Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
I nderuari Guri i Madh, unė para mė pak se dy muaj isha nė Kosovė dhe rrugėtimin e kam bėrė nėpėr Shqipėri po ashtu me makinė.
Tė dy rrugėt i kam bėrė natėn edhe ka jam shku nė Kosovė edhe ka jam kthyer, gjegjėsisht rrugėn prej Tirane nė Kukės dhe atė prej Bajram Currit nė Tiranė.
Tė them tė drejtėn kur na u bė puna qė tė nisemi natėn nga Tirana pėr Kukės kam ndjerė njė lloj frige nga ato qė pata ndėgjuar mė parė pėr atė rrugė, por befasia ishte e kėndshme se askund kurrfarė problemi nuk kemi pas.
As nė tė shkuar e as nė tė kthyer.
E pyeta vendasin qė na shoqėronte nė atė rrugė pse kaq shumė fjalė kam ndėgjuar pėr kėto rrugėtime, mu pėrgjigj se nė tė kaluarėn edhe kanė ndodhė gjėra tė pakėndshme por ka kohė qė siguria pėr tė udhėtuar nėpėr ato rrugė ėshtė mė e madhe se nė tė kaluarėn.
|
Gjithkush ka perjetu diqka,edhe mue me ka ndodh nje nate nje ndodhi ne udhen prej Durresit deri ne Kukes !!!.
Ishim 25 kerre kolone,vllau im dhe nje dhenderr me nje grup tjeter vendosen qe te nisemi kah ora 15 prej Durresit,sepse ne ate kohe edhe dolem na prej Portit detar.
Une dhe nje grup tjeter bashke me nje dhender tjeter timin ishim kategorik per mosnisje ne ate kohe.
Mirepo grupi tjeter ishte shumice,i degjuam,i mbushem autot me derivate,ne pompe te derivateve po me pyet pikerisht mua ai qe na mbushte se kah po shkojm,i thashe do te behemi gati qe neser ne mengjes te nisemi per Kosove.Shume mire me tha,dhe me tha edhe nje gje :
Mos u nisni sonte kurrqysh,sepse sonte eshte nata e banditave,une ja ktheva jo jo do te nisemi neser,megjithate flm shume per kete porosi.
Aty prane ishte vllau me disa tjere te grupes e cila deshironte te nisemi ate nate,i pyeta a e degjuat se qka tha,ma kthyen si hajgare,hajt se nuk ndodh asgje!!.
Mire,u dashte ti degjoj,u nisem,rruges nga ndalja nga policia u shpartalluam,dhe 10 auto e humben rrugen shkuan ne drejtim tjeter.Vllau me tre vete tjere vendosen qe ti arrijn ato kerret te cilat shkonin ne drejtim te gabuem.Une me njerin dhenderr i cili jetonte ne Kosove dhe disa tjere bashkeatdhetar ishim ulur ne skaj te rruges dhe bisedonim,pa nje pa dy erdhi nje Benz me tzarga te Tiranes, ndaloj pikerisht afer meje,po ma ben me dore ,shkova,me tha menjehere:
Nqofse deshironi mu nis sonte per Kosove,ju lutem mos u nisni,aty afer ishte nje stacion i policise,i thashe jo jo sonte do te pushojm aty afer e neser do te nisemi.Shume bukur me tha,pushoni vllezerit e mi sonte se Nata ne Shqiperi nuk eshte e sigurt,u qudita shume dhe e falenderova.
Pyeta ata te cilet ishin aty prane,a e degjuat,me mire te mos nisemi sonte,ishin edhe disa te grupit te cilet me gjithkusht donin te nisemi sonte,shumica fiton,nuk fola me.Ne nderkohe erdhen edhe kerret tjera,i tregova vllaut per Benzin,qeshi dhe tha nese do presim deri neser,koha qe rrime ketu ne neser jemi ne Kosove.Euu mendova,mos jam ne enderr.
U nisem,nata na zuri ne pjesen e Fushe Arrezes,plaqkitesit vetem u gezuan qe na pane,hera e pare qe me ndodhi ashtu,nejse na plaqkiten duke na e mbajtur automatikun perballe.Na leshuan,vazhduam rrugen,ne nje qyteze tjeter arritem,aty kontrolli i policise donte para per nje kafe,25 kerre nga 10 euro,per kafe,aty na pyeten se si kaluam rruges,ju thame te verteten,njeri po i thote tjetrit:
Qy qy ata i paskan plaqkit
nuk do te ndodh me na premtuan,pasi kaluam qytezen vjen prape nje pjese malore,aty prape plaqkitesit.Ne tu mendue se ata polic,sepse njeri prej tyre ishte i veshur me Uniform,u gezuam,na pyeteshin rend se si kaluam,kur ju thame se na kane plaqkitur,njeri qe mbante automatikun ma mori mua dhenderrit tim dhe dy shokeve te mi pasaporten dhe na tha qe do te ju dergojm te ata qe ju kane plaqkitur.Deri sa ata shkuan deri ne fund te kolones duke plaqkitur,ne e bem plan qe aty ose te vdesim ose ti marrim pasaportat,dhe shkuam tek ai qe i mbante pasaportat,si sot me kujtohet,ishte ne skaj te rruges dhe me nje shtytje binte ai ne fund te kodres,e nuk ju kish gjet as ashti,tash kush u kane asaj rruge e din qfare kodrash jane.Per fat te mire te dy paleve,pasi i plaqkiten parat qe ju nevojiteshin na i dorezuan pasaportat,hmmm vazhduam rrugen,pas nja 5 km ,u ndalem te gjithe sepse nje bashkeudhetari ju prish guma e kerrit, duke e riparuar na rrethuan prape .Ne ate moment,mu kujtuan fjalet e njeriut me Benz,por qka ti bejsh,tash ishim ne ate situate e keshtu plaqkitje pas plaqkitje,4 here gjate gjithe rruges.
Kur kaluam Kukesin,na dolen prape,te armatosur deri ne dhembe,na ndaluan,na pyeten se si e kaluam,Tash ne ju thame se shume bukur kemi kalue .Mire thane shume se ne jemi Komandosat te cilet po i ndjekin plaqkitesit,sepse sonte eshte nata e tyre.Ata e kishin percjellur nje kolone tjeter deri ne Kufi me Kosoven.Kur na leshuan pa marre asnje euro,atehere besuam se me te veretet jane policet e vertet.Arritem ne Kosove,ne kufi gjermanet na priten si me se miri,na dhane lejeqarkullimi,sepse ate nate ishte gjendje e jashtezakonshme ne ate pjese.U gezuam qe guxojm te udhetojm me ato lejeqarkullimi,arritem te nje Qebaptore afer ores 03:00.aty ishin edhe disa te kolones qe e kishin percjell komandosat.Na treguan se ne kolonen para tyre,e kishin vrare nje Kosovar,per ate edhe komandosat ishin ne levizje tere naten,per ti shpetuar kosovaret te cilet udhetonin ate rruge.
Nje roman e kisha shkrue per ngjarjet e atyre diteve qka kane ndodh,por po e le me kaq.
Artisti