Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-07-06, 22:22   #1
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjeste rrugaqėrie nė Parlamentin Shqiptarė!

Opozita thyen tavolinat dhe karriget e Kuvendit



Deputetė tė PS dhe LSI kėrkojnė marrin pėrgjegjėsinė pėr krimet e '97

Opozita e majtė iu rikthye dje sėrish vandalizmit, dhunės dhe rrugaēėrisė politike nė sallėn e legjislativit, duke provokuar tensione tė panevojshme dhe tė pajustifikueshme, vetėm njė ditė pas ratifikimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit. Deputetėt e opozitės thyen tavolinat dhe karriget e anėtarėve tė kabinetit qeveritar, dhe shkatėrruan plotėsisht rrjetin elektronik, elektrik dhe atė fonik tė Parlamentit. Nė krye tė kėtij vandalizmi kanė qenė deputetėt e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta dhe Ndre Legisi, tė cilėt u pėrdorėn paturpėsisht nga Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate, ndėrkohė qė aktet e dhunės nuk kanė munguar edhe nė radhėt e deputetėve tė tjerė tė opozitės. Meta dhe Legisi tė acaruar jashtė mase nga skema e realizuar me mjeshtėri nga dyshja Rama-Gjinushi, pėr pėrjashtimin e partisė sė tyre nga pėrfaqėsimi nė pėrbėrjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, kanė shfryrė gjithė mllefin ndaj kryetares sė Kuvendit, drejt sė cilės janė nisur paturpėsisht pėr ta goditur, por qė janė penguar nga shėrbimi i sigurisė nė Kuvend. Nė kėto momente tensioni, pėrfaqėsuesit e opozitės kanė bėrė edhe deklarata mjaft domethėnėse pėr mbarė opinionin publik, duke marrė pėrsipėr pėr herė tė parė autorėsinė e trazirave politike dhe sociale tė vitit `97, ku nuk kanė munguar edhe kėrcėnimet me njė fjalor banditesk se do tė pėrsėrisin ngjarje tė tilla nėse kapriēot e tyre pėr tė pasur mazhorancėn nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve nuk plotėsohen menjėherė nga mazhoranca. Gjatė veprimeve tė pakontrolluara tė tyre, deputetėt e opozitės kanė lėshuar njė seri sharjesh dhe fyerjesh edhe nė drejtim tė punonjėsve tė shėrbimit tė sigurisė sė Kuvendit, megjithėse, kėta tė fundit kanė zbatuar vetėm detyrėn dhe rregulloren e legjislativit. Duke injoruar tėrėsisht historikun e deritanishėm tė pėrbėrjes sė KQZ-sė, ku Partia Socialiste dhe aleatėt e saj kanė pasur mazhorancė absolute nė institucionin e lartė zgjedhor nė raportin 6 me 1 dhe mė pas 5 me dy dhe pėr tė ardhur nė variantin e fundit 4 me 3 pas presioneve tė ndėrkombėtarėve, pėrfaqėsuesit e opozitės nė mėnyrėn mė paradoskale dhe tė palogjikshme tė mundshme kėrkojnė sėrish kontrollin ndaj KQZ-sė, edhe tani qė ndodhen nė opozitė. Vendimi i paligjshėm i KLD-sė, nė tė cilin votuan dy anėtarė pa mandat dhe njė anėtar i pezulluar pėr shkak tė avokatisė disavjeēare qė i kishte bėrė organizatės kriminale tė Lushnjės, dhe qė zgjodhi pėr tė shtatėn herė propozimin e Partisė Socialiste, duke dėshmuar se ėshtė njė zgjatim i forumeve socialiste nė institucionet e pavarura, ishte burimi kryesor i kėsaj pėrplasjeje nė sallėn e legjislativit. Nė mėnyrė tė ēuditshme opozita kėrkon tė marrė edhe anėtarin qė zgjidhet nga Kuvendi dhe mė pas anėtarin qė duhet tė zgjedhė Presidenti, pėr tė uzurpuar nė kėtė mėnyrė institucionin mė tė lartė tė zgjedhjeve dhe rrjedhimisht pėr t`i bllokuar mė pas ato. Dėshtimi i kėtij skenari i pėrgatitur nga Rama-Gjinushi, kanė irrituar jashtė mase deputetėt e LSI-sė, tė cilėt, duke e ndjerė dhimbjen e thikės pas shpine tė dyshes famėkeqe tė sė majtės, janė pėrfshirė nė akte vandale. Megjithatė aktet e djeshme tė dhunshme tė pėrfaqėsuesve tė sė majtės nė Kuvend dhe tentativat e vazhdueshme pėr t`i imponuar mazhorancės vullnetin e tyre, demonstruan se kjo opozitė nuk ka ndryshuar asgjė nga mentaliteti i vjetėr komunist i sulmit dhe shkatėrrimit tė institucioneve tė shtetit, siē bėri nė vitin `97. Pretendimet e opozitės ashtu sikurse edhe nė rastin e votimit tė fshehtė nuk kanė asnjė bazė ligjore, pasi Kodi Zgjedhor pėrcakton qartė se pėr zgjedhjen e anėtarit tė KQZ-sė qė zgjidhet nga Kuvendi, qoftė mazhoranca qoftė opozita paraqesin kandidatėt e tyre, dhe mė pas ėshtė seanca ajo qė vendos. Sipas nenit 22 tė Kodit Zgjedhor, Kuvendi i Shqipėrisė zgjedh dy anėtarė tė KQZ-sė, tė propozuara nga spektri i majtė dhe i djathtė, duke pėrjashtuar kėtu dy partitė mė tė mėdha nga secili spektėr. Ky nen ėshtė respektuar plotėsisht nga pėrfaqėsuesit e partive tė vogla tė mazhorancės, tė cilėt kanė paraqitur kandidaturėn e tyre pėr anėtar tė KQZ-sė.


Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante