Direkt mbi qytetin e kendshem Kosovar te Pejes,i cili shtrihet ne nje lartesi mbidetare prej 525m, dhe i cili per nga pozita e bukur qe ka prane bjeshkeve te larta, te perkujton me se shumti ne qytetin e Salzburgut i cili shtrihet prane maleve Tennegebirge, dhe aty ka hyrjen nje gryke e veqant dhe unike. "Lumi i Bardhe" i cili buron nga malet e larta gjate shekujve ka formuar gryken ne nje gjatesi prej 25 km, perderisa lugina eshte nje nder me te egrat dhe nje nder me fascinueset ne Ballkan, dhe e cila njifet me emrin Gryka e Rugoves, dhe ka nje karakter te nje kanjoni te madhe, me shkembinje te larte gjer ne 800metra, pothuajse krejtesisht vertikal. Perafersishte ne mesin e kesaj gryke, aty ku lumi e prene nje shkembe te madhe gelqeror, aty fillon te ngjitet edhe rafshnalta e Lumbardhit me nje madhesi prej 70km2 dhe mu prej aty zhvillohet nje arterie signifikante dhe autoktone hidrologjike, ne nje form te burimit te ngritur ujor, i cili ne fakt eshte edhe fillimi apo hyrja ne kete sistem te veqant te shpellave, dhe i cili quhet me emrin Gryka e Madhe. Ky sistem shpellash deri me tani ka arrit gjatesine prej me shume se 10km, dhe per kete fakt radhitet ne nje nder me te gjatat ne Ballkan, dhe eshte shume interesant fakti se kjo shpelle qe nga hyrja e saj permbi burimin e lumit nentokesor praktikisht fillon te ngjitet ne lartesi te vazhdueshme. Nga ngjitjet e veshtira neper ngushticat e saja diferenca ne lartesi eshte 310m ( +296 m, -14 m). Dhe kjo e bene kete shpelle unike dhe poashtu me te larten ne Ballkan.
Me kete Leternjoftim te shkurt ju dergoje pershendetje te perzemerta
nga Vendlindja-nga Kosova,ku ne kater javet e ardhsheme do te konsumoj relaksim total shpirteror!
Naki