Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-06, 23:12   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

FJALA E PRESIDENTIT TĖ KOSOVĖS FATMIR SEJDIU NĖ TAKIMIN E VJENĖS, 24 KORRIK 2006

I nderuari President Ahtisari, Tė nderuar pėrfaqėsues tė Grupit tė Kontaktit, Tė nderuar pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, Zonja dhe zotėrinj, Mė lejoni qė nė emėr tė popullit tė Kosovės, tė institucioneve demokratike dhe tė Ekipit tė Unitetit, t'ju shpreh mirėnjohjen time pėr punėn e madhe qė keni bėrė nė Kosovė gjatė gjithė kėtyre viteve e sidomos gjatė vitit tė fundit, qė pėr ne shėnon rrumbullakėsimin e procesit pėr pavarėsimin e Kosovės.

Njė mirėnjohje tė veēantė dua t'i shpreh Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Grupit tė Kontaktit, dhe Juve, President Ahtisari dhe ekipit tuaj, pėr angazhimin e fuqishėm pėr tė pėrmbyllur kėtė proces qė ėshtė nė interes tė veēantė tė popullit tė Kosovės, tė shumicės dhe tė pakicave, si dhe nė interes tė pėrgjithshėm tė paqes dhe tė stabilitetit nė Kosovė dhe nė rajon.

I nderuari President Ahtisari, E kemi theksuar dhe e themi prapė se pėr popullin tonė nuk ka proces mė tė rėndėsishėm se procesi qė ka pėr qėllim pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Pėrkushtimi ynė i pėrhershėm ka qenė dhe mbetet qė ky proces tė jetė i hapur, transparent dhe paqėsor. Siē e dini, ne jemi duke punuar ngushtė me Ju dhe ekipin Tuaj pėr ta realizuar kėtė qėllim.

Gjatė gjithė raundeve tė bisedimeve tė deritashme nė Vjenė kemi ofruar dokumente tė hollėsishme pėr pozicionin e Kosovės rreth njė varg ēėshtjesh teknike: reformimin e pushtetit lokal apo decentralizimin, trashėgiminė kulturore e religjioze, ēėshtjet ekonomike, etj.

Ekipet qė kanė pėrfaqėsuar Kosovėn nė raundet e deritashme tė bisedimeve kanė qenė tė mandatuara plotėsisht nga Ekipi i Unitetit (Delegacioni i Kosovės pėr status) qė tė hulumtojnė dhe gjejnė zgjidhjet mė tė mira pėr kėto ēėshtje dhe, si tė tilla, kanė shprehur plotėsisht qėndrimet e Ekipit tė Unitetit.

E theksojmė fuqishėm se ne jemi tė vendosur tė gjejmė zgjidhjet mė tė mira pėr secilėn ēėshtje qė lidhet me pakon pėrcjellėse tė pavarėsimit tė vendit tonė. Por, unė dua tė theksoj para jush se ne nė Kosovė dhe nė rajon presim qė procesi tė pėrfundojė para fundit tė kėtij viti me pavarėsimin e vendit tonė.

Kosova, pas luftės, ka kaluar nėpėr shtatė vite tė paqartėsisė sė statusit. Kjo paqartėsi ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka ushqyer tensionet politike. Zvarritja e mėtejme e rrumbullaksimit tė statusit tė Kosovės nuk ėshtė nė interes tė askujt nė Kosovė, tė askujt nė rajon, dhe besojmė fuqimisht se kjo paqartėsi dhe zvarritje ėshtė poashtu nė dėm tė paqes dhe tė stabilitetit tė pėrgjithshėm nė Evropėn Juglindore.

Prandaj, procesi qė tashmė njihet si proces i Vjenės duhet t'i kontribuojė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės shpejt dhe pėrfundimisht. Ėshtė vullnet i pathyeshėm i shumicės dėrmuese tė popullit tė Kosovės qė Kosova tė bėhet shtet i pavarur dhe sovran. Ky ėshtė vullneti i shumicės sė popullit tė Kosovės qe njė kohė tė gjatė; madje shumė kohė para represionit dhe gjenocidit tė viteve tė Millosheviqit.

Krahas pėrkujtimit tė vazhdueshėm, kėto ditė na janė pėrkujtuar sėrish krimet e regjimit serb gjatė viteve 90, me fillimin e gjykimit nė Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavi nė Hagė tė gjashtė ministrave dhe gjeneralėve tė Millosheviqit, duke pėrfshirė ish-Presidentin e Serbisė, pėr krime qė pėrfshijnė deportimin e dhunshėm tė mbi 800,000 shqiptarėve tė Kosovės - tė gati gjysmės sė popullsisė sė vendit tonė -- dhe tė masakrės sė mbi 100 burrave dhe djemve gjatė njė nate nė njė fshat nė Kosovės Jugore, nė Krushė tė Vogėl.

Kėto janė vetėm disa nga krimet e tmerrshme tė kryera me paramendim ndaj njė populli tė tėrė me dekada nga regjimet serbe. Njė jetė e tėrė njeriu nuk mjafton tė shėrohen plagėt qė njė popull i tėrė ka marrė nga krime tė tilla, lėre mė pak vite.

Fotografitė e tė zhdukurve nga lufta ende qėndrojnė varur nė rrethojėn e ndėrtesave qeveritare nė Prishtinė. Familjet tona mbajnė zi pėr ēdo ditė, mirėpo pėrkundėr gjithė kėsaj dhimbjeje, ne e dimė se kjo ėshtė e kaluara, ndėrsa ne duhet tė shikojme kah e ardhmja. Nuk mund ta harrojmė tė kaluarėn, por jemi tė pėrcaktuar qė tė shkojmė kah e ardhmja.

Pėrkundėr kėsaj historie, dėshira mbizotėruese e popullit tė Kosovės ėshtė tė ndėrtohet njė shoqėri multietnike me tė drejta tė barabarta pėr tė gjitha komunitetet. Kjo ambicje formėson qėndrimet tona nė procesin pėr pėrcaktim tė statusit final dhe nė punėn e institucioneve tė pushtetit nė Kosovė.

Dėshira pėr tė zhvilluar institucionet tona demokratike, pėr tė hartuar ligje dhe pėr tė vendosur norma qė ndėrtojnė, mbrojnė dhe mbajnė njė shoqėri multientike ėshtė nė qendėr tė punės sė institucioneve tė Kosovės pėr tė bėrė pėrparime nė ato qė quhen Standarde pėr Kosovėn.

Institucionet dhe populli i Kosovės janė fuqimisht tė pėrcaktuar qė nė Kosovė tė instalohet shteti i sė drejtės me njė korpus ligjor tė avancuar pėr mbrojtjen e pakicave dhe pėrfaqėsimin e tyre nė institucionet e Kosovės.

Pokėshtu, qeverisja efektive, njė ekonomi e qėndrueshme tregu dhe funksionale janė qėllime dhe prioritete tė Qeverisė dhe tė institucioneve tė Kosovės sot dhe nesėr. I nderuari President Ahtisari, Tė gjitha qėndrimet e paraqitura deri tash mbėshteten nė kėmbėnguljen tonė pėr tė ndėrtuar njė Kosovė tė pavarur, sovrane dhe demokratike pėr tė gjithė qytetarėt e saj.

Kjo kėmbėngulje buron nga vullneti i pėrgjithshėm politik i popullit tė Kosovės, nga e drejta e tij e natyrshme pėr vetėvendosje. Ky vullnet ėshtė verifikuar sa e sa herė pėrmes instrumenteve demokratike siē ėshtė Referendumi i vitit 1991, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale tė viteve 1992 dhe 1998, Lufta Ēlirimtare pėr liri dhe pavarėsi, por edhe e gjithė praktika demokratike e ndėrtimit tė institucioneve tė Kosovės tė dala nga vota e lirė e qytetarėve pas luftės dhe tė vlerėsuara nė shkallėn mė tė lartė nga faktori ndėrkombėtar.

Prandaj, pavarėsia ėshtė alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i qėndrimit tonė. Nė njė shoqėri multientike, qeveria duhet t'i pėrfaqėsojė drejt e ndershmėrisht tė gjitha komunitetet. Nė Kuvend dhe nė Qeverinė e Kosovės janė rezervuar ulėse pėr komunitetet joshqiptare tė Kosovės. Pakicat e tjera, me pėrjashtim tė serbėve kanė zėnė vendet e tyre nė Kuvend dhe nė Qeveri.

E themi me keqardhje tė thellė se njė pjesė e pėrfaqėsuesve serbė ende nuk i kanė zėnė vendet e veta dhe refuzojnė tė marrin pjesė nė detyrėn tonė tė pėrbashkėt tė qeverisjes. E di nga bisedat qė kam me kėta pėrfaqėsues se kjo shpeshėherė nuk ėshtė zgjedhja e tyre, por rezultat i presioneve nga Beogradi, i cili dėshiron ta delegjitimojė Qeverinė e Kosovės. Siē bėri Pėrfaqėsuesi Special i OKB-sė nė raportin e tij tė fundit para Kėshillit tė Sigurimit, i bėj thirrje Beogradit t'i japė fund kėtij bojkoti dhe tu mundėsojė serbėve tė Kosovės tė zėnė vendet qė u takojnė nė Qeverinė tonė.

Ata janė tė mirėseardhur aty dhe do tė jenė tė mirėseardhur gjithherė. Dhe ndonėse mungesa e tyre aktualisht pengon punėn tonė pėr tė ndėrtuar institucione tė pėrbashkėta, ajo nuk e ndal kėtė punė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė