01-08-06, 22:42
|
#21
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Zbatimi i emanetit
21. Hudhejfeja [radijall-llahu anhu] thotė: na ka treguar Pejgamberi [alejhi selam] dy hadithe, njėrin prej e tyre e kam parė nė praktikė kurse tjetrin pres qė ta shoh. Hadithi i parė ėshtė: "Amaneti ėshtė vėnduar thellė nė zemrat e burrave, pastaj ka zbritur Kur'ani dhe e kanė mėsuar kėtė cilėsi prej Kur'anit si dhe prej sunnetit." Mė pas na rrėfeu pėr humbjen e amanetit, pra Pejgamberi [alejhi selam] tha: "Kur njeriu do tė shtrihet tė flejė do ti mirret amaneti nga zemra dhe do tė lė tragje tė lehta, pastaj kur tė flej pėrsėri do ti mirret amaneti dhe nė zemėr do ti mbeten tragje sikur qė mbeten nė dorė nga puna e rrėndė ashtu sikur ti mėshosh njė gaceje me kėmbė derisa tė bėhet copė thėngjilli e shuar tė cilėn e sheh se nuk ka gjė nė tė pastaj i mėshoi njė guraleci me kėmbė dhe tha: njerėzit do tė kenė mardhėnie tregtare ndėrmjet tyre dhe gati se asnjėri nuk do tė zbatoj amanetin, derisa do tė thuhet: nė filan fisi gjindet njė njeri besnik (qė zbaton emanetin) dhe do tė thuhet pėr atė njeri: sa i pėrmbajtur qė ėshtė! Sa i mirė dhe i men[ur qė ėshtė! E ai nuk ka nė zemrėn e tij iman (besim) as sa njė kokėr." (Thotė Hudhejfeja): unė kam arritur njė kohė kur nuk ishte me rrėndėsi se me cilin kishe mardhėnie tregtare, nėse ishte musliman feja e bėnte besnik e nėse ishtė i krishterė ose jehudij, udhėheqėsi i tyre i obligonte zbatimin e amanetit, kurse sot nuk mund tė kem mardhėnie tregtare vetėm se me filanin dhe filanin. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thtoė: "All-llahu ju urdhėron qė t'u jepni amanetin tė zotėve tė tyre." (Nisa 58) dhe "Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokės dhe maleve, e ato nuk deshėn ta marrin pėrsipėr atė dhe u frikėsuan prej tij, ndėrsa njeriu atė e mori mbi vete; dhe ai i bėri padrejtė vetes, dhe ishte i padijshėm." (Ahzab 72)
Amaneti nė kuptimin e tij tė gjėrė don tė thotė: tė gjitha veprat me tė cilat Allahu [subhanehu ve teala] e ka obliguar njeriun.
Kuptimi i hadithit ėshtė se amaneti do tė largohet nga zemrat e njerėzve pak nga pak. Kur njė pjesė e tij tė largohet do tė humbas drita e tij dhe do ta pason njė errėsirė me gjurmė tė lehta, kur tė largohet edhe pjesa tjetėr atėherė gjurmėt do tė jenė edhe mė tė rrėnda. Mė pas pėrngjasohet largimi i dritės e cila ka qenė nė zemėr dhe e cila ka dalė pasiqė ishtė e ngulitur me njė gacė tė cilėn njeriu e rrotullon me kėmbėn e tij derisa tė mos shuhet. Mėshuarja e guralecit me kėmbėn e tij nga Pejgamberi [alejhi selam] ka kuptimin e sqarimit tė asaj qė e pėrmendi mė parė, Allahu e din mė sė miri. (Elminhaxh i Neveviut, 2/169)
Ėshtė transmetuar deri te ne se gjėrat e para qė do tė largohen nga ky ummet janė turpi dhe amaneti siē transmeton Ibėn ebi Dunja: "gjėrat e para qė do tė largohen nga ky ummet janė turpi dhe amaneti, pra luteni Allahun pėr to!". Dije se kur tė humbet amaneti ėshtė afruar shaktėrimi i kėsaj bote siē ėshtė pėrmendur nė hadith: "kur tė humbet amaneti pritni shkatėrrimin e kėsaj bote! As-habėt pyetėn: si humbet amaneti? Tha: kur njė post ti jepet atij qė s'ėshtė kompetent." (Trasnmeton Buhariu)
Pėr rėndėsinė e amanetit flet hadithi i Pejgamberit [alejhi selam] "nuk ka iman ai i cili nuk e mban amanetin dhe nuk ka fe ai icili si pėrmbahet marveshjes." (Transmeton Imam Ahmedi), pėr kėtė e gjejmė se tradhėtia e amanetit ėshtė prej cilėsive tė hipokritėve si[ thotė Pejgamberi [alejhi selam] : "shenjat e munafikut janė tre: kur flet gėnjen, kur premton s'e pėrmbush premtimin dhe kur i lihet njė gjė amanet e tradhton" (transmeton: Buhariu dhe Muslimi)
Pejgamberi [alejhi selam] thotė: "njė njeri prej popujve para jush bėnte shitblerje dhe mbante amanetin. Njė ditė i erdhi njė njeri dhe i mori njė mijė dinar deri nė njė kohė tė caktuar. Pasiqė erdhi koha e caktuar deshi qė tė kthente borxhin, mirėpo deti nėpėr tė cilin duhej tė udhėtonte ishte tėrbuar. E mori njė copė druri, i vėndoi dinarėt nė tė dhe u lut: o Zoti im! Filani mė dha kėtė pasuri nė amanet kurse deti ėshtė tėrbuar, pra dėrgoja kėtė pasuri atij, dhe e gjuajti drurin nė det. Druri filloi tė lėviz dukė e ngritur lartė njė valė e duke e lėshuar poshtė tjetra. Borxhdhėnėsi doli tė merr abdest pėr tė falur namazin e drekės. Drurin tė cilin e kishtė gjuajtur borxhamrrėsi ra para kėmbėve tė tij. Ai porositi familjen e tij qė tė mos flasin rreth kėsaj derisa tė falet. Mė pas e mori drurin dhe kur pa nė tė njė sėrė dinarėsh. i mblodhi dhe i mati ato. Kohė mė vonė e takoi borxhmarrėsin dhe i tha atij: a je ti filani? Ai u pėrgjigj: si jo! Pastaj i tha: a je ai qė tė dhash amanet ca dinarė? Ai u pėrgjigj: po, si jo. Ai pėrsėri i tha: ku janė paratė e mia? Ai u pėrgjigj: Allahu e di se unė me paratė tua bėra kėtė e kėtė! Ai ia ktheu: Allahu e ka [uar nė vend amanetin tėnd. Pejgamberi [alejhi selam] tha: vallė, cili prej kėtyrė dyve mė tepėr ka mbajtur amanetin: ai i cili e dha apo ai i cili e ktheu pasurinė?! (Transmeton Haraitij) </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|