Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-07-06, 16:06   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

GAZETARI ANGLEZ GILL DHE SHQIPERIA



Imazhi i Shqiperise nuk varet nga nje shkrim sharlatan i Gillit, por varet nga sjellja e lidershipit dhe qytetarit shqiptar

Ky shkrim eshte shkruar duke u bazur ne dy faktore. E para, vazhdimi i debatit per shkrimin ne Sunday Times, shkruar nga AA (Adrian Anthony) Gill. E dyta, eshte ne lidhje me nje eksperience udhetimi ne bote te mikut tim te ngushte dhe kolegut te punes, Z. Timothy P.Lamping. Te dyja, si shkrimi dhe eksperienca e mikut tim jane te lidhura me Shqiperine dhe pikerisht ka te beje me imazhin e Shqiperise. Shkrimi i AA Gill i redukton vlerat/imazhin dhe ideja e kolegut tim amerikan ndihmon ne rritjen e vlerave/imazhit te Shqiperise.

1


Le te ndalemi pak tek shkrimi ne Sunday Times. Ne radhe te pare shkrimi eshte shume provokativ dhe me siguri na pershkon ne me tone shume perēmuese. Nje shkrimm i tille eshte shume i ekzagjeruar, dhe ne e dime me mire se ēdo njeri ne bote qe kombi jone nuk e meriton dhe nuk eshte pjese e atije realiteti qe artikulon Z. Gill.

Me sa lexuam CV ne e zotit AA Gill, duket se shkrimet e tije jane te stilit provikativ dhe kritik. P.sh ne 2004, ai provokoi edhe Gjermanine me nje shkrim duke shkruajtur per nazizmin. Sido qe te jete, Sunday Times eshte nje lloj media qe lexohet nga nje shumellojshmeri dhe diversitet i madh njerezish. Nuk e di se ēfare e ka detyruar zoterine te shkruaje nje shkrim te tille kaq provokativ dhe ofendues. Eshte stili i tije kritik apo eshte paguar nga nje lob qe nuk na do te miren? Mendoje se pergjigjen me te mire do te jepte vete zoti Gill.

2

"Ēdo gje e keqe, ka nje te mire thote populli." Ishte bashkatdhetari yne shqiptaro amerikan, Faik Konica ka pas thene: "Shqiperia ka lindur nga mrekullia, rrojti nga rastesia dhe po humbet nga lidershipi". Ironikisht autori ka shkruar ne artikull "ne rrugen e gjate te jetes shqiptare, Shqiperia ka qene e perfshire ne eksperimentet politike, sociale dhe ekonomike...." mandej vazhdon "Shqiperia eshte dhe ka qene e rrethuar nga armiqte, por shqiptaret kane qene te ndare ndermjet tyre".

Tani pyetja per ne lind: A vazhdojne keto eksperimente sot e kesaj dite? A ka perfituar dhe po perfiton qytetari shqiptar nga ky shtet dhe lidership i dobet? Eshte fakti njohur qe shqiptaret si individ jane te mrekullueshem dhe te zgjuar, por prape kane nevoje per menēurine dhe direktivat e prindit, pikersisht baballareve tane me emrin lidership. Ndryshe individet dhe shtetet qe nuk na duan te miren do perfitojne me shume se ē'kane perfituar dhe Z. Gill do te kete rast te shkruaje me shume dhe me shpesh.

3


Nje fakt tjeter qe shkruhet ne artikull, eshte komenti rreth arkitektures, trafikut dhe infrastruktures ne Tirane. Me duket se ka realitet ne shkrimin e tij. Te gjithe e dime qe ideja dhe produkti me i madh i arritur nga qeveria dhe kryebashkiaku i Tiranes eshte lyerja me boje dhe ndertimi i ures se Zogut te Zi, qe fatkeqesisht, boja po i del pallateve se perdori boje me cilesi te dobet dhe Zogun e Zi nuk i pergjigjet kushteve te kohes.

Urime qeveri dhe bashki, per idete e mrekullueshme dhe produktin qe i dhurove qytetarit shqiptar ne shekullin e 21 te. Globalizimi dhe kohet qe po kalojme, kerkon qe lidershipi (qeveria) shqiptare te karakterizohen nga ide dhe vizione qe duhet te jene grande dhe te ekzistojne me gjate se sa karriera e tyre plotike. Idete, vizionet, dhe investimet e tyre duhet te reflektojne sigurine dhe mireqenien ekonomike te brezit ardhshem shqiptar.

4


Persa i perket ndarjes se shqiptareve ne gege dhe toske.... Mendojme se i doli bosh zoterise Gill. Kjo eshte nje ide e ēmendur e autorit qe nuk ka validitet dhe realitet ne hapesiren shqiptare. Ne shqiptaret kemi qene NJE dhe do te jemi NJE. Feja dhe tradita jane nje, dhe ajo quhet SHQIPTARIZMI. Per kete mund te pyesesh nusen e vellait tim Dr. Viola (Qafaliajaj) Hysa, qe eshte nga zemra e gegerishtes, Malesia e Madhe e cila eshte martuar me djalin qe eshte nga zemra e toskerishtes, Berati.

Ndoshta neser do te paguehesh nga lobet qe nuk na duan te miren tone dhe do na shkruash per nje teme qe eshte shume sensitive, venēanerisht ne keto momente, per ndarjet fetare ne Shqiperi. Por edhe ketu do ta ndihmoja zoterine duke i shkruajtur: mos humb kohen kot, por ndrysho stilin tuaj negative kundrejt shqiptareve. Shume mire ai mund te shkruaje per vlerat pozitive te shqiptareve ne kete aspekt. Ja nje nga shume vlerat qe bota duhet te marre shembull dhe zoti Gill duhet te shkruaje per Shqiperine dhe shqiptaret.

5


Tjeter, behet fjale edhe per Durresin, qe me patjeter eshte nje nga simbolet e turizmit dhe bukurise shqiptare. Shpresoje qe Z.Gill te mos e kete humbur sensin e realitetit persa i perket vlerave dhe pasurise natyrore te Shqiperise. Shpresoj qe te kete lexuar dhe te jete njohur me shkrimet e Bayronit. Sidoqofte, me duhet t'i permend shprehjen tone te bukur "qente le te lehin, se karvani po ecen perpara".

Ai vend eshte natyralisht i bukur dhe pena e zotit Gill nuk e shtremberonte dot kete fakt. Pikerisht ai u kap ne fjalen perpara dhe kush po e udheheq karvanin. Ai shkruan se "shqiptaret duke filluar qe ne vitet 90 te mendojne dhe thone se Durresi do te jete nje Kroaci e re". Ndoshta, ketu ka njefare realiteti. Kjo eshte pyetja qe net e gjithe duhet te bejme: pse Durresi edhe mbas 15 te vjetesh nuk perafrohet aspak turizmit te Kroacise.Kjo eshte nje pyetje normale, ku drejtuesit e karvanit (popullit), lidershipi shqiptar duhet ti pergjigjen.

6


Ketu do te desha te zgjatesha pak duke e lidhur me piken e dyte qe ka te beje me eksperiencen e mikut dhe kolegut tim Z. Timothy Lamping. Kjo eksperience eshte e lidhur zhvillimin e turizmit dhe perhapjen e imazhit pozitiv ne Amerike dhe ne gjithe boten. Siē permenda dhe me lart Timothy ka mbaruar te njejtin universitet qe kam mbaruar edhe une (University of Pittsburgh) dhe punojme se bashku per nje nga agjencite federale te SHBA se. Ai ka udhetuar privatisht ne me shume se 70 vende te botes. Kete udhetim e ka bere kur ka qene ne shkolle nepermjet programit te quajtur "a semester at sea" (nje semester ne det). Ky program drejtohet nga University of Virginia dhe perfshihen kryesisht univesitete me fame ne lindje dhe veri lindje te SHBA se.

7


Dy here ne vit, rreth 3000 studente amerikane udhetojne me anije kryesisht ne vendet qe rrethohen nga deti ose oqeani. Zakonisht, ky udhetim perfshin ne te njejten kohe destinacionin ne dy ose tre shtete te botes. Shpenzimet behen nga vete studentet. Pikerisht, ne veren e vitit 2004, udhetimi ishte planifikuar per ne Kroaci dhe Malte. Timothy me tha qe anija anashkaloi Durresin dhe Saranden, por nuk qendruan sepse nuk ishte ne planin e udhetimit. Kuptohet ishin mahnitur duke pare ne largesi, bregdetin shqiptar.

Per shembull, nje shoku i klases se tij shpenzoje gati $2000 dollare vetem ne Kroaci. Po sikur mesatarisht ēdo student te kete shpenzuar rreth $1000 dollare, keshtu qe vetem nga nje udhetim ne humbem $300,000 dollare te ardhura. Arsyeja pse Shqiperia nuk ishte dhe nuk eshte ne axhenden e intenerarit eshte se kompania dhe universitetet qe sponsorizojne keto udhetime nuk kane lidhje dhe informacion direkt apo indirekt me institucionet e shtetit shqiptar. Normalisht, biznese te tilla patjeter kerkojne nje koordinim dhe informacion bashkekohor ndermjet shtetit perkates dhe entitetit turistik amerikan. Kroacia e ka bere dhe vazhdon ta beje nje gje te tille.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė