, kryetar i LKĒK-sė, akuzoi ekipin, se nė Vjenė ka shkuar tė diskutojė pėr statusin me "armiqtė e Kosovės".

"Nuk duam ta negociojmė tė drejtėn pėr liri e vetėvendosje", tha ai. Latifi Vjenėn e quajti, shembull tė tjetėrsimit tė kaluarės tonė, tė historisė e tė kulturės". "Negociatorėt e lirisė janė vetėmohuesit e saj", tha ai.

Albin Kurti, udhėheqės i Lėvizjes Vetėvendosje, tha se Kosova po palestinizohet e bosnizohet. Sipas Kurtit, negociatat po mbahen pėr rrudhjen e territorit tė Kosovės, tashmė tė rrudhur sa herė, ndėrsa ka rikujtuar se dikur populli shqiptar shtrihej deri nė Nish.

Ai tha se nė mesin e anėtarėve tė Ekipit negociator, ka qė po na gėnjejnė qe 17 vjet dhe tė tjerė qe shtatė vjet, tė parėt me kėrkesėn pėr njohjen formale tė pavarėsisė dhe tė dytėt se po presin njohjen zyrtare.

Ai tha se qeveria e Kosovės ėshtė vetėm njė departament i UNMIK-ut. Ai tha se shembull i qeverisjes pa pushtet janė, ministri i Energjisė dhe Minierave, Ethem Ēeku, qė nuk kontrollon as KEK-un as Trepēėn dhe ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, qė nuk i kontrollon as hekurudhat, as aeroportin dhe as postėn, ata janė aty qė tė punėsojnė vetėm familjarėt e tyre, tha ai.

"Politikanėt nuk guxojnė kurrė tė shkojnė nė negociata pa ushtri. Ata po e lusin Serbinė tė na jep pavarėsinė, ndėrsa prani ndėrkombėtare ėshtė maskim i kėsaj lutje", tha Kurit.

Deri tash thanė se po negociojnė vetėm ēėshtje teknike, e pėr negociatorėt ēėshtja e territorit ėshtė teknike. Ai tha se me decentralizimin po tentohet tė krijohet njė republikė serbe.

Ai tha se kishat dhe manastiret nuk janė serbe, ndėrsa negociatorėt tanė kanė pranuar t'i quajnė ashtu dhe tė krijojnė territore tė paprekshme pranė tyre, duke mos lejuar as gėrmime arkeologjike dhe kėshtu tė mundėsojnė falsifikimin e historisė.

"Dhe kėshtu po pretendohet tė bindet bota, se art, kulturė dhe histori kanė krijar serbėt, ndėrsa ne po vihemi nė pozita tė ardhacakėve", tha ndėr tė tjera Kurti.

Edhe deputetėt Gjergj Dedaj, i PLK-sė, Xhevat Bislimi i PDK-sė, kanė kundėrshtuar negociatat e Vjenės, ndėrsa nga Kuvendi kanė kėrkuar tė mblidhet pėr ta shpallur Kosovėn tė pavarur dhe sovrane.

Protestėt i ishin bashkangjitur edhe shoqatat e personave tė pagjetur, tė cilėt thanė se nuk e kanė harruar pėr as njė ēast as fatin e ardhshėm tė Kosovės, pavarėsisht dhembjes dhe kėrkimit tė pandėrprerė tė tė afėrmve ė zhdukur.

Ata thanė se deri mė tash kanė siguruar vetėm dy adresa, atė se kush janė kriminelėt dhe ku fshihen ata, por jo edhe ku i kanė tė afėrmit e tyre. Protesta ka filluar me thirrjet UĒK, Vetėvendosje dhe po me ato ėhstė mbyllur pas dy orėsh, ndėrsa ka pasur edhe thirrje pėr rrėzimin e qeverisė. Organizatorėt kanė paralajmėruar se do tė vazhdojnė me protestim edhe nė tė ardhmen.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė