Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:23   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Shtresimet e identitetit kulturoro e kombetar shqiptar: Cka me tutje?

SHTRESIMET E IDENTITETIT KULTUROR E KOMBĖTAR SHQIPTAR:
ĒKA MĖ TUTJE?

shkruar nga Prof.Dr. Milazim Krasniqi [Albanalog]

Identitetet e popujve, pavarėsisht se a definohen si vetėpėrcaktime, si diferencime nga tė tjerėt, ose si diferencime qė u bėhen nga tė tjerėt, nė fakt janė tė dhėna, tė lindura. Dėshmia mė e saktė pėr kėtė ėshtė shpallja e Krijuesit:

“O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete…( El-Huxhurat:13).

Ėshtė e qartė se identiteti fillestar ademit i dhėnė nė fill tė krijimit tė njerėzimit, ėshtė shumėzuar nė identitete tė shumta etnike, gjuhėsore e racore, me qėllim qė ato ta pasurojnė njohjen e njeriut, ta bėjnė mė tė begatshme jetėn njerėzore, e kurrsesi nė farė funksioni tė konfliktualitetit a tė unifikimeve e asimilimeve tė dhunshme.
Ndėrsa identitetet e dhėna prej Krijuesit, te popujt e ndryshėm kanė arritur ose arrijnė tė theksohen e tė funksionalizohen mė shumė a mė pak, nė faza tė ndryshme tė proceseve historike, sociale e kulturore. Shkalla e theksimit e tė funksionalizimit tė kėtyre identiteteve, duke qenė e ndryshme dhe e ndryshueshme nga rasti nė rast, e rrjedhimisht duke iu nėnshtruar njė procesi tė pandėrprerė tė lėvizjeve e tė transformimeve, nuk e konteston nė asnjė moment faktin e mėsipėrmė se janė tė dhėna, tė koduara nė vetė njerėzimin.






Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante