iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Dashuria ndaj Pejgamberit
6. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė: Asnjėri nuk ka besuar pėrderisa tė mos jem mė i dashur tek ai se babai i tij, fėmija, vetvetja dhe njerėzit nė pėrgjithėsi. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Thuaj (o i dėrguar): Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregėtia qė frikoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu tė sjellė vendimin e Tij. All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur.
Kuptimi i fjalės sė Pėjgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nė hadithin e lartėpėrmendur Asnjėri nuk ka besuar
ėshtė: asnjėri nuk e ka plotėsuar besimin (imanin) e tij.
Dije vėlla musliman, ti qė do kėtė Pejgamber bujar, se dashuria ndaj tij ėshtė e ndėrlidhur me dashurinė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe ėshtė fryt i saj. Ēdo musliman obligohet qė ti jep pėrparėsi dashurisė nė Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ndaj vetvetes sė tij, pasurisė, prindit, fėmijės dhe tėrė njerėzve nė pėrgjithėsi. Omer ibėn Hattabi [radijall-llahu anhu] njė rrast i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : O i Dėrguar i Allahut, vėrtet ti je mė i dashur tek unė se ēdo gjė pėrveē vetes time! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: jo, pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, derisa tė jem mė i dashur se vetvetja yte. Omeri [radijall-llahu anhu] mė pas tha: tash, pasha Allahun, je mė i dashur pėr mua se vetvetja ime. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: tani po o Omer. (Buhariu)
Njeriu e don njė tjetėr ose pėr shkak vyrtyteve me tė cilat stoliset ai ose pėr shkak ndonjė tė mire qė ia ka bėrė. Pėr Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė morali! (Kalem 4). Nėse njeriu mediton rreth dobisė qė ka pėrfituar nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili e nxori atė prej errėsirave tė kufrit nė dritėn e imanit, drejtpėrsėdrejti apo me shkak, do tė kuptojė gjithashtu se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė shkaktar pėr qėndrimin e tij tė pėrjetshėm nė begatitė e Xhennetit, do tė kuptojė se kjo ėshtė dobia mė e madhe nė tė gjitha aspektet dhe pėr kėtė arsye Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] meriton qė dashuria ndaj tij tė jetė mė e madhe se dashuria ndaj tjerėve, sepse dobia e cila ėshtė shkak pėr tė dashur atė ėshtė mė e madhe se dobitė tjera, mirėpo njerėzit dallojnė nga kjo pikpamje varėsisht prej kjelltėsisė apo jovigjilencės sė tyre. Nuk ka dyshim se Sahabėt (shokėt e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ) [radijall-llahu anhum] nė mėnyrė mė tė plotė e kanė kuptuar kėtė sepse ky ėshtė fryti i kuptimit, kurse ata mė mirė e kuptuan kėtė gjė.
Kurtubiu thotė: ēdonjėri i cili beson me besim tė vėrtetė nė Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mund qė tė mos gjejė nė veten e tij diēka prej kėsaj dashurie qė i kalon tė gjitha dashuritė, vetėm qė ata dallojnė mes tyre. Ndonjėri e gjenė kėtė dashuri tė pėrmbushur, e tjetri tepėr tė mangėt sikur ai i cili ėshtė fundosur nė lezatime, i mpirė nga jovigjilenca nė kohėn mė tė madhe, mirėpo shumė prej tyre kur pėrmendet Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] pėrmallohen dhe dėshiron ta sheh atė, e mbivlerėson ndaj familjes, fėmijės, pasurisė dhe prindit tė tij, e vėndon veten nė rrezik. Nė veten e tij gjen njė nxitės qė nuk ka mėdyshje nė tė. (Fethul Bari/1-59)
Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė kapurit pėr sunnetin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe zbatimi i urdhėrave tė tij. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. (Ahzab 36)
Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė ndriēuarit me dritėn e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] si dhe tė udhėzuarit me udhėzimin e tij, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Juve ju erdhi nga All-llahu dritė, dhe libėr i qartė. (Maide 15), Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė (Ali Imran 31).
Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė stolisurit me moralin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] , Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Ju keni shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut (Ahzab 21)
O Allah i ynė! Ndriēoi zemrat tona me dashurinė ndaj Teje, ndaj Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ndaj atyre qė juve ju duan! </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|